Jesus2Me top graphics
I love you and I will never give up My fight to save you from the clutches of the deceiver, Satan, who blinds you to the Truth.

Është një keqkuptim i madh për atë që e bën një burrë dhe një grua të shenjtë në Sytë e Mi

e mërkurë, 2 tetor 2013 22:15

Volume 4tears fo conversionimportance of prayerpersonal prayerfaithfulness to the faithCrucifictionhumilityto unbelieverspeace in soulfree willThe gift of experiencing God's Presence

Bija Ime e dashur, është një keqkuptim për atë që ebën një burrë dhe një grua të shenjtë në Sytë e Mi.

Shumë njerëz në botë e kanë të vështirë ta ndjekin praktikën e BesimitKristjan kur vjen puna tek lutja.

Sa shumë njerëz të mirëdhe mirëdashës e kanë të vështirë të ulen me qetësi për të medituar mbi Mësimete Mia të Mëdha të dhuruara botës për t’i bërë ata të kuptojnë se çfarë kërkohetprej tyre. Unë nuk bëj kërkesa të mëdha. Unë nuk i detyroj shpirtrat të kalojnëorë të tëra para Meje dhe megjithatë, Unë Jam kaq i kënaqur kur shpirtrat e përulëte bëjnë këtë – por kjo është një gjë e rrallë.

Në këtë mënyrë Unë dëshiroj të zhvilloj një marëdhënieintime me të gjithë fëmijët e Zotit. Unë thjesht dua të dëgjoj zërin tuaj tëvogël që më thërret Mua kur ju do të donit të ndanit mendimet tuaja private;hidhërimin tuaj; gëzimin tuaj; shqetësimet tuaja, dështimet dhe dëshirën tuaj përMua, me qëllim që Unë ta bëj Veten Time të Pranishëm dhe të dëshmohem nga ju.

Kurrë më parë në historinë e botës Zoti nuk do ta lejonte Veten tëndjehej, brënda atyre shpirtrave që e kërkojnë Atë tani – përmes Meje, Birit tëTij të vetëm.

Me Fuqinë e Hyjit, Atit të Gjithëpushtetshëm – Unëvij para madje edhe më të përulurit, më të padenjit, më të ngatërruarit,shpirtit më të munduar, për t’ju dhënë Dhuratën për të dëshmuar Praninë Time.

Si e bëj Unë këtë? Si do ta dini se Unë komunikoj meju?

Unë do t’ju mbush si fillim me lotët e konvertimit. Ju do të filloni tëndjeni trishtim të madh kur të përjetoni Kryqëzimin Tim. Ju do ta shikoni jetën,madje dhe në situatat e përditshme, përmes Syve të Mi. Ju do të tërhiqeni drejttë tjerëve, të cilët do të jenë mbushur tashmë me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Unë nuk zgjedh ata që ju besoni janë më të denjë, mëtë shenjtë, më të bekuar, më të disiplinuar se ju. Unë zgjedh vetëm ata që vijnëtek Unë me përulësi të plotë, ku vullneti i tyre i lirë është braktisur me dëshirënga ata, me qëllim që të mund të bëhet Vullneti Im.

Nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju do ta njihnipaqen e vërtetë. Nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju do të më thoni Mua:


“Jezus Vullneti Yt ështëi gjithi që ka rëndësi. Vullneti im i lirë është I Yti. Bëj me atë çfarë Ti dëshiron.”

Kur një shpirt më thotë Mua këtë, ata janë shërbëtorëte Mi të vërtetë dhe ata janë arsyeja që Unë mund të shpëtoj të tjerët, që janëtepër kokfortë për të njohur kuptimin e të qënurit të bashkuar me Mua.

Unë mund të bëj shumë gjëra dhe të krijoj shumëmbrekulli, kur vullneti i lirë, i dhuruar çdo personi nga Ati Im, më ofrohetMua, Birit të Tij. Kjo është fuqia më e madhe, që do të eleminoj fuqinë e bishëskur të vij në pushtet. Ejani tek Unë dhe dhurojeni vullnetin tuaj të lirë tekAti Im, për t’i sjellë lirinë rracës njerëzore. Ju lutem ta recitoni këtëFushatë Lutje të veçantë:

Fushata e Lutjes (123) Dhurata e vullnetittë lirë tek Zoti:

Jezusi im më i dashur, dëgjoje këtë lutjenga unë, një shpirt më i pavlerë, dhe më ndihmo të dua Ty më shumë. Mevullnetin tim të lirë, Unë ta ofroj Ty këtë Dhuratë përsëri, i dashur Jezus, qëtë mund të bëhem një shërbëtor i përulët i Yti dhe të qëndroj i bindur ndaj vullnetittë Zotit. 

Vullneti im është Vullneti Yt.Urdhëri Ytdo të thotë se unë jam i bindur ndaj çdo dëshire Tënden.

Vullneti im i lirë është i Yti për të bërëme atë çfarë kërkohet për të shpëtuar të gjithë njerëzit, në mbarë botën, qëjanë të larguar nga Ty.

Unë e dhuroj këtë Dhuratë, e cila m’udhurua mua në lindje, në Shërbimin Tënd Më Të Shenjtë. Amin.

Sa më shumë të filloni të më njihni Mua, aq mëshumë do të kuptoni dy gjëra. Mësimet e Mia kurrë nuk kanë ndryshuar. Unë i duatë gjithë shpirtrat.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara