e enjte, 17 tetor 2013 20:38
Volume 4politicsfearhumanitarismBibleocult symbolsJesus SaviourAntichristtactic of satanslavery of sinprayer for satansistpeace in soulsinful lawJesus I trust in youGod's LoveBija Ime e dashur, sikur më shumë njerëz të besoninme të vërtetë tek Unë, Jezusi i tyre, atëherë ata do të gjenin paqe në zemrat etyre. Atje ku nuk ka besim, ka frikë. Frika e ndalon Dashurinë e Zotit të përshkojshpirtin tuaj dhe më pas ju bëheni një i burgosur. Asgjë tjetër, veç DritësSime, nuk do ta ngre barrën tuaj.
Kur Unë jutregoj të Vërtetën, Unë e bëj këtë vetëm se Unë ju dua dhe mezi pres ditën kurne të bashkohemi përfundimisht. Mos kini frikë nga e Vërteta.
Dashuria Ime do t’jumbushi me kurajo dhe forcën për të qëndruar të palëkundur dhe të qëndronibesnikë ndaj Meje në të gjitha gjërat. Unë i mbroj të gjithë ata që më kërkojnëMua, por janë vetëm shpirtrat që e kanë braktisur veten e tyre plotësisht tekUnë, që nuk do të kenë aspak frikë.
Ligësia e bishës do të maskohet si joshëse dhemoderne dhe do t’ju zbulohet të gjithëve pas maskës së humanizmit, bamirësisëdhe ‘kujdesit për të varfërin’. Mos besoni, as edhe për një minutë, sedishepujt e Satanit do t’i tregonin ndonjëherë ngjyrat e tyre të vërteta. Çdo gënjeshtëre treguar, për të zëvendësuar të Vërtetën, do të duket të jetë e arsyeshme dhepër të mirën e të gjithëve. Çdo ligj i ri, që shpejt do të futet nga armiqtë brëndaKishës Sime, do të fyej të Vërtetën e dhënë nga Ati Im në 10 Urdhërimet, e dhënaMoisiut. Çdo veprim, sado i lehtë mund të jetë, do të krijohet për të më fyerMua, Jezu Krishtin, Birin e Njeriut. Mashtruesi,përmes shërbëtorëve të tij, nuk mund të rri pa më tallur Mua, sepse ai më urrenMua. Ai do të poshtëroj çdo mjet në Kishën Time përmes veprimeve, fjalëve dhefutjen e simboleve Satanike. Vetëm ata që e dinë të Vërtetën do t’i shikojnëkëto paturpësi dhe do ta kuptojnë pikërisht se çfarë do të thonë me të vërtetëveprime të tilla.
Fuqia e Satanit mund t’i ngatërroj, shpërqëndrojdhe torturoj dishepujt e Mi. Ai, Satani, kurrë nuk do t’ju lër të qetë, sidomoskur ju dëshmoni të Vërtetën. Por dijeni këtë – ai mund të mposhtet kur jubesoni plotësisht tek Unë. Kur ju e braktisni veten tuaj para Meje, atij nuk dot’i jepet forcë për të influencuar mbi besimin tuaj tek Unë. Ai, Satani, kamarrë fund. Sundimit të tij, edhe pse ishte i dhimbshëm për njerëzimin, po ivjen fundi. Fyerja e tij e fundit para Meje do të kryhet përmes antikrishtit, icili do të më imitoj Mua dhe do të gënjej botën duke e bërë të besoj se ai jamUnë, Jezu Krishti, dhe se ai ka ardhur për të shpëtuar botën.
Kur ju e dini të Vërtetën, ju do të jeni në gjëndjet’i bëni ballë këtij tundimi. Kur ju qëndroni të palëkundur ndaj të Vërtetës, sëpërmbajtur në Biblën Më Të Shenjtë, ju do të shpëtoni.
Sulmi final do të jetë i shpejtë dhe më pas Unë dot’i tregoj botës së Vërtetën dhe vetëm ata që janë të mbushur me urrejtje përMua do ta mohojnë atë. Mos kini frikë, sepse Unë Jam I vetmi Shpëtimtar i njerëzimit.Vetëm Dashuria Ime do t’ju ruaj. Kini frikë vetëm për ata shpirtra të gjorë qëdo të më pështyjnë Mua kur Unë të arrij, për t’i marrë përfundimisht nëParajsën e Re.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: