e diel, 14 korrik 2013 23:50
joy of salvation power of sufferingto sinnersGod and his childrenlove to sinner and condemnation fo sinvictim soulsCrucifictionto suffering peopleto unbelieversrole of sufferingfree willto atheistsGod's LoveBija Ime e dashur, kur Unë të jap ty Dhuratën për tëparë fëmijët e Zotit përmes Syve të Zotit, ngado që shkon, kjo është për një arsye.
Sa herë që ti shikon një fëmijë të vogël, dhe ndjenDashurinë Time të përshkoj nëpër venat e tua, kjo është Dashuria Ime për ata. Kurti shikon një adoleshent duke ecur dhe duke qeshur me shokët e tij dhe ndjen njëvërshim të dashurisë prej nëne për atë, dije se kjo është Dashuria e Zotit qëti po ndjen. Kur ti shikon të moshuar dhe prapë e ndjen këtë dashuri, kjo përsëri,është Dashuria Ime që ti ndjen.
Kur ti i shikon ata shpirtra që shkaktojnë hidhërimtë tmerrshëm mbi të tjerët, përmes ligësisë së tyre, dhe ndjen keqardhje përata, dije gjithashtu, se kjo është Dashuria Ime, e cila kalon përmes teje. Dije se ata që më kundërshtojnë Mua në çdolloj mënyrë, prapë më mbushin Mua me Dashuri për ata, sepse si mund t’i mohojUnë ata? Ata janë të Mitë. Unë i dua ata. Unë derdh lotë për ata. Unë kam etjepër ata. Unë merakosem për ata. Sa më shkaktojnë Mua ata një dhimbje kaq tëtmerrshme, por Unë do ta luftoj të ligun, deri në frymën e fundit që ata do tëkenë në tokë, për këta shpirtra të gjorë.
Kujt i është dhënë jeta prej Atit Tim, i takonAtij. Çfarë është e Tij, është edhe e Imja. Unë vdiqa për ata, edhe pse ata mëshanin Mua. Ata akoma e bëjnë këtë. Unë kam etje për ata. Pa ata Unë nuk mund tëndjehem i plotë. Prandaj dhe Unë me gëzim do ta përjetoja Kryqëzimin Tim përsëridhe përsëri, nëse Unë do t’i sillja ata në Krahët e Mi.
Si mundem Unë të pushoj, bija Ime, pa ëmbëlsinë ekonvertimit të tyre? Por, ata duhet të vijnë tek Unë sipas vullnetit të tyre tëlirë. Unë mund t’i mbuloj ata me Dashurinë dhe Hiret e Mia. Unë mund t’i vërshojshpirtrat e tyre me çdo Hir, por me qëllim që ata t’i pranojnë Hire të tilla,ata duhet të jepen tek Vullneti Im I Shenjtë dhe të dorëzohen tek Unë. Unë nukmund ta përdor Hyjninë Time për të imponuar Vullnetin Tim mbi ata, por çfarë Unëmund të bëj, përmes Bujarisë se Atit Tim, është që të marr shpirtrat e Mi të zgjedhurdhe t’ju kërkoj atyre ta marrin Dhimbjen Time, në shkëmbim për këta shpirtra. Kjondërhyrje e mbrekullueshme do të jetë një nga mënyrat me të cilën Unë mund tëshpëtoj më të shumtën e njerëzimit.
Lutu, bija Ime e dashur, tek Unë, Jezusi yt, përforcën për të më dhënë Mua më shumë vuajtje. Nëse ti e pranon këtë kërkesë tëveçantë, Unë solemnisht të premtoj se Unë do të shpëtoj 10 miljon më tepërshpirtra. Mos ki frikë. Ti do të jesh e fortë dhe ti do ta bësh këtë me gëzim nëzemër këtë herë.
Shko, bija Ime, pranoje Kërkesën Time. Mos u trëmbprej saj, sepse ti do të më sjellësh Mua gëzimin më të madh nëse mi dorëzon Muakëto sprova të reja. Do të jem Unë, Ai që do ta duroj dhimbjen, jo ti. Dhimbja jotedo të jetë e shkurtër, por duke e pranuar atë, Unë mund të plotësoj dëshirënTime për të shpëtuar fëmijët e Mi të gjorë, që po ndahen nga Unë.
Faleminderit që ju përgjigje Thirrjes Sime. Hape zemrëntënde ndaj kërkesës Sime dhe Unë do të ndihmoj në çdo hap të udhës. Për ty, kjodo të jetë thjesht një sprovë tjetër dhe së shpejti, do të harrohet lehtë. Për Mua,kjo do të thotë shpirtra, që do të kishin përfunduar në Ferr, por do të jenë tëMitë në Mbretërinë Time.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: