Jesus2Me top graphics
Remember again, that despite your own beliefs, I love you all.

Ai do të përdori të Vërtetën e Zotit për tu fshehur nga pas, deri në momentin e duhur

e diel, 7 korrik 2013 17:35

Volume 4to solders of the Remnant Army division amongst Christianscall to prayerpersecution of this Missionto enemies of the Missionfalse prophetsprayer for unbelieverssalvation of sinnerstactic of satanabout this MissionGod's TruthGod's Word deeply divides people

Partnerja Ime e dashur, çfarë rëndësie ka nëse atatë bërtasin ty apo të shajnë në Emrin Tim? Çfarë rëndësie ka nëse të gjithë ataqë e shpallin Fjalën Time Më Të Shenjtë dhe qëndrojnë të palëkundur të bashkuarme Mua, janë të lidhur me pranga dhe të rrahur? A nuk e dini ju se Fuqia Ime është e Plotfuqishme dhe se Unë nuk mund tëthyhem, madje edhe kur ata të kenë thyer Kockat e Mia.

Kur një mjek lufton për të shpëtuar jetën e njënjeriu, me çdo kusht, ai do të bëj gjithçka të mundur për të dalë me sukses. Nëseai ndërpritet nga të tjerët, që përpiqen ta ndalojnë atë – nëse ai është njëmjek i përkushtuar – ai do t’i shpërfilli të gjitha protestat dhe provon të ndërhyjme metodat e tij, kur ai e di në zemrën e tij se mund dhe do ta shpëtoj atë jetë.Dhe kështu ai vazhdon deri kur të gjithë të mund të shikojnë frytet e punës sëtij. Ai këmbngul deri sa ajo jetë të shpëtoj dhe pastaj, kur gjithçka të jetëkryer, ai do të përshëndetet me dashuri nga të njëjtët njerëz që, për çfarëdolloj arsye, u përpoqën të ndërhynin në përpjekjet e tij për ta ruajtur jetën.Dhë kështu të gjitha fërkimet do të jenë harruar.

E njëjta qëndron edhe për këtë Mision të Shenjtë, tëpremtuar nga Ati Im për të shpëtuar jetën e fëmijve të Tij në këto ditë tëfundit, para Ardhjes Sime të Dytë. Prisni ndërhyrje në këtë Mision, sepse nësenuk do të tërhiqte një kundërshtim të tillë, atëherë ju do ta dinit me sigurise Mesazhet e Mia për ju, tani nuk mund të vinin nga Jezusi juaj i dashur.

Kur e Vërteta të deklarohet, nuk do tëpranohet me lehtësi, edhe pse Ajo është Fjala e Zotit.

Por, kur gënjeshtrat të paraqiten, të zbukuruara si e Vërteta, atopranohen më me dëshirë, dhe në rastet më të shumta, përshëndeten me krahë tëngrohtë dhe mikpritës. Bëni kujdes nga gënjeshtrat, që do t’ju tregohen ngaarmiqtë e Mi, që e deklarojnë veten si përfaqësuesit e Mi. Ata do t’ju çojnë nëudhë të gabuar në shumë mënyra, nga frika se mos ju i kapni në mashtrimin etyre. Ata do ta kalojnë kohën duke treguar lidhje me ata që janë të njohur nëbotë si shërbëtorë të pastër, të mirë dhe të shenjtë – shumë prej të cilëve janëtani në Qiell me Mua. Me anë të kësaj lidhje ata do të shihen të jenëdishepuj besnikë të shenjtorëve të tillë. Pastaj ata do ta përsërisin të Vërtetëne Mësimeve të Mia dhe kjo do t’ju ngatërroj ju. Ju do të thoni: “Por si mund tëjetë kjo e mundur?” “Ky njeri flet të vërtetën.”

Dinakëria e bishës është përtej njohurisë suaj,ndjekësit e Mi të dashur. Ai është i kujdesshëm që kurrë të mos e zbuloj vetendhe prandaj ai fshihet pas të Vërtetës. Kur ai është i pranishëm në shpirtrat egjorë të gënjyer, ai do të përdori të Vërtetën e Zotit për tu fshehur nga pas,deri në momentin e duhur. Pastaj, do të dalin gjëra të turpshme kundër Fjalës sëZotit, por për shumë, kjo nuk do të jetë plotësisht e dukshme. I kushtoni vëmëndje fjalëve, që do të jenëtë ndërtuara me kujdes dhe ju do ta kuptoni gënjeshtrën. Kjo është ajo llojforce, që fëmijët e Zotit duhet të jenë të kënaqur.

Shpirti i keq është si një re e zezë dhe kur aizbret plotësisht mbi njerëzimin, do të bëhet e vështirë të dallohet e mira ngae keqja. Por Unë ju premtoj se kjo re do të ngrihet dhe kur Drita e Zotit tëdepërtoj, ju do ta shikoni ligësinë në gjithë shëmtinë e saj, ashtu si shihetme Sytë e Zotit.

Lufta do të vazhdoj mes njerëzve që i qëndrojnëbesnikë Një Zoti të Vërtetë, pasi i ligu do të krijoj rrëmujë mes tyre. Ndërsaky grup ndahet në dysh, janë të tjerët për të cilët ju duhet të luteni. Ata janëata shpirtra, që janë kaq të distancuar nga Zoti, sa ata nuk do ta pranojnë Atë,në çdo kohë. Ata janë shpirtrat e Mi të humbur, ndaj të cilëve Unë e dedikoj këtëMision të Shenjtë. 

Kur Unë të shpëtoj ata që janë plotësisht të humbur, NdërhyrjaIme do të shpëtoj gjithashtu edhe të tjerët, që janë thjeshtë të ngatërruar.

Ejani, mblidhuni, të gjithë ju, para Meje, sepseKoha Ime është shumë shpejt. Asnjë prej jush të mos vonoj të lutet përshpirtrat e atyre që kanë nevojë më shumë për ndihmën tuaj

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara