Jesus2Me top graphics
Accept this with courage and come to Me with complete trust, for I love you. I need you to keep your eyes wide open.

Kisha Katolike do të hyj tani në persekutimin më të keq në historinë e saj

e shtunë, 13 prill 2013 23:50

Volume 3division amongst Christiansto those who believe in these Messagesfaithfulness to Truthpersecution of ChristianityTrue Churchfaithfulness to the faithChruch will falllove to neighboursNew World Religionto clergyfalse doctrinecommitement to Jesusrole of suffering

Bija Ime e dashur, Unë dëshiroj t’i jap kurajo të gjithëveju që besoni tek Unë dhe Mesazhet e Mia të përmbajtura brënda këtij Libri –Libri i të Vërtetës.

Kur njeriu më ndjek Mua dhe e ofron veten e tij tek Unë, ai duhet tëimitoj të gjitha Cilësitë e Mia. Kjo do të thotë se ai duhet t’i dojë të gjithënë Emrin Tim dhe të trajtoj çdo njeri ashtu si ai do të donte të trajtohej vetë. 

Megjithatë,

kur ju me të vërtetë e braktisni vetennë Kujdesin Tim, ju do të vuani për këtë. Ju do të trajtoheni me brutalitet dheçdo përpjekje do të bëhet për të hedhur përbuzje mbi ju.

Unë e them këtëtek të gjithë fëmijët e Zotit dhe tek Krishterët, në veçanti, sepse barra juaj ështëmë e rënda.

Unë i bëj thirrje të gjithë atyre në botë që besojnë tek Unë,pavarësisht nëse besojnë apo jo që Unë ju flas atyre përmes këtyre Mesazheve.

Krishterët gjithmonë do të jenë shënjestër nga ata që duan tëndryshojnë Ligjet e Zotit për t’ju përshtatur ndjekjeve të tyre mëkatare ndaj kënaqësivedhe dëshirave egoiste. Kisha Katolike do të hyj tani në persekutimin më të keqnë historinë e saj dhe ajo do të kthehet përmbys. Sulmi ka qënë i planifikuar për dekada dhe i ndërtuar me kujdes. Salotojnë shenjtorët në Qiell ndaj ngjarjeve katastrofike që do të shpalosen tanime një shpejtësi që do të trondisi madje edhe ata që nuk besojnë në këtoMesazhe.

Rrëmujë do tëkrijohet, pasi shumë shërbëtorë të shenjtë do të jenë të pafuqishëm kur gjithçkaqë ata e mbanin të shtrenjtë do të vihet në pyetje dhe pastaj do të përmbyset.

Ata do tësfidohen dhe do të persekutohen në Emrin Tim nga brënda radhëve të tyre.

Për ata prej jush që janë besnik ndaj Kishës Sime në tokë,Unë i bëj thirrje të jenë vigjëlent dhe të mbështesin Mësimet e Mia nëse dëshirojnëtë qëndrojnë besnik ndaj Meje. Ju kurrë nuk duhet të pranoni asgjë tjetër përve

ç se të Vërtetës që ju është mësuar. Ju shpejt do tëndjeheni shumë të vetmuar dhe shërbëtorët e Mi të shenjtë do të shqetësohensepse besnikëria e tyre ndaj Meje dhe Kishës së ngritur nga Piteri do të hiqetprej tyre.

Të gjithë ata që janë Kristjanë besnik tradicional, ju duhettë qëndroni të fortë dhe ju nuk duhet të pranoni asnjë përpjekje për t’uinkurajuar të braktisni besimin tuaj. Ju do të shtyheni mënjanë dhe do tëdetyroheni të bini dakord të edukoni fëmijët tuaj në një doktrinë të rreme, jonga Zoti.

Këto ngjarjetani do të fillojnë

dhe Unë ju paralajmëroj për këto me qëllim që t’ju udhëzoj. Kushdoqë më akuzon Mua, përmes këtij Misioni, për inkurajimin e shpirtrave tëbraktisin Kishën Time në tokë nuk i kupton udhëzimet e Mia. Unë thjesht Jamduke ju kërkuar të qëndroni besnik ndaj Mësimeve të Mia kur ta shikoni se do tëdetyroheni të pranoni një version të ri të Kishës. Ky version i ri nuk do tëpranohet ndonjëherë në Sytë e Zotit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara