e shtunë, 23 mars 2013 23:45
Holy Weekbirth of Jesuslife of Our LadyOur Lady as Co-Redemptrixscourgingto those who do not believe in the Messagesacceptance of sinJesus SaviourGod's LoveJesus' stay on EarthBija ime, shumë nuk e kuptojnë rolin tim si Bashkë-Shpenguese.As edhe nuk e dinë se përse është kështu.
Kur unë e pranova thirrjen të bëhesha Nëna e Zotit, unë ishapjesë e Premtimit e Shpëtimit të Zotit për njerëzimin.
Kur unë e linda Birin tim, unë ndjeva të njëjtën dashuri, qëçdo nënë ka për fëmijën e saj. Ky djalë i vogël i pastër dhe i bukur ishtepjesa ime, trupi dhe gjaku im. Por, unë isha e vetëdijshme se Ai nuk ishtethjesht një fëmijë. Shpirti i Tij depërtoi shpirtin tim menjëherë sa i hidhjasytë tek Ai. Ai dhe unë ishim të ndërthurur në një, ku unë ndjeja çdo Emocion,Gëzim, Dhimbje dhe Dashuri, e cila vinte përmes Tij. Unë, gjithashtu, e dija seAi ishte Hyjnor dhe se unë isha, si e tillë, kryesisht shërbëtorja e Tij, edhepse Ai nuk më bëri të ndjehesha kështu.
Si një foshnje, ai do të vinte Kokën e Tij Hyjnore pranëgjirit tim dhe m
ë
rm
ë
riste fjalë Dashurie me kaq emocion sa do ta mbushte Zemrëntime dhe ndjehesha sikur ajo do të shpërthente nga gëzimi. Ky fëmijë i vogël i imi u bë gjithçka për të cilin unëjetova. Çdo prekje më mbushte me një ëmbëlsi të tillë të pabesueshme dhe gëzim.Të gjithë ata që e shikonin Atë, madje edhe si një foshnje, do të thonin se sa i veçantë ishte Ai. Sytë e Tij depërtues do të trazonin shpirtrat e tyre dheshumë prej tyre nuk do ta dinin përse.
Kjo lidhje e veçantë mes meje dhe Birit tim të dashur kurrënuk mund të thyhej. Unë e dija se kisha lindur vetëm që të bëhesha Nëna e Tij.Kjo ishte e vetmja arsye për qënien time.
Dhe kështu, unë ju përgjigja çdo nevoje të Tij dhe Ai, mekaq Dashuri dhe Dhembshuri, i vuri të gjitha nevojat e mia para të Tijave. Dëshirate Tij gjithmonë përputheshin me mua, Nënën e Tij, shërbëtorja e Tij e përulur.
Kur Ai nuk besohej të ishte Biri i njeriut, kur Ai shpalltetë Vërtetën dhe vepronte ashtu si dëshironte Ati i Tij, unë derdhja lotë tëhidhur. Sa u lëndova kur dëshmova persekutimin e Tij.
Unë e durova dhimbjen e tij, jo vetëm si çdo nënë do ta duronte– po të shikonte dhimbjet që i shkaktohen mbi fëmijën e saj – dhimbja e Tij ubë e imja dhe dhimbja ime u bë e Tij.
Ata e detyruan Atë të ecte, duart e lidhura përpara me litarëtrreth Belit të Tij, që do të thoshte se Ai mund të ecte – vetëm po të tërhiqtekëmbët zvarrë, dhe pak nga pak. Kur Kryqi u hodh mbi Trupin e Tij të dërrmuardhe të shkatërruar, dhimbja ime ishte kaq torturuese, sa më bintë të fikëtvazhdimisht.
Dhimbja ime nuk ishte vetëm fizike;hidhërimi im ma shponte Zemrën dhe ma copëtonte në dysh. Deri në këtë ditë,Zemra ime është e ndërthurur me atë të Birit tim dhe prandaj, gjatë Javës sëShenjtë, unë e jetoj dhimbjen, mundimin dhe persekutimin me Birin tim përsëri.
Fëmijë, të shpjegoj egërsinë e shkaktuar mbi Birin tim do tëishte e pamundur për ju ta kuptoni; kaq mizore ishte rrahja me kamzhik. Trupi i Birit tim u bë copë copë.
Kurrë mosharroni se Ai ishte Biri i njeriut, i dërguar për të shpenguar çdo shpirt nëtokë, përfshi edhe ata që janë të gjallë në botë sot. Ai vdiq në agoni tëtmerrshme, për të shpëtuar secilin dhe çdo njërin nga ju sot.
Vuajtja eTij nuk përfundoi në Kalvari. Ajo akoma do të durohet nga Ai, deri në Ditën eMadhe të Ardhjes së Tij të Dytë.
Ata që i shpërfillin këto paralajmërime nga Qielli janë tëlirë ta bëjnë këtë. Ata nuk do të gjykohen për shkak të këtij refuzimi. Por, ndërsaata largohen nga e Vërteta e këtyre zbulimeve nga Qielli, ata do të tundohen nëmëkat. Mëkatet me të cilat ata do të tundohen, do të jenë ato që do tëdeklarohen të mos jenë më mëkate nga ata armiqtë në Kishën e Birit tim në tokë.
Faleminderit, fëmijë, që i hapni mëndjet, zemrat dheshpirtrat tuaj ndaj kësaj thirrje nga Qielli, e dërguar tek ju prej Dashurisë,që Zoti mban për të gjithë fëmijët e Tij.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal ne anglisht: