Jesus2Me top graphics
My Teachings are very simple. Add in all the fine language and prose you like, the Truth remains as it always has been. Love one another as I love you.

Kulla e Babelit, edhe njëherë do të ngrihet dhe do të paraqitet si një tempull i Zotit

e diel, 21 prill 2013 14:45

Volume 3symbol of the world religionTabernaclesign-the trianglebetrayal of Jesusfaithfulness to TruthHellRomefalse mercyOne World ReligionChruch will fallacceptance of sinCrucifictionto clergyfalse doctrineimmutability of Jesus' teachingsTower of BabelCrucifix Cross of Christ

Bija Ime e dashur, kush mund ta mohoj vdekjen Time në Kryq? Kush mund ta mohoj se Unë dhashë Jetën Time që e Vërtetatë shpëtonte mëkatarët ngado? Atëherë kush mes jush, kur të vij koha, ta mohojtë Vërtetën e Kishës Sime në tokë kur ajo të bier gurë më gurë?

Juve ju është dhënë e Vërteta. Ju i njihni Mësimet e Mia.Prandaj dhe atëherë ju do ta njihni Kishën Time nga Mësimet e Mia. Kisha Ime nëTokë është e Vërteta. Kisha Ime në Tokë është Trupi Im. Prandaj nëse njëri prejjush e godet Trupin Tim, pastaj i ri-krijon Mësimet e Mia dhe më pas i tregon tekju si gënjeshtra, a do të më mohoni Mua atëherë?

Unë, Jezu Krishti, nuk ja u tregoj këtë për t’ju ndarë. Unëja u tregoj këto gjëra me qëllim që ju t’i nderoni Mësimet e Mia, të mbështesniSakramentet e Shenjta dhe të qëndroni të vendosur ndaj të Vërtetës. Asnjë njeri në tokë nuk mund t’i ndryshoj Mësimete Kishës Sime. Asnjë njeri. As edhenjërit mes jush nuk i është dhënë ky autoritet të deklaroj doktrina të reja dhet’i paraqesi ato si të Miat. Prapë, shumë prej jush do të më mohojnë Muaduke e mohuar të Vërtetën, që ju dhënë 2,000 vjet më parë. Kaq ju mungojnënjohuritë për gjërat e shenjta, sa ju do të jeni të paditur ndaj ligjeve tëreja, të cilat do të blasfemojnë kundër Meje, kur ato të futen në Kishën Time nëTokë.

Ashtu si ishte më parë, Kulla e Babelit, edhe njëherë, do tëngrihet dhe do të paraqitet si një tempull i Zotit. Ajo do të jetë e vendosur nëRromë dhe do të mbajë simbolin e ri të fesë së re për një botë. Ky simbol do tëshikohet në çati, në hyrje, dhe do të ketë prioritet nga brënda altarit të lartë.Tabernakulli Im i shtrenjtë në flori, i njollosur në gjithë Lavdinë e tij, do tëqëndroj në qëndër të altarit që të gjithë ta shikojnë. Kjo fyerje do të thotëse bishës do t’i jepet dera e hapur për të pushtuar Tabernakullin Tim. PraniaIme, në këtë kohë, do të zhduket.

Miljona njerëz – shumë prej të cilëve nuk do ta njohin rëndësinëe këtij turpi – do të bëjnë gjithçka që ju kërkohet dhe ata do të luten parabishës. Veshje të reja, të krijuara me emblema të arta, që do të kenë pamjen errobës së përulët, do të vishen nga ata që shërbejnë në këtë të ashtu-quajturtempull. Emblema e artë që do të shfaqet në një mënyrë të paturpshme, do të jetësimboli i fesë së botës së re.

Kryqet do tëzhduken.

Kryqi Im nuk do të duket askund. Pastaj, atje ku ato shihen, nëdisa vënde publike, njerëzit do të detyrohen me ligj t’i heqin.

Kulla e re, e cila do të nderoj Satanin, do të replikohet nëshumë vënde dhe pastaj pjesa e dytë e mashtrimit do të bëhet e njohur. Egzistenca e Ferrit do të deklarohetpublikisht, nga kisha, të jetë një marrëzi. Njerëzit do të joshen drejt njëndjenje të rreme sigurie kur kjo gënjeshtër e qartë të pranohet nga të gjithakishat. Do të argumentohet se Zoti kurrë nuk do të lejonte që një vënd i tillëtë egzistonte. Se Ai i do të gjithë dhe se egzistenca e Ferrit u përhap ngafanatikët fetarë nëpër shekuj. Dhe prandaj, njerëzit do të shpërfillin madje dhe egzistencën e mëkatit mortor. Mëkatido të pranohet kaq gjerësisht sa njerëzit nuk do të luten më apo të kërkojnë Mëshirë,sepse nuk do të jetë Zoti që ata do të pranojnë. Do të jetë bisha tek e cilaata do të dorëzojnë shpirtrat e tyre dhe çdo hap i udhës së tyre do tëorkestrohet me kujdes nga armiqtë e Zotit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara