e diel, 5 maj 2013 16:15
Volume 3pursuit of pleasuresthree days of darknessdarkness in a worldGift of The Holy Spiritdarkness in a soulto believersNew Ageprayer to be faithful to the Truthmaterialismprayer for helpJesus I trust in youprayer for strenghtBlood and Water on the side of Merciful JesusGod's Lightto those seeking JesusBija Ime e dashur, dhimbja e ndarjes prej Meje,Jezu Krishtit, Biri I Njeriut, është e paditur nga shumë, por kur dita të vij,kur Drita Ime të shuhet nga fundi, do të bëhet e qartë se sa e dhimbshme ështëagonia.
Ata që më njohin Mua dhe që më duan Mua, e dinë se çfarësjell dhimbja, kur mëkati formon një ndarje midis mëkatarit dhe Zotit.
Ata që nuk më njohin Mua, dhe ata që mërefuzojnë Mua, do ta përjetojnë këtë ndarje gjatë 3 ditëve finale të errësirës,kur Prania e Zotit nuk do të gjendet askërkund.
Do të jetë vetëm kur Drita e Zotit të zhduket, qënjeriu më në fund do ta kuptoj se nuk ka jetë pa Zotin. Gjithçka që mbetet ështëe zbrazët, e shkretë dhe e errët.
Unë Jam Drita, që njeriu e kërkon, pa e kuptuar vetë,në çdo sekondë të ditës.
Ndërsa njeriu përpiqet të gjejë paqe dhe lumturi aido të provoj ta gjej atë ngado që ai mendon se mund ta gjej. Ai do të përdorindjekjen e fitimeve materiale të botës dhe joshjen e trupit për të kënaqurnevojat, të cilat kurrë nuk mund të përmbushen dhe ai do të ndjeki fe të rreme,që premtojnë kënaqësi të mëdha personale. Asnjë nga këto gjëra nuk do ta sjelliatë në Dritën e Zotit.
Madje edhe ata që kërkojnë përgjigje, përmesmjeteve dhe njohurive intelektuale, kurrë nuk do të gjejnë paqe ose përgjigjetqë ata kërkojnë, nëse nuk i hapin zemrat e tyre ndaj Dashurisë së Vërtetë tëZotit.
Unë vij tek secili prej atyre që më kërkojnë Mua. Unëkënaqem në shpirtra, thjeshtësia e etur e të cilëve kërkon vetëm DashurinëTime. Unë i mbush njerëz të tillë me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Për të ardhurpranë Meje, ju duhet të besoni tek Unë plotësisht. Do të jetë vetëm kur ju ebraktisni vullnetin tuaj tek I Imi, që Prania Ime mund të ndjehet. Atyre njerëzveqë përpiqen të më gjejnë Mua, por që e kanë të vështirë, Unë ju them këtë.
Mos umundoni të arsyetoni me mëndjen kur përpiqeni të justifikoni Egzistencën Time,sepse Unë nuk Jam i kësaj bote.
Mos e verboni veten ndaj egzistencës së jetës së përjetshme.Ajo po ju pret, vetëm po të besonit tek Unë dhe të më lejoni Mua të hyj në zemrëndhe shpirtin tuaj. Unë do ta shfaq veten Time tek ju. Gjithçka që ju duhet të bëniështë të më thërrisni Mua. Ju duhet të më thërrisni Mua shpejt, sepse kurPrania Ime në tokë të pakësohet, do të jetë e pamundur të më kërkoni Mua dhe judo të endeni në dëshpërim të pashpresë duke u përpjekur të më gjeni Mua.
Ata që mendojnë se janë të fortë në besimine tyre dhe që besojnë se janë pranë Meje, duhet ta dinë se sa shpejt do të rrëzohenkur Unë nuk Jam asgjëkundi për tu gjetur në tabernakullat e të ardhmes. Sa tëvij ajo dita e tmerrshme e shkatërrimit, do të ketë të qara dëshpërimi dhe fuqiae bishës do të jetë e tillë sa shumë shpirtra do të jenë tepër të dobët të mbështesinFjalën Time të Shenjtë.
Ju duhet të kërkoni ndihmën Time dhe ajo do t’jujepet. Më thërrisni Mua me një shpirt të përulët dhe Unë do t’ju përgjigjem. Lutunitek Unë për tu mbrojtur dhe Unë do t’ju mbuloj me Gjakun Tim të Shtrenjtë, qëasgjë të mos ju ndaloj në udhën e të Vërtetës, e cila çon drejt shpëtimit të përjetshëm.
Më shërbeni Mua sipas interpretimit tuaj personal,se si Unë duhet të shërbehem, dhe ju duhet të jeni të kujdesshëm. Bëni ashtu siju kam thënë Unë. Jetojeni jetën tuaj sipas Fjalës Sime dhe Unë do t’ju mbaj. Mëturpëroni Mua duke e përdorur Fjalën Time të Shenjtë në një mënyrë që sjellvuajtje tek të tjerët, dhe ju do të pësoni dhimbjen më të madhe të ndarjes ngaUnë.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: