Jesus2Me top graphics
I love you all. I embrace you, My followers, My precious children, everywhere. How you bring Me daily comfort. How you console Me. Now bring Me more souls.

Të bekuar janë ata me zemër të përulët, krenaria e të cilëve është hequr prej tyre përmes Hirit të Zotit

e premte, 12 prill 2013 23:55

to be as a child end timeskey simplicitydo not humiliatepreparations to the Last DayGod and his childrenlove to sinner and condemnation fo sinlovehumilityforgivenesssinlove to neighboursphariseesthe Second Comingdo not judgeprideto clergytwisted interpretation of the BibleThe antichrist is not from GodBlessed are the meek of heart

Bija Ime e dashur, kush nga ata mes jush, që më duan Mua metë vërtetë, mund të vijnë para Meje dhe të shtrihen në Këmbët e Mia në dorëzimtë plotë?


Kush

mes jush, qëmë nderon Mua me të vërtetë dhe i ndjek Mësimet e Mia, mund ta përuli vetenpara Meje pa asnjë konsideratë për veten e vet? Nëse ju mund ta hidhni vetentek Mëshira Ime, në shërbim të përulët, Unë do t’ju ngre dhe do t’ju lartësoj.Por kur ju e lartësoni veten, në Emrin Tim, dhe thoni se më njihni Mua më ngaafër se të tjerët, Unë do t’ju flak në tokë poshtë Këmbëve të Mia.

Përse kaqshumë, të cilëve ju është dhënë e Vërteta, akoma e keqkuptojnë të Vërtetën e Mësimevetë Mia?

Njeriu, prej njollës së mëkatit, nuk është i denjë të qëndroj paraMeje. Por ata që e kuptojnë dobësinë e shpirtit të njeriut duhet ta dinë, seata që e marrin vetë përsipër të deklarojnë njohuritë e tyre superiore mbi çështjete fesë të krijuara sipas Mësimeve të Zotit, me anë të profetëve, duhet të kenëshumë kujdes. Kur shpirtra të tillë deklarojnë të ashtu-quajtura njohuri tëtyre, duke u mburrur për vlerësimin e tyre inteligjent të Doktrinës së Shenjtë,në vënd që të përqëndrohen mbi rëndësinë e përulësisë, ata më fyejnë Mua. Kurata përdorin njohuritë e tyre për të shtrëmbëruar të Vërtetën për t’ju përshtaturprogramit të tyre, për të tërhequr shpirtrat drejt një versioni artificial të Mësimevetë Mia, Unë Jam thellësisht i fyer dhe Unë do t’i ndëshkoj shpirtrat fajtor përkëtë krim kundër Zotit.

Ata mes jushqë krijojnë kulte, lëvizje fetare, të gjitha të krijuara nga ju, dijeni se kurju manipuloni Fjalën e Zotit, ju jeni fajtor të mëkatit të rëndë.

Zërat tuaj,që shpallin Fjalën e Zotit dhe gjithë Lavdinë e Tij, nga njëra anë, dëgjohensepse ato përmbajnë të Vërtetën. Por kur ju i shtoni Fjalës së Zotit, interpretimintuaj dhe kur e përdorni këtë për të sulmuar të tjerët në Emrin Tim të Shenjtëduke i akuzuar ata për keq-bërje, ju kryeni mëkat.

Të bekuar janë ata me zemër të përulët, krenaria e të cilëveështë hequr prej tyre përmes hirit të Zotit, sepse ata do të drejtojnë si mbretërnë Parajsën e Re.

Të bekuar janë ata, besimi i plotë i të cilëve tek Unë, do tëthotë se ata predikojnë dhe e përhapin Fjalën Time të Shenjtë pa asnjë qëllim përtë kërkuar vëmëndje personale për vetë-lavdi, sepse edhe ata do të gjejnëstrehim në Mbretërinë Time.

Ata qëdeklarojnë se janë ndjekësit e Mi të dedikuar, por që besojnë se janë të kualifikuartë gjykojnë të tjerët, të analizojnë besimet e të tjerëve, besimi në Zot i tëcilëve shkakton fyerje dhe që publikisht i kritikojnë shpirtrat e shenjtë qëvijnë në Emrin Tim, nuk janë pjesë e Mbretërisë Sime.

Ju i përkisnitë ligut, sepse ju nuk përgjigjeni tek Unë, Jesu Krishti. Unë nuk ju kamthirrur ju, as edhe nuk ju kam dhënë lejën të reklamoni çdo lloj forme tëgrupeve të veçanta, të ngritura për të tallur një grup tjetër.

Të gjithëata që me krenari mburren për aftësitë e tyre intelektuale, të shoqëruara me Mësimete Mia, me qëllim që të nënvlerësojnë një fëmij tjetër të Zotit, sidomosshpirtrat e zgjedhur, dijeni se ditët tuaja janë të numëruara.

Në të shkuarën,Durimi Im mund të më ndalonte Mua të ndërhyrja në misione të tilla të keq-udhëzuara.Tani, në këto ditët e fundit, Unë nuk do ta toleroj mënyrën me të cilën ju përpiqenitë bllokoni Ardhjen Time të Dytë.

Kaq pak nga ju do ta pranojnë planin Tim për t’ju pregatiturpër Herën e Dytë të Ardhjes Sime – këtë herë për t’ju sjellë në Epokën e Re tëPaqes. Ju tashmë e dini të Vërtetën. Ju e dini se Unë do të vij përsëri, porashtu si ishte më parë, ju nuk do ta pranoni se jam Unë, Mbreti i të gjithëve,Ai që po ju thërret për të pregatitur shpirtrat tuaj.

Dy mijë vjet për Mua janë asgjë. Duket sikur ishte dje.Prandaj sot, Unë Jam duke ju thirrur të gjithëve ju. Ajo që më trishton Mua ështëse ata që thonë se më duan Mua, dhe publikisht më pranojnë Mua, me të vërtetënuk më njohin Mua. Ata kanë pranuar zbukurimet e feve të organizuara, politikatinternacionale, madhështitë e egzagjeruara dhe ceremonitë të fshihen nga Unë.

Unë Jam i thjeshtë në mëndje, trup dhe shpirt, dhe prandaj ipërqafoj të parët ata që vijnë para Meje në këtë mënyrë. Kur një baba e mirëpretnë shtëpi një fëmijë, që ka qënë jashtë vëndit për pak kohë, ai nuk i vë rerrobat e tij, këpucët, bizhuteritë apo valixhen e tij. Ai shikon vetëm birin etij, fytyrën e tij dhe dashurinë që ka egzistuar në zemrën e tij që kur morifrymë për herë të parë kur doli nga barku i nënës. Ai nuk është i interesuar përpasurinë e tij, pikpamjet, opinionet apo thashethemet e tij për të tjerët –gjithçka që ai di është dashuria, që ai ndjen për fëmijën e tij dhe dashuria qëfëmija e tij ndjen për të.

Dashuria është e thjeshtë. Ajo është pa komplikime. Ajo nukvjen nga urrejtja. Ju nuk mund të doni dikë kur shpirti juaj është i mbushur mezemërim dhe urrejtje. Kur ju më doni Mua, ju duhet të doni të gjithë ata që mëndjekin Mua, pavarësisht se cila është dobësia e tyre. Ju duhet të doni madjeedhe ata që janë fajtorë për mëkate të tmerrshme, sepse Unë mund të fal më tëkeqen nga të gjitha mëkatet. Gjëja që duhet të kujtoni është se, as edhe njënjeri nuk e ka të drejtën të kritikoj një tjetër në Emrin Tim. Kjo mund të vijvetëm nga Unë.

Dijeni këtë,se kur vjen për të paralajmëruar botën për mëkatarët, që janë armiqtë e Zotit,Unë e kam këtë të drejtë. Por në çdo rast, Unë do të kërkoj lutje për shpirtrate tyre.

Do të ketë vetëm një përjashtim. Unë kurrë nuk mund t’ju kërkoj tëluteni për antikrishtin, sepse ai nuk vjen nga Zoti.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara