E Shtunë, 13 Tetor 2012, ora 16:10
Bija Ime e dashur, profecitë e treguara në Fatima, tani po fillojnë të shfaqen në botë.
Qeveritë për një botë, të krijuara në ato shtete që po punojnë pa u lodhur së bashku, tashmë e kanë përfunduar punën e tyre, e cila do të shfaqet në botë së shpejti.
Kur ajo të shfaqet, do të krijohet edhe feja e re për një botë të vetme, e cila është një turp në Sytë e Atit Tim.
Kisha Ime është e infektuar nga armiqtë brënda saj, të cilët janë ujqër të veshur me lëkurën e deles. Ata mashtrojnë të gjithë ata me të cilët bien në kontakt.
Pastaj do të jetë futja e një vaksinimi global që do t'ju vrasi, nëse e panoni.
Kjo është një periudhë kur vetëm lutja dhe shumë prej saj mund ta zbusi efektin e kësaj ligësie të tmerrshme, e krijuar nga një grup elite e njerëzve në fuqi.
Ata punojnë në çdo pjesë të qeverive tuaja; dhe ata që punojnë krah për krah me ata çdo ditë, e dinë se çfarë janë ata duke bërë.
Kaq dinak janë ata sa do të tregojnë çdo vepër të keqe të tyre si një gjë të mirë, një shërbim i madh ndaj njerëzimit. Ata do të bëjnë çfarë të munden për të shkatërruar çdo gjë që ka të bëj me Zotin.
Ata do të përhapin dhe deklarojnë paganizmin. Fëmijët e Zotit, që i pranojnë ligjet e tyre dhe mësimet e tyre do të infektohen me metodat e tyre djalllëzore.
Ju duhet të luteni për mbrojtje, por mbi të gjitha, ju duhet të luteni për këta shpirtra. Sepse Ati Im ka si qëllim t'i ndëshkoj ata. Ai do të njohi secilin prej tyre dhe do t'i shkatërroj ata. Pa lutjet tuaja ata do të humbasin dhe do të hidhen në liqenin e zjarrit.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: