Jesus2Me top graphics
I love you, My precious Remnant Church.

Ju duhet t’i mbani sytë hapur ndaj çdo gjëje, që e fyen Hyjninë Time

e martë, 26 mars 2013 21:17

Volume 3temporary life on earthabout this Mission

Bija Ime edashur, ky Mesazh është për botën.

Është për Kristjanët e çdo besimi, përÇifutët dhe të gjitha fetë që deklarojnë Atin Tim të Gjithpushtetshëm, Hyji MëI Larti.

Ky Mesazh është gjithashtu edhe për ata që nuk besojnë nëHyjin Atë, apo Mua, Birin e Tij të vetëm. Është gjithashtu edhe për ata që nukduan t'ja dinë se çfarë jete shtrihet përpara dhe mospërfillja e të cilëve do tëthotë që ata nuk mund ta pranojnë Egzistencën e Zotit.

Përmes këtyre Mesazheve ju jeni paralajmëruar për rrezikun ndajtë ardhmes dhe mirëqënies tuaj, me qëllim që Unë t'ju sjell të gjithëve ju nëParajsën e Re, e cila u krijua për ju kur Qielli dhe Toka të bashkohen në një.Kjo Mbretëri është e kompletuar dhe Portat do të hapen tek secili prej jush.Kjo Dhuratë e bukur, ku ju do të jetoni në trup të përkryer, mëndje dhe shpirt,vjen nga Hyji I Gjithpushtetshmi, I Cili e krijoi botën.

Koha për dënimintuaj në tokë është pothuajse në fund.

Nuk do t'ju duhet më të duroni dhimbjene mëkatit, që ka krijuar trazira në çdo cep të botës. Urrejtja, që ështëmbajtur e gjallë përmes infektimit të Satanit në botë, nuk do të egzistoj më.Kur urrejtja të jetë zhdukur, i ligu nuk do ta njollosi më Krijesën e përkryertë Zotit. Plani I Tij, Dhuratat e Tij të Natyrës, Mbrojtja e Tij dhe Dashuria eTij do të rilinden për t'ju dhënë një jetë të përjetshme ku vdekja nuk ështëe mundur.

Jeta në tokë,ashtu si është tani, kurrë nuk do t'ju kënaqi ndërsa Satani sundon.

Regjimi i tij është pothuajse drejt fundit, por ata që ai ka infektuar do të vazhdojnë tëpërhapin mëkatin duke i tërhequr shpirtrat e pafajshëm dhe jo aq të pafajshëm nëthellësitë e dëshpërimit. Ky infektim do të vazhdoj deri sa më shumëshpirtra të jetë e mundur të merren dhe t'i paraqiten bishës e cila do t'i konsumojata.

Unë do tëvij së shpejti, më në fund, ashtu si është profetizuar herën e dytë, për t'jusjellë shpëtimin final dhe t'ju dhuroj Çelësin e Mbretërisë Sime të Premtuar.

MbretëriaIme do të zbresi nga qiejtë për ta parë bota para se të bien trumpetat finale. Kurtrumpetat të bien, vetëm ata që më lejuan Mua t'i shpëtoj dhe ata që ishin të vërtetëndaj Fjalës së Zotit do të merren. Prandaj dhe ju nuk duhet të lejoni krenarinët'ju verboj ndaj Thirrjes së Zotit në këtë kohë. Ky Mision u krijua prej profecivetë para fare të dhëna rracës njerëzorë nga Zoti. Të jeni mirënjohës që, prej Mëshirëssë Zotit, juve ju është dhënë kjo Dhuratë e Madhe. Kurrë mos e lejoni krenarinët'ju verboj ndaj Pranisë Sime Hyjnore, sepse kjo do të jetë ajo që do t'ju shkëpusinga Mëshira Ime.

Unë ju pregatis tani, vetëm që Unë të mund të shpëtoj gjithënjerëzimin dhe jo vetëm të zgjedhurit që më shërbejnë Mua me përulësi të madhe.Unë ju dua të gjithëve ju, pavarësisht se çfarë besoni. Ati Im e ka planifikuarkëtë Mision me qëllim që të hapi zemrat tuaja që të mund t'ju tregohet e Vërtetanë kohë, para Ditës së Madhe kur Unë të vij për të gjykuar.

Dhurata e Shpirtit të Shenjtë vazhdon të hidhet mbi këtëMision dhe të mbuloj të gjithë shpirtat – sidomos ata që me kokfortësi mëkthjenë Mua shpinën. Beteja për shpirtat është mes Mbretërisë Sime dhe humnerëssë tmerrshme mbi të cilën sundon Bisha. Juduhet t'i mbani sytë hapur ndaj çdo gjëje, që e fyen Hyjninë Time. Nuk ka rëndësise nga dalin këto fyerje, por ju kurrë nuk duhet t'i pranoni ato në Emrin Tim tëShenjtë.

Tani është koha e mashtrimit të madh dhe Unë ju bëj thirrjet'i luteni Zotit për mënçurinë për të kuptuar se çfarë vjen me të vërtetë nga Unëdhe çfarë nuk vjen.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara