e premte, 29 mars 2013 8:45
Volume 3accusation to Jesusbetrayal of JesusApostle Simon Peterpersecution of ChristianityChurch - the Body of ChristBenedict XVICrucifictionphariseessin against the Holy Spiritto clergyThe Remnant ArmyJesus' stay on EarthBenedict XVI's flight from the VaticanMesazhi i dytë për të Premten e Zezë
Bija Ime e dashur, historia do të bëhet sot. Ndërsa festohet Vuajta Ime, ajo me të vërtet përfaqëson Kryqëzimin e Kishës Katolike.
Në ditët që çuan drejt tradhëtisë Sime në Kohën Time në tokë, priftërinjtë e asaj dite u përpoqën me çdo mënyrë për të provuar dhe vërtetuar se Unë isha fajtor për herezi.
Ata morën çfarë Unë u kisha mësuar – Fjalën e Zotit – dhe e përdrodhën atë.
Fjalët që ata përhapnin më pas përmbanin gënjeshtra dhe ata thanë se Unë po përpiqesha t'i largoja njerëzit nga Mësimet e Vërteta të Kishës. Ata predikonin nëpër Tempuj për t'i paralajmëruar njerëzit të qëndronin larg nga Unë, nga frika se mos fyenin priftërinjtë e lartë. Ata u paralajmëruan se, nëse ata vazhdonin të përhapnin Mesazhet e Mia, ata do të hidheshin tutje, si leprozë, nga Tempulli I Shenjtë. Në disa raste, dishepujve të Mi ju tha se do të pësonin ndëshkime fizike dhe se do të arrestoheshin.
Ndërsa ata blesfemonin kundër Shpirtit të Shenjtë – ata e mohonin se Unë flisja të Vërtetën dhe thanë se Fjala Ime ishte nga Satani – ata vazhdonin të adhuronin Zotin nëpër Tempujt.
Të veshur me rrobat e Mbretërve, ata luftonin për vëndin e tyre mbi altar në Tempull. Të gjithë shërbëtorët e ulët detyroheshin të qëndronin në këmbë për orë të tëra ndërsa ata uleshin në karriget e tyre, që ishin të zbukuruara për Mbretër. Altari ishte kaq i mbushur me liderat në Kishë sa njerëzit e zakonshëm ishin të hutuar. Ata ishin të detyruar t'i bënin nderime Zotit duke qënë të imponuar të nderonin shërbëtorët e Zotit të niveleve më të larta. Priftërinjtë e lartë, kërkonin respekt nga ata që vinin në Tempull. Ata shfaqnin të gjitha shenjat e jashtme të dashurisë dhe përulësisë, të cilat priteshin prej tyre, dhe prapë, ata visheshin dhe silleshin si zotërinj në Shtëpinë e Atit Tim, në vënd të shërbëtorëve që duhej të ishin.
Njerëzit kishin frikë të fyenin Farisenjtë kur ata më ndiqnin Mua. Priftërinjtë kërcënoheshin dhe paralajmëroheshin se, nëse nuk ndalonin së përhapuri Fjalën Time, atyre do t'ju hiqeshin titujt e tyre. Njerëzit e zakonshëm e dinin se nëse do të kapeshin duke përhapur Mësimet e Mia, fati i tyre do të ishte shumë më i keq.
Kryqëzimi I Trupit Tim në tokë përfundoi pjesën e parë të Besëlidhjes me Atin Tim për të shpëtuar njerëzimin.
Kryqëzimi I Trupit Tim Shpirtëror – Kisha Ime në Tokë – fillon sot, fillimi i persekutimit final, kur plani Masonik për të shkatërruar Shtëpinë Time, tani do të bëhet i qartë tek të gjithë ata që e dinë të Vërtetën.
Historia tani do të përsëritet, por e Vërteta nuk do të mohoet. Ata që do të më mohojnë Mua, prapë do të kthehen tek Unë në kohë.
Ata që e dinë se profecitë e thëna – se Kisha Ime do të jetë shënjestra finale për të pastruar botën nga të gjitha gjurmët e Mia, Jesu Krishtit – po ndodhin tani do të më ndjekin Mua në ushtrinë Time të mbetur. Ata do të qëndrojnë besnike ndaj Mësimeve të Mia deri në ditët e fundit.
Askush nuk mund ta ndaloj përhapjen e Fjalës së Vërtetë të Zotit. Askush. Sundimi në Shtëpinë e Piterit do të jetë i shkurtër dhe së shpejti Papa Im i Dashur Benedikti do të drejtoj fëmijët e Zotit nga vëndi i tij i shpërnguljes. Piteri, Apostulli Im, themeluesi i Kishës Sime në tokë, do ta drejtoj atë në ditët e vështira të fundit, kur Kisha Ime të luftoj për Jetën e saj.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: