e premte, 13 shtator 2013 23:15
Volume 4help from Jesusask for helpsuccessto suffering peopleto opressedhumilitymediasins of the fleshto those who feel unfulfilledto not lovedto those who do not know the sense of lifeto unbelieversNew Paradiserichnessthe Second Comingprayer for helprole of sufferingto atheistsGod's LoveBija Ime e dashur, Zemra Ime ka mall për botën dhepër gjithsecilin që jeton në të dhe Unë ju premtoj se Unë do të bëj gjithçka përt’ju bashkuar të gjithëve ju, fëmijve të Zotit, brënda Zemrës Sime.
Unë e dua çdo burrë, grua dhe fëmij, pavarësisht sekush janë ata – nëse janë të fuqishëm, të pasur, me influencë, të përulët, tëvarfër apo vetëm njerëz të thjeshtë, që bëjnë një jetë të zakonshme. Të gjithëju u zgjodhët për t’u lindur prej Atit Tim, I Cili ju krijoi. Çdo shpirt e kanjë qëllim dhe gjithsecili prej jush është një fëmij i dashur i Zotit.
Ata mes jush, që vuajnë shumë dhe që mundta kenë humbur gjithë shpresën në jetë, dijeni se ju jeni në Zemrën Time dhe seUnë e ndjej dhimbjen tuaj thellë. Unë vuaj me ju. Ju kurrë nuk duhet tëhumbisni shpresën, sepse Unë e kam një vënd për ju në Parajsën Time.
Kur ju e humbni shpresën, ju i ktheni shpinën të ardhmessuaj, e cila është e mbushur me Dritën Time. Kjo e ardhme është Dhurata Ime përju dhe e gjithë kjo është e Imja.
Unë do ta heq shqetësimintuaj. Vetëm më thërrisni Mua dhe thoni: “Jezus,largoje dhimbjen dhe vuajtjen time të tmerrshme dhe më lejo të ndjej DashurinëTënde” dhe Unë do ta ngre në çast barrën tuaj të rëndë.
Kur jundjeheni bosh dhe besoni se askush nuk ju do me të vërtetë, ju duhet ta dini seUnë Jam atje pranë jush, se Unë gjithmonë do t’ju dua, pavarësisht se sa largjeni larguar.
Kur ju besoni se nuk keni përse të jetoni, atëherë dijeni se Parajsa Imee Re do t’ju japi Jetën e Përjetshme. Por ju duhet të ngulmoni në fillim mevuajtjen tuaj në këtë jetë. Por Unë do ta lehtësoj vuajtjen tuaj dhe ajo qëduhet të bëni është të më kërkoni Mua ta bëj këtë.
Shumë prej jush ndjehen të pavlerë, të padashur, të pasuksesshëm, të pakënaqurdhe të pavlefshëm. Ju ndjeheni kështu sepse bota është e dhënë pas tëashtu-quajturës sukses dhe ambicje. Vetëm pak, prej elitës, duken të arrijnëmaja kaq të larta. Presionet e krijuara nga media e botës për të festuarpasurinë dhe bukurinë shërbejnë vetëm për të shkatërruar besimin e njeriut tëzakonshëm. Nuk është e nevojshme të krijoni përshtypje tek të tjerët. Nuk ështëe nevojshme apo e dëshirueshme të lini përshtypje tek Unë me të ashtu-quajturinsuksesin tuaj. Punoni fortë, pa dyshim. Përdorini talentet e dhëna juve ngaZoti, por përdorini ato për t’i shërbyer të tjerëve dhe për të mirën e të gjithëve.
Por dijeni këtë. Është i dobëti, i përvujturi në shpirt dhe ata me njëdashuri të thjeshtë për Mua, Jezu Krishtin, ata që Unë do t’i ngre në lavdinë mëtë madhe në Mbretërinë Time. Ata që vuajnë tani kurrë nuk do të vuajnë më nëParajsën Time të Re.
Premtimi Im për të ardhur e për t’ju mbledhur tëgjithëve ju do të përmbushet gjatë Ardhjes Sime të Dytë. Priteni këtë ditë me dëshirëdhe gëzim, sepse nuk është e largët dhe pastaj Unë do t’ju sjell Dhuratat edashurisë, gëzimit, lumturisë dhe Jetës së Përjetshme. Këmbëngulni dhe afrohunitek Unë. Unë Jam me ju. Unë kurrë nuk do t’ju braktis, por ju kurrë nuk duhet tëndaheni nga Unë, sepse nëse largoheni, ju do të jeni të humbur për Mua. Ejani,vendoseni kokën mbi Supin Tim. Më lejoni Mua t’ju ngushëlloj. Më lejoni Mua t’ijap fund dëshpërimit tuaj. Më lejoni Mua t’ju fshij lotët. Më lejoni Mua t’judhuroj Paqen Time.
Unë ju dhuroj tani një Bekim të veçantë. Merreniatë. Pranojeni Dorën Time dhe gjithçka do të jetë mirë. Unë ju dua ju.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: