Jesus2Me top graphics
I love you all. Always keep My Love locked within your hearts and I will always protect you from evil.

Jesusi: “Koha për ndarjen është së shpejti dhe ju duhet të pregatiteni”

e enjte, 21 mars 2013 20:00

Holy Weekdivision amongst Christianspersecuton of prophetsadorationBenedict XVIdaily Rosaryslandersprayer for helppreparition to persecution

Bija Ime e dashur, sa thyhet Zemra Ime për shkak tëtrishtimit, që po ndjehet nga shpirtrat që janë çorjentuar për arsye tëlargimit të papës Sim të fundit, Benedikti Im i dashur.

Ju, shpirtrat e Mi të dashur, ndjeheni kaq të hutuar dhedisi të vetmuar. Unë e ndjej dhimbjen tuaj dhe ju duhet të luteni fort për DorënTime të Mëshirës, që Unë të mund të arrij të ngushëlloj zemrat tuaja tëtrishtuara.

Kjo do të jetë një kohë tradhëtie për ty, bija Ime, pasishumë nga ata që kanë mbajtur anën e këtij Misioni të Shenjtë do të largohen.Ti duhet ta shtosh kohën që kalon në Adhurimin Eukaristik në 7 ditë në javë  dhe vetëm atëherë do të jesh në gjëndje të ecëshe vetme dhe pa frikë, për të kryer detyrat, që Unë do të jap, shumë prej tëcilave do të jenë jashtëzakonisht të vështira.

Ju duhet të qëndroni të fortë, të gjithë ju, në këtë kohë.Ju nuk duhet të dëgjoni ato zëra të mospranimit, që do të acarojnë nervat e tuadhe që do të shtohen në numër të madh ndërsa vjen Java e Shenjtë.

Çdo fyerje,çdo gënjeshtër, çdo kundërshtim djallëzor ndaj këtyre, Mesazheve të Mia tëShenjta për botën, do të jenë kryqi yt për t'u mbajtur për 10 ditët e fundit.

As edhe përnjë moment nuk do të lejoheni ju, ndjekësit e Mi, të pushoni, të luteni, apo tëmeditoni mbi Fjalën Time Më Të Shenjtë.

Kini kujdes se pa mbrojtjen e Rozares së Shenjtë, e ciladuhet të thuhet përditë, se ju do ta lini veten të hapur ndaj dyshimeve, që nukvijnë nga Unë.

Koha përndarjen është së shpejti dhe ju duhet të pregatiteni.

Unë dëshirojt'ju jap një hir të veçantë për t'ju ndihmuar t'i bëni ballë persekutimit dhepresioneve, që do të vihen mbi ju, për t'ju inkurajuar të tërhiqeni nga Mesazhete Mia. Do të duhet besim i madh, mirëbesim dhe nerva çeliku, për t'u përqëndruarnë Fjalën Time të Shenjtë, dhe prandaj, ju duhet të thoni këtë Fushatë Lutje,një herë në ditë, që tani e tutje.

Fushata e Lutjes (102) Për të ruajtur fenë dhe besimin nëMesazhet e Zotit për botën.

“Më i dashuri Jesus,kur unë bie, më ngri lart.

Kur kam dyshime, më ndri

çomëndjen.

Kur jam në hidhërim, më trego Dashurinë Tënde.

Kur unë kritikoj, më ndihmo të qëndroj i heshtur.

Kur unë gjykoj një tjetër në publik, vulosi buzët e mia.

Kur unë shpreh blasfemi, në Emrin Tënd, më fal dhe më kthe nëmbrojtjen Tënde.

Kur më mungon guximi, më jep shpatën që më duhet për tëluftuar dhe shpëtuar shpirtrat që Ti dëshiron.

Kur i rezistoj Dashurisë Tënde, më ndihmo të dorëzohem dhe tabraktis vetveten, plotësisht, në kujdesin Tënd Dashamirës.

Kur unë largohem, më ndihmo të gjej Udhën e të Vërtetës.

Kur e vë në pyejtje Fjalën Tënde, më jep përgjigjen që unë kërkoj.

Më ndihmo të jem i duruar, i dashur, dhe i sjellshëm ndajatyre që të mallkojnë Ty.

Më ndihmo të fal ata që më fyejnë dhe më jep hirin që mëduhet për të ndjekur Ty deri në fund të tokës. Amin.”

Shkoni, ndjekësit e Mi të shtrenjtë, dhe kujtoni se detyrajuaj është ndaj Meje, Kishës suaj dhe Mësimeve të Mia. Merreni Shpatën e Shpëtimitdhe me atë luftoni me Mua për të marrë çdo shpirt të vetëm, përfshi edhe ata qëmëkatojnë kundër Meje, në Mbretërinë Time.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara