e mërkurë, 21 nëntor 2012 18:45
Our Lady as Advocateprayer for forgivenessto those who believe in these Messagescall to prayerlove to sinner and condemnation fo sinprayer for conversionprayer to Mother of Salvationprayer for unbelieversabortionprayer for sinnersMother of SalvationDivine Mercycriteria of salvationBija Ime, të gjithë fëmijët e mi që e duan Birin tim të bashkohen në lutje në këtë periudhë vështirësie në botë.
Ju duhet të luteni që ata shpirtra të gjorë, që vazhdojnë ta kryqëzojnë Birin tim, të largohen nga mëkati dhe t'i kërkojnë Birit tim t'i fali.
Koha është e shkurtër dhe vetëm ata në gjëndjen e hirit të Zotit mund të hyjnë në Mbretërinë e Birit tim.
Kur më parë duheshin shumë vite lutjesh, sakrifice dhe devotshmërie ndaj meje, Nënës suaj të Bekuar; tani do të ketë mbetur vetëm pak kohë për ju për të kërkuar shpengim.
Lutuni fort, të vegjlit e mi, për ata që e fyejnë Birin tim dhe turpërojnë Atin Tim, Hyjin Më Të Lartin.
Sa shumë i kanë kthyer shpinën Zotit. I ligu ka arritur t'i kthej zemrat e tyre në gur.
Shumë pak e nderojnë jetën që ju është dhënë fëmijve të Zotit. Jeta juaj është në Duart e Zotit. Çdokush që ngatërrohet me Krijimin e Zotit do të ndërshkohet.
Bija ime, ti duhet t'i bësh thirrje të gjithë atyre që ju është dhënë Libri i të Vërtetës të më luten mua, Nënës së Shpëtimit. Mua më është dhënë detyra të ndihmoj Birin tim në shpengimin e njerëzimit.
Më lejoni t'ju ndihmoj juve fëmij të shikoni udhën tek Biri im me qartësi dhe dashuri në zemrat tuaja.
Unë do t'ju ndihmoj të kapërceni çdo pengesë që e bllokon udhëtimin tuaj drejt Mëshirës së Birit tim.
Ju lutem të kujtoni se Biri im është i gjithë për faljen. Ai i do të gjithë fëmijët e Zotit, pavarësisht se sa e mundojnë Atë.
Ajo që ju duhet të bëni është të ktheheni tek Ai dhe të kërkoni që Mëshira e Tij t'ju sjell më pranë Tij.
Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë ata që e kanë fyer Birin tim dhe që kanë prishur Kishat e Tij, sepse ata kanë nevojë për ndihmë.
Ata janë shpirtra të humbur dhe duhet të sillen përsëri në Gjirin e Birit tim. Përndryshe kjo do ta thyej Zemrën e Tij.
Faleminderit që i përgjigjeni kësaj thirrje nga Qielli.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal ne anglisht: