e shtunë, 20 tetor 2012 23:20
Volume 3Heavenperversionshours after deathdesiresatanismcall to prayerdeathpoliticsPurgatoryprayer for protectionvictim soulsthe Warningmurdertactic of satanintelligencerole of sufferingpower of prayerwarning of the HellDivine MercyGod's TruthBija Ime e dashur, vizioni që të lejova të dëshmosh natën e kaluar ishte për të forcuar ty shpirtërisht dhe të tregoja të Vërtetën e jetës pas vdekjes.
Gjatë orëve të para pas vdekjes, Satani dërgon djajtë e tij për të tunduar shpirtrat –madje edhe në këtë fazë.
Ai i tundon ata të refuzojnë gjëndjen e Purgatorit. Ai bën të njëjtën gjë tek ata që kanë vdekur në gjëndjen e hirit të Zotit dhe që janë të destinuar për Parajsën.
Unë të tregova shpejtësinë me të cilën shpirtrat hidhen në Ferr dhe persekutimin e frikshëm me të cilin përballen, me qëllim që të paralajmërojmë ata që nuk besojnë se ai egziston.
Biljona shpirtra janë tashmë atje, dhe ka shumë të tjerë që hyjnë atje çdo sekondë, prandaj tu duk si një reshje e yjeve të rënë, si një breshër që bie në liqenin e zjarrit.
Unë të tregova edhe shokimin dhe gëzimin e fytyrës së atyre shpirtrave, kur tërhiqen në minutën e fundit dhe shpëtojnë. Kjo është në sajë të vuajtjeve të pranuara nga shpirtrat e zgjedhur për shpëtimin e shpirtrave të tillë nga Ferri.
Në fillim ti pe terrorin dhe pastaj frikën në fytyrat e tyre kur e Vërteta e vëndit të tyre final të prehjes po ju tregohej. Pastaj tu tregua gëzimi në fytyrat e tyre, kur e kuptuan se kanë shpëtuar.
Biljona shpirtra, tashmë në Ferr, janë ata që më kanë refuzuar Mua, paturpësisht, gjatë jetës së tyre në tokë. Shumë ishin njerëz të zgjuar dhe inteligjent, në pozita me influencë në botë, të cilët bënë çdo gjë për të bërë të mundur që Fjala e Zotit të mos dëgjohej. Shumë ishin përgjegjës për urdhërimin e vrasjes së mijra njerëzve të pafajshëm. Ata egzekutuan fëmijët e Zotit pa asnjë keqardhje në zemrat e tyre. Ata kryenin vepra të turpshme, përfshi degjenerim seksual, të cilat janë fyese për Zotin dhe të neveritshme për Atë.
Shumë shkaktuan persekutim kundër Kishave të Zotit përmes aktiviteteve spirituale dhe në disa raste u bashkuan me armikun në meshate e zeza ku adhuronin bishën.
Ata janë shpirtrat që ti po shpëton bija Ime. Ata me shpirt të nxirë dhe zemër prej guri.
Gjenden 10 herë më shumë shpirtra në Ferr sesa në Purgator. Biljona shpirtra në Ferr, të gjithë në nivele të ndryshme, ja kalojnë atyre në Parajsë me 33 (më tepër) për çdo shpirt të vetëm.
Nuk është e lehtë të shkosh në Parajsë dhe duhet shumë përkushtim për ta pregatitur shpirtin për të hyrë tek portat.
Kjo është koha e të Vërtetës.
Mëshira Ime, megjithatë, është e madhe. Kur ju e kërkoni atë, për veten tuaj, lutjet tuaja do të përgjigjen. Kur e kërkoni për një shpirt tjetër të shpëtoj, sidomos në orën e tyre të vdekjes, thirrja juaj do të dëgjohet. Nëse nuk e kërkoni Mëshirën Time, ajo nuk mund të jepet.
Në kohën e Paralajmërimit, Mëshira Ime do të hidhet mbi gjithë tokën. Pastaj ju mund të më kërkoni Mua Mëshirën Time të Madhe, për t'ju mbrojtur.
Ata që e refuzojnë Mëshirën Time, kjo do të jetë sipas vullnetit të tyre të lirë.
Mëshira Imë është e bollëkshme, dhe prapë shumë pak e kërkojnë atë.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: