e premte, 19 tetor 2012 9:06
HostHoly MassPurgatoryEucharistI Am(Marrë gjatë një shfaqje të Virgjërës së Bekuar Mari, që zgjati 20 minuta, gjatë së cilës një imazh i Eukaristisë së Shenjtë u shfaq në ballin e saj)
Bija Ime, Figura e Shenjtë që shikon në ballin tim është një simbol për t'i vërtetuar të gjithë fëmijve të Zotit, Praninë e Vërtetë të Birit tim në Eukaristinë e Shenjtë.
Biri im është i pranishëm në botë dhe qëndron pranë secilit prej fëmijve të Zotit çdo ditë, me shpresën se ata do ta ndjejnë Praninë e Tij.
Fëmijë, do të jetë vetëm kur të merrni Trupin e Vërtetë të Birit Tim, Jesu Krisht, Shpëtimtari I njerëzimit, që ju do të bekoheni me hire të veçanta.
Kur Biri im vdiq për mëkatet tuaja, që çdo fëmij i Zotit të jetë në gjëndje ta mposhti vdekjen, Ai la mbrapa një trashëgimi të rëndësishme.
Prania e Krishtit në Eukaristinë e Shenjtë është Reale, dhe kur konsumohet, ju sjell mbrojtjen e veçantë. Ju sjell më pranë në bashkësi me Atë.
Ai është Buka e Jetës. Kjo Dhuratë për ju, fëmijë, kurrë nuk duhet të vihet në dyshim apo të refuzohet.
Favoret që ju jepen atyre që e marrin Trupin dhe Gjakun e Tij përfshijnë shpëtimin nga Purgatori, nëse merret çdo ditë.
Biri Im do t’ju marri ju, në orën e vdekjes, në Krahët e Tij larg nga zjarri i Purgatorit.
Mesha e Shenjtë, e cila ofron Trupin e Vërtetë të Birit tim, në nder të Atit tim, sjell gjithashtu me vete përfitime të mëdha.
Në sa më shumë Mesha ditore të merrni pjesë, aq më shumë do të merrni Trupin dhe Gjakun e Birit tim, në Eukaristinë e Shenjtë, do t'ju jepet imuniteti nga pastrimi në flakët e Purgatorit.
Ju që e shpërfillni Egzistencën e Birit tim, në Eukaristinë e Shenjtë, i mohoni vetes një Dhuratë të madhe. Ju nuk do të dënoheni për refuzimin e Trupit të Tij në Meshën e Shenjtë, por ju nuk do të merrni hiret që Ai dëshiron të dhuroj mbi të gjithë fëmijët e Zotit.
Kungimi I Shenjtë që ju merrni duhet të nderohet si duhet. Kur ju merrni Trupin e Tij, Ai do t'ju mbushi me një dashuri të thellë dhe të përulët, e cila do ta forcoj besimin tuaj dhe do t'ju sjelli Jetën e Përjetshme.
Eukaristia e Shenjtë është Dhurata, e cila do t'ju fali Jetën e Përjetshme. Kurrë mos e harroni këtë.
Biri im vuajti shumë për t'i dhënë botës këtë Dhuratë të madhe, pashaporta drejt Parajsës. Mos e refuzoni atë. Mos e sfidoni bujarinë e Tij. Mos e nënvlerësoni Fuqinë e Kungimit të Shenjtë.
Ju lutem thoni këtë Fushatë Lutje (81) për Dhuratën e Kungimit të Shenjtë.
O Trup Qiellor, mbushe trupin tim me ushqimin që i duhet. Mbushe shpirtin tim me Praninë Hyjnore të Jesu Krishtit. Më jep hiret për të përmbushur Vullnetin Hyjnor të Zotit. Më mbush me paqe dhe qetësinë që buron nga Prania Jote e Shenjtë. Kurrë mos më lejo të dyshoj Praninë Tënde. Më ndihmo të pranoj Ty në Trup dhe në Shpirt dhe me anë të Eukaristisë së Shenjtë,
Hiret që më dhurohen, do të më ndihmojnë të shpall Lavdinë e Zotit Tonë Jesu Krisht.
Pastroje zemrën time. Hape shpritin tim dhe më shenjtëro, kur të marr Dhuratën e madhe të Eukaristisë së Shenjtë. Më dhuro hiret dhe favoret që ajo dërgon mbi të gjithë fëmijët e Zotit dhe më fal imunitetin nga zjarri i Purgatorit. Amen.
Bijtë e mi, ju duhet të luteni që të gjithë Kristjanët ta pranojnë dhe ta kuptojnë Fuqinë e Euakaristisë së Shenjtë. Ajo është mburoja e kërkuar për të shpëtuar shpirtrat e të gjithë fëmijve të mi.
Pranojeni atë me hiret e mira dhe bujarinë e zemrës.
Nëna juaj e Bekuar
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal ne anglisht: