e shtunë, 14 shtator 2013 16:10
Volume 4love of a motherMedal of SalvationDivine Mercy Chapletother propheciesNew ParadiseMother of SalvationJesus' stay on EarthO, bija ime, ashtu si unë e desha Birin tim, që ngamomenti që pashë Fytyrën e Tij të bukur, po ashtu i dua të gjithë fëmijët eZotit sikur të ishin të mitë.
Unë jam Nënae Zotit, por unë jam gjithashtu edhe Nëna e të gjithë fëmijve të Zotit, kur unëu betova për t’i ndihmuar ata në momentin e tyre të shpëtimit final. Biri im,kur Ai më kurorëzoi në Kurorëzimin tim në Qiell, më dha autoritetin të bëhem Nënae 12 fiseve – 12 kombeve në Jeruzalemin e Ri.
Para
se ajo ditë të vijë, unë,si Nëna e Shpëtimit, do t’i kërkoj shpirtrat ngado dhe do t’i sjell ata tekBiri im. Unë e ndihmoj Atë në këtë detyrë të rëndë dhe ashtu si Zemra ime ështëe ndërthurur me të Tijën, ajo është gjithashtu e ndërthurur brënda zemrave tëatyre që me të vërtetë e duan Birin tim.
Si Nëna juaj, unë i dua të gjithë fëmijët e Zotit. Unë ndjej të njëjtën dashuri për secilin përju ashtu si çdo nënë ndjehet për të voglin e saj. Unë i shoh fëmijët e Zotitsikur të ishin të gjithë vetëm fëmijë të vegjël. Unë e ndjej dhimbjen e tyre. Unëvuaj me Birin tim kur Ai i shikon mëkatarët, që e refuzojnë Dashurinë që Ai kapër ata. Sa vuan Ai për ata dhe sa shumë lotë unë derdh tani kur shikoj shkatërrimine njeriut të rritet prej përhapjes së mëkatit. Por ka akoma shumë dashuri tëgjallë në botë. Kjo dashuri, kur është e pastër, do t’i rezistoj errësirës dhesi një fener drite, do t’i tërheqi shpirtrat drejt tij. Në këtë mënyrë Zoti dotë punoj për të ndriçuar njerëzimin. Ai do të përdori dashurinë e atyre që eduan Atë për t’i sjellë Atij shpirtrat e të tjerëve.
Detyra ime është që t’i ofroj sa më shumë mëkatarëve të jetë e mundurmundësinë për të shpëtuar shpirtrat e tyre.
Unë e bëj këtë me anë tëvizioneve, të cilat dëshmohen kur unë shfaqem, me qëllim që të ndez besimin mëkatarëvengado. Unë tani e bëj këtë duke dhënë Medaljen e Shpëtimit. Bija ime, ashtu sikam thënë, kjo Medalje duhet të përhapet në botë përmes teje dhe e bazuar mbiudhëzimet e mia që kam për ty.
Këto udhëzime do të bëhen të njohur vetëm ty.
Këto Medalje do tëkonvertojnë të gjithë shpirtrat që janë të hapur ndaj Mëshirës së Birit tim,Jezu Krishtit. Kjo do të çoj në shpëtimin e miljonave.
Faleminderit, fëmijë, që e hapët zemrën tuaj ndajmeje, Nënës suaj dhe që treguat bindje ndaj Birit tim të dashur, Jezu Krishtit,Shpëtimtari i njerëzimit.
Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal ne anglisht: