Jesus2Me top graphics
I love you all and I hope you trust in Me always.

Përulësia e nevojshme për të hyrë në Parajsë

e premte, 29 prill 2011 15:15

Jesus Saviourhumilityegoismpridecriteria of salvation

BijaIme fort e dashur, përulësia është një mësim, që të gjithë ata që dëshirojnë tëhyjnë në Mbretërinë Time duhet ta mësojnë.

Përulësiae deklaron vogëlsinë tuaj në Sytë e Mi aty ku ju më nderoni Mua, Shpëtimtarintuaj, Birin e Hyjit të bërë njeri. Pa të, krenaria del si pengesë. Ajo nuk kaasnjë vlerë nëse doni ta deklaroni veten të denjë për Mbretërinë Time.

Nëbotën e sotme përulësia nuk është e pranueshme, në një epokë ku këmbëngulja dhenjë dëshirë për t’ia kaluar të tjerëve, konsiderohet një veçori e admirueshme.Ata që nuk e lartësojnë veten apo nuk shtyjnë përpara me vetëbesim dhearrogancë në botë janë të shpërfillur. Tipari i tyre i përulësisë dhe bujarisëkundrejt të tjerëve konsiderohet një dobësi – ata nuk janë të rëndësishëm përt’u shqetësuar për t’i përfshirë në shoqërinë e tyre. Megjithatë virtyti ikundërt ndaj krenarisë është çelësi për të hyrë në Mbretërinë e Qiellit. Kështuçfarë konsiderohet të jetë një metodë e suksesshme për të gjetur çelësin emirëqenies dhe pasurive në këtë jetë është pikërisht formula që do t’ju çojëdrejt errësirës pas vdekjes.

Përulësia,ku ju e pranoni se duhet t’i shërbeni Bërësit dhe Krijuesit tuaj më së pari,është ajo që me të vërtetë ka rëndësi. Duke deklaruar pa-vlefshmërinë tuaj jushpallni Lavdinë e Hyjit.

Përulësiaështë një virtyt, që është jo vetëm i çmuar në Sytë e Mi, por që është njëpjesë e rëndësishme e zhvillimit tuaj shpirtëror. Ajo do të thotë t’i vendosnitë tjerët përpara vetes suaj për Lavdinë e Hyjit. Por është shumë e lehtë që tëbini në një gjendje krenarie shumë shpejt. 

Paralajmërim përshpirtrat e zgjedhur

Merrni ata që kanëpunuar fort për t’i zhvilluar jetët e tyre shpirtërore për të më kënaqur Mua.Pastaj konsideroni ata shpirtra fatlumë të cilëve iu janë dhënë Hire, ku,përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, veprojnë si vizionarë në botë. Shumëshpesh, pasi i kanë marrë këto hire, ata në mënyrë të hollë fillojnë takonsiderojnë veten më të veçantë se vëllezërit apo motrat e tyre. Ata mburrenpër Hiret që zotërojnë. Pastaj ata fillojnë të përzgjedhin se si t’i ndajnëkëto Hire. Vetë-pëlqimi i tyre pastaj ndikon mbi aftësinë e tyre për tëkomunikuar të Vërtetën. Çfarë ata kanë harruar është se të gjitha Hiret që iujanë dhënë atyre vijnë nga Unë. Unë e dua çdonjërin. Atyre iu janë dhënë këtoHire për t’i ndarë me të tjerët. Ashtu si Unë ua jap këto Hire shpirtrave tëtillë të zgjedhur për të mirën e të tjerëve, po ashtu Unë mund edhe t’ua heqato.

Vetë-pëlqimiju pengon të ndiqni me të vërtetë hapat e Mia. Mësoni që të jeni të përulur, tëduruar dhe pa krenari. Nëse punoni drejt përulësisë, do t’ju jepet një vend iveçantë në Zemrën Time. Ndërsa Unë i zgjedh disa njerëz si shpirtra tëzgjedhur, ata duhet ta konsiderojnë këtë një Dhuratë. Ata kurrë nuk duhet tëmendojnë se janë më të rëndësishëm në Sytë e Mi, sepse Unë e dua gjithsecilin.Sidoqoftë Unë do ta shpërblej punën e mirë kur të tregohet përulësi ndaj Mejedhe ndaj vëllezërve dhe motrave tuaja.

Shpëtimtari juaj idashur

Jezu Krishti


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara