Jesus2Me top graphics
Be strong now. I love you all.

Zgjohuni ndaj të Vërtetës para se të jetë tepër Vonë

e premte, 15 prill 2011 23:00

Volume 1temporary life on earthOur Lady as defeating satanHellsanctifying graceemptinesshappinessjoy in GodAdam and EveConfessionsacramentsRosary as a protection against sinrichnessmaterialismMother of Salvationpower of prayerwarning of the Hellto atheists

BijaIme e dashur, ti duhet t’i thuash botës se duhet t’i përmbahet Vullnetit Tim Mëtë Shenjtë, nëse njerëzimi e dëshiron jetën e përjetshme. Kjo botë, edhe pse kashumë për të ofruar, kurrë nuk do ta kënaqë urinë tuaj. Po të mos ishte përmëkatet e prindërve tuaj të parë, Adamit dhe Evës, atëherë po, do të kishteqenë e mundur të jetonit në lumturinë e përjetshme pa asnjë pengesë në udhëntuaj. Për shkak se mashtruesi është kudo, ai nuk do ta lërë asnjërin nga ju qëta planifikojë jetën e tij drejt Meje. Dinak, gënjeshtar, ai vazhdimisht do tëpërpiqet të sigurojë që ju të bini në mëkat përmes mënyrave të ndryshme tëjoshjes. Megjithatë, ai do ta ketë shumë të vështirë, t’ju vërë në shënjestërnëse jeni në gjendje hiri, të arritur përmes Rrëfimit dhe Sakramentit tëBekuar.

Rruzarjae Shenjtë është në veçanti efektive kundër Satanit për arsye të fuqive të dhënaVirgjërës së Bekuar, Nënës Sime, nga Hyji Ati i Përjetshëm. Ajo ka fuqi tëpamasë mbi mashtruesin. Ai është i pafuqishëm kundër saj dhe ai e di këtë. Nëseju e lejoni Nënën Time të Shenjtë t’ju drejtojë drejt hireve për të cilat ajomund të ndërhyjë, në emrin tuaj, atëherë ju do të qëndroni të paprekur ndajinfluencës së tij.

Ndërsanjerëzit sot përpiqen drejt lumturisë dhe paqes mbi këtë tokë, ata kërkojnë njëformulë sekrete. Këtu ata e kalojnë kohën duke u përpjekur të shkyçin sekretine lumturisë, përfitimit material dhe paqes në jetët e tyre. Ata dalin memënyra, ide të reja, të gjitha këto të reklamuara përmes skemash për t’u bërëtë pasur. Pavarësisht nga të gjitha argumentet që ata paraqesin, shumë prej tëcilave janë të bazuara mbi idealizmin e krijuar psikologjikisht, thjesht nukështë e mundur të gjeni paqe dhe gëzim në jetët tuaja nëse nuk besoni në HyjinAtin e Përjetshëm. Ai është i vetmi Dhurues i Jetës. Pa u afruar tek Ai, ju dotë jeni të zbrazët në shpirt. Ata prej jush, që shpenzojnë shumë kohë tëkonsiderueshme duke u përpjekur të përgënjeshtrojnë Ekzistencën Time, eharxhojnë kohën e tyre duke ndjekur ëndrra, që kurrë nuk do të japin fryt. Refuzimi juaj kokëfortë për ta pranuar Krijuesin tuaj, Qenien Supreme iCili e krijoi këtë botë, do t’ju çojë në një humnerë të errësirës sëpërjetshme. Shumë njerëz si ju, të cilët shkuan deri aty sa ta mohojnëEkzistencën e Hyjit, në jetën e tyre, duke përhapur gënjeshtrën se nuk ka njëgjë të tillë si Hyji Atë, për fat të keq, tani janë në thellësitë e Ferritsipas zgjedhjes së tyre. Mos e lejoni këtë që të ndodhë tek shpirtrat tuaj; kuata që përfundojnë në Ferr, digjen sikur të ishin akoma prej mishi. Sa qeshSatani me injorancën tuaj. Kur ju e mohoni Hyjin, ju mohoni të drejtën tuajndaj lumturisë së përjetshme. Po kjo lumturi e përjetshme është ajo që ju ekërkoni pa pushim në këtë botë. Por ajo nuk mund të arrihet në Tokë.

Kurrëmos e jetoni jetën tuaj në Tokë sikur kjo të ishte e vetmja pjesë e ciklit tëekzistencës suaj, sepse nuk është. Shtëpia juaj e vërtetë do të jetë në Parajsëme Mua.

Shpëtimtari juaj idashur

Jezu Krishti



Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara