e diel, 11 nëntor 2012 18:00
HellResurrectiontransfer to the New Paradisethis generationPurgatoryGreat TribulationNew Paradisethe Second Comingpeace in soulApocalypserole of sufferingprayer for the mitiagation of chastisementPjesa e Parë
Bija Ime e dashur, është gjithmonë e rëndësishme të kujtosh se kur ti vuan, nuk është vetëm dhimbja jote, që ti ndjen. Është dhimbja Ime që ti duron. Dhimbja për të cilën Unë flas, nuk është ajo që Unë durova gjatë Kryqëzimit Tim, por ajo që përballem sot ndërsa shikoj dhe ndjej dhimbjen e njerëzimit.
Njerëzit po vuajnë në botë për shkak të errësirës së shpirtit. Madje edhe ata që bëjnë jetë të thjeshtë dhe përpiqen t'i ndjekin Mësimet e Mi po vuajnë. Ata ndjehen të dërrmuar ndërsa përpiqen të duan njëri tjetrin. Ata gjithashtu vuajnë për shak të dyshimeve, që ata përjetojnë në besimin e tyre.
Sa shumë nuk e kuptojnë kuptimin e jetës së përjetshme apo faktin se jeta nuk mbaron, kur një person vdes në këtë tokë. Prandaj dhe kaq shumë njerëz nuk pregatiten për jetën tjetër.
Shumë njerëz në të kaluarën nuk u pregatitën mjaftueshëm dhe janë ose në Ferr ose në Purgator.
Këtij brezi i është dhënë një Dhuratë, nga e cila asnjë brez tjetër nuk ka përfituar. Shumë njerëz thjesht do ta bëjnë tranzicionin nga kjo jetë menjëherë pa e përjetuar vdekjen, si ju e njihni.
Ardhja Ime e Dytë do të sjelli me vete këtë Dhuratë të jashtëzakonshme. Prandaj mos kini frikë. Gëzoni, sepse Unë vij tek ju për tu sjellë një të ardhme të begatshme.
Mendojeni kështu. Në një kohë që ju do të duroni disa vështirësi, dhe do t'ju duhet të dëshmoni mënyrën me të cilën Egzistenca Ime do të mohohet, kjo nuk do të zgjasi shumë.
Unë e kuptoj se shumë prej jush shqetësohen, por Unë solemnisht ju premtoj se tranzicioni do të jetë i shpejtë. Pastaj, kur të shikoni Jeruzalemin e Ri të ulet në Tokën e Re, Parajsën e Re, ju do të mbusheni me gëzim.
Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj këtë Krijim të bukur. Zemra Ime buçet nga Dashuria kur mendoj se si ju dhe të dashurit tuaj do të reagoni të mbrekulluar. Atëherë do të jetë edhe kur misteri i besëlidhjes finale do t'ju bëhet i qartë.
Qartësia e Premtimit Tim për të ardhur përsëri me të vërtetë do të kuptohet më në fund.
Bota do të bëhet një familje e shenjtë dhe do të jetë në egzistencë sipas Vullnetit Hyjnor të Atit Tim si dhe në bashkësi me atë.
Kjo do të jetë një periudhë e ri-bashkimit, kur ringjallja e parë e të vdekurve do të ndodhi. Ata që kanë qënë të pastruar në këtë tokë, përmes pastrimit, do të bashkojnë ata që kanë qënë pastruar në Purgator për të jetuar në Parajsën e Re.
Shumë do të ndryshoj por të gjithë ata që më ndjekin Mua dhe bashkohen me Mua në Epokën Time të Re të Paqes, mbi të cilën Unë do të mbretëroj përmes drejtimit Tim shpirtëror, do të gjejnë paqe në shpirt.
Më në fund vuajtja e përjetuar nën sundimin e Satanit në këtë tokë nuk do të jetë më.
Çdo dhimbje, çdo vuajtje, çdo lutje, çdo përpjekje e duruar nga ju për të mbledhur shpirtrat që lëngojnë mbrapa dhe që shkelmojnë dhe luftojnë gjatë gjithë kohës, do t'ja vlejnë.
Parajsa e Re është gati. Ajo që ju duhet të bëni është të pregatisni shpirtrat tuaj dhe të ecni drejt portave. Ju që e shpengoni veten tuaj në Sytë e Mi, do t'ju jepen çelësat për të hapur portat.
Ngulmoni gjatë kësaj vuajtje që po afron sepse është diçka që duhet të ndodhi ashtu si është treguar në Librin e Atit Tim.
Lutjet tuaja do të dobësojnë shumë prej saj dhe Ati Im do të ndërhyj në çdo fazë të mundur për të ndaluar veprat djallëzore të ndikojnë mbi fëmijët e Tij të shtrenjtë.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: