e diel, 18 gusht 2013 17:45
Volume 4desacrationHoly orderspledgeretreats for the clergyhumanitarismfaithfulness to Jesusthe False Prophettactic of satanto clergyfalse doctrinechastisement from GodschismBija Ime e dashur, plani i profetit të rremë për tëmashtruar klerikët e botës ka filluar.
Nën maskën e një rinovimi dhe ringjallje tëKishës Katolike, të gjithë klerikët, brënda kësaj Kishe, do të dërgohen me lejëpër t’i inkurajuar ata të pranojnë apostulatën e re.
Këto do të bëhen të përhapura dhe shumë prej tyre dot’ju thuhet se qëllimi është për të bashkuar gjithsecilin në botë, në emër tëdrejtësisë. Ky mision i ri, do t’ju thuhet atyre, do të përkrahi të varfërit ebotës dhe do të përpiqet të sjelli bashkimin.
Atyre do t’ju kërkohet tëpremtojnë besnikërinë e tyre, përmes një betimi të ri, për të qëndruar besnikëndaj Kishës. Atyre nuk do t’ju kërkohet ta vënë besimin e tyre tek Unë apoFjala Ime e Shenjtë. Në të kundërt, ata do të betohen për besnikëri ndajliderave të vetë-shpallur që kanë zënë Fronin e Piterit.
Nuk ka asnjë dyshim se atyre që ju është dhënë Dhuratae Urdhërimeve të Shenjta do t’ju kërkohet të marrin pjesë në një fallcitet, kuUnë, Jezu Krishti, nuk do të jem në krye, edhe pse do të duket sikur është kështu.Paraja do të jetë forca drejtuese dhe një organizatë e re financiare do tëngrihet për të kontrolluar kërkimin e fondeve për të siguruar që të varfërit ebotës të përfitojnë.
Kur ju i ndryshoni Urdhërimet tuaja të Shenjta, nëçfarë do mënyre, dhe pastaj i premtoni jetën tuaj dikujt që i këput të gjithalidhjet me Mua, atëherë ju nuk do të jeni më të denjë të më shërbeni Mua.Gjithçka do të duket të jetë thjeshtëzuar në Sytë e Zotit. Plani do të jetë përtë bindur ata shërbëtorët e Mi të shenjtë të marrin pjesë, me dëshirë, nëpaturpësinë, që do të lidhi shoqërinë dhe një botë jofetare me Kishën, e cila ukrijua nga Unë, Jezu Krishti.
Në këtë mënyrë Unë do të fyhem. Çdo përpjekje për tëmbështetur skepticizmin fetar do të duartrokitet nga jo-besimtarët dhe kjo do tëduket se është një gjë e mirë, për shoqërinë e sotme të re të ashtu-quajtur moderne.
Së shpejti do të duket e çuditshme për Kristjanëtkur të shikojnë pjestarë të botës jofetare të mbështesin Kishën Katolike, mekaq entuziazëm. Por shumë do t’i hedhin tutje dyshimet dhe do t’i nënvlerësojnëshqetësimet e tyre, sepse ata do të besojnë mashtrimin e madh. Në bërthamën e këtijplani për të revolucionarizuar Kishën ndodhet një urrejtje për Mua dhe përgjithçka që Unë i dhashë Kishës Sime. Ju duhet të vini në pyetje gjithçka nëditët që do të vijnë. Kërkoni përgjigje kur ata të ndryshojnë Mësimet e Mia dhet’i shpërdredhin ato për t’ju përshtatur paganëve. Asnjë dishepulli, të zgjedhurnga Unë, nuk do t’i jepej ndonjëherë autoriteti ta bënte këtë, sepse kjo do tëçonte në blasfemi.
Mjerë ata që e lejojnë Fjalën Time të Shenjtë tëpërpunohet dhe të lihet vënd mënjanë për të treguar respekt për ata që mëmohojnë Mua.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: