e diel, 14 tetor 2012 18:10
Volume 3executionssalvation in prayerJesus Saviourabortionmurderprayer for sinnersslavery of sindo not judgeprayer for satansistrole of sufferingpower of prayerO Jesus I dashur,
Unë të lutem për Mëshirë për ata që kryejnë vrasje. Unë të kërkoj falje për ata në mëkat mortor. Unë të ofroj Ty vuajtjet dhe vështirësitë e Mia,
që Ti të hapësh Zemrën Tënde dhe t’i falësh mëkatet e tyre.
Unë të kërkoj që Ti të mbulosh me Gjakun Tënd të Shtrenjtë të gjithë ata me qëllime djallëzore në shpirtrat e tyre,
që edhe ata të mund të pastrohen nga ligësitë e tyre.
Amen.
Mbaheni mënd se, edhe pse mëkatet e tyre ju bëjnë të ndjeheni keq, ndjekësit e Mi, këta shpirtra kanë nevojë për ndihmën tuaj.
Ata janë infektuar nga i ligu dhe shumë prej tyre nuk e dinë ndryshimin midis të mirës dhe të keqes.
Këta janë shpirtrat që më shkaktojnë Mua dhimbjen dhe trishtimin më të madh. Vuajtja Ime është shtuar, me qëllim që secili prej tyre të mund të shpengohet.
Shkoni, dishepujt e Mi, dhe lejoheni Dashurinë Time dhe Përuljen të vërshoj zemrat tuaja që edhe ju, përmes bujarisë suaj të vuajtjes, mund të shpëtoni këta fëmijë të humbur të Zotit.
Jesusi juaj.
Mesazhi origjinal ne anglisht: