e enjte, 14 prill 2011 11:00
Volume 1Novena of Divine MercyHoly Fridaycall to prayerask for forgivenessJesus SaviourThe Holy WeekBijaIme e dashur, faleminderit që po përkushton më shumë kohë ndaj kësaj Pune Më tëShenjtë. Koha ka ardhur që të gjithë ju t’i hapni zemrat tuaja ndaj Meje, vetëmpër një ditë, për të më dhënë Mua mundësinë t’ju mbush me hire të veçanta. Këtohire do të hidhen tani mbi ata prej jush që e kanë harruar se Unë Ekzistoj,ndërsa koha po afron për Të Premten e Madhe.
Ndërsakoha për Novenën e fuqishme të Mëshirës Hyjnore po afron, kjo kohë do tëpërdoret për t’i vërshuar shpirtrat tuaj me një Dhuratë të veçantë nga Unë.Bëni tani ashtu si them Unë, dhe lutuni me fjalët tuaja, tek Unë sot. Hiret qëUnë do t’ju jap jo vetëm që do t’ju sjellin më pranë Zemrës Sime të Shenjtë,por do t’ju mbushin me Shpirtin e Shenjtë. Bëni lutjen e Novenës (Nëntë-ditëshit)nga e Premtja e Madhe dhe përfshini sa më shumë shpirtra të mundeni dhe Unë dota shpëtoj gjithsecilin.
Përata prej jush që mbeten prapa, madje edhe pas përkushtimit ndaj Meje, Unë dot’ju ngre përsëri. Kurrë mos kini frikë të ktheheni tek Unë nëse largoheni. Unëkurrë nuk do t’i braktis ata që vazhdojnë të kthehen tek Unë. Si mëkatarë, kjodo të tentojë të ndodhë. Kurrë mos kini frikë, Unë Jam duke qëndruar përkrahjush gati për t’ju përqafuar çdo herë. Mëkati mund të falet. Kurrë mos u ndjenifajtorë për mëkatin nëse ju duhet të ktheheni tek Unë për të kërkuar falje. UnëJam gjithmonë atje.
Fëmijëte Mi, përdoreni Javën e Shenjtë për t’i kujtuar të gjithë për Sakrificën që Unëbëra për mëkatarët. Dhembshuria Ime është akoma e fortë. Ajo kurrë nuk ështëdobësuar për shpirtrat, madje edhe për ata mëkatet e të cilëve më shkaktojnëMua fyerje të thellë. Nëse një shpirt kërkon falje, atëherë ai mëkat do tëhiqet.
NovenaIme e Mëshirës Hyjnore do të japë hiret më të fuqishme kur të recitohet nga ePremtja e Madhe deri në Festën e Mëshirës nëntë ditë më vonë. Duke e recituarkëtë ju jo vetëm që do të shpëtoni shpirtrat tuaj por miliona të të tjerëve.Bëjeni këtë për Mua.
Shpëtimtari juajHyjnor përherë i dashur dhe besnik
Jezu Krishti