EMërkurë, 13 Prill 2011, në 23:00
BijaIme e dashur, Unë derdh lot me trishtim të madh sonte për mëkatet e njerëzimit,që janë shtuar me intensitet të madh, ndërsa koha po afron që bota tëpërkujtojë Mundimin Tim në Kryq. Dhimbja Ime është akoma më e madhe se sa ishtekur Unë u kryqëzova në fillim. Tani Unë po e ri-përjetoj Agoninë që durova,ndërsa mëkatet e njerëzimit e copëtojnë Zemrën Time si një shpatë, që është mëe gjatë, më e mprehtë dhe më e dhimbshme. Dëgjojini lutjet e Mia. Dëgjojinithirrjet e Mia. Të gjithë ju, më ngushëlloni Mua në këtë agoni të thellë që Unëe duroj sot. Unë duhet të dëshmoj, çdo ditë, dëshpërimin e thellë, dhimbjen dhetorturën e shkaktuar nga njeriu, mbi njeriun, nga njeriu, mbi fëmijët. Këtavrasës nuk ndjejnë keqardhje, kaq të infektuar janë shpirtrat e tyre të errëtnga Satani, mashtruesi. Ai nuk tregon fare keqardhje për asnjërin prej jush,sepse ai nuk ka shpirt. Prapë, njeriu me mendjelehtësi dorëzohet ndaj tundimevetë tij si ndonjë i verbër. Kaq me nënshtrim e lejojnë ata veten të zhyten nëkëtë errësirë të tmerrshme, sa Unë duhet të mbështetem tek ju besimtarë që tëluteni fort për të shpëtuar shpirtra të tillë.
DhimbjaIme intensifikohet çdo ditë. Mëkati nuk shihet nga njeriu, për atë çfarë është.Në nivelin e tij më bazik ai është një dashuri ndaj vetvetes. Në nivelin më tëkeq, ai është një dëshirë për të gjitha gjërat që i dëmtojnë të tjerët, përmespandershmërisë, dhunës, abuzimit dhe vrasjes. Përse njerëzit e bëjnë një syqorr kur shikojnë mizori të tilla? Ato viktima janë njerëz ashtu si ju. Lutunifort për këta keqbërës, sepse edhe ata janë viktima. Ata, fëmijët e Mi, kanërënë në kurth nga mashtruesi, prapë shumë madje nuk e pranojnë se ai ekziston.Koha po afron tani që Fjala Ime me të vërtetë të dëgjohet përsëri në Tokë. Julutem, ju lutem t’ia shpjegoni të gjithëve se Mëshira Ime tani ka për t’udëshmuar mbi Tokë gjatë ngjarjes mistike që do të vijë. Është e rëndësishmet’iu thoni sa më shumë njerëzve të jetë e mundur që t’i kërkojnë Hyjit Atit tëPërjetshëm, ta falë secilin dhe çdonjërin prej jush, për mëkatet e kryera në tëkaluarën. Bëjeni këtë tani dhe shpejt. Shpëtojini shpirtrat tuaj dhe ata të tëtjerëve. Ndërsa konvertimi të vërshojë, disa shpirtra të pafat nuk do t’imbijetojnë tronditjes. Lutuni, lutuni që ata të mos vdesin në mëkat mortor.
Julutem ta kujtoni veten për Mundimin Tim gjatë Kreshmës, duke e konsideruarSakrificën që Unë e bëra me dëshirë për të gjithë ju me qëllim që të shpëtonit.Pastaj kuptojeni se Paralajmërimi, Ndriçimi i Ndërgjegjes, është Dhurata Imetjetër e Madhe e Mëshirës për njerëzimin.
Përhapnikthimin në besim ngado. Ndihmoni në mposhtjen e mashtruesit duke lutur MëshirënTime Hyjnore për të shpëtuar shpirtra. Besoni tek Unë tani dhe më ktheni Mua nëzemrat tuaja. Bashkohuni së bashku për ta shpëtuar njerëzimin përmes dashurisë.
Shpëtimtari juajHyjnor, Jezu Krishti
Biri i Hyjit Atit tëGjithëpushtetshëm
Krijues dhe Bërës i të gjitha gjërave