e mërkurë, 6 prill 2011 0:05
how to help unbelieversto all religionsMuslimspersonal prayerprayer for unbelieversother religionsfaithfulness to the faithdo not be afraidJewshomosexualitysacramentslove to neighboursphariseesdo not judgepeace in soulabout this Missioncommitement to JesusGod's LoveGod's CommandmentsMonday, 3 August 2015
EMërkurë, 6 Prill 2011, në 00:05
BijaIme e dashur, mundimi që ti po duron është për shkak se mashtruesi vazhdimishtpo përpiqet të të tundojë që të heqësh dorë nga kjo Punë më e Shenjtë. Ai po tëshkatërron. Pranoje këtë. Kurrë mos e dysho Fjalën Time Hyjnore, pavarësisht sesa e vështirë kjo mund të jetë për ty. Ti do të shpërblehesh me shpirtin epaqes kur ti me të vërtetë të dorëzohesh tek Unë. Vazhdo të ma thuash këtë çdoditë. Gjatë gjithë ditës dhe më kërko Mua hiret për të të mbushur me gëzim saherë që mashtruesi të sulmon. Qëndro e fortë, bija Ime. Kurrë mos u dorëzo.Çliroje mendjen nga gjërat e kota dhe përqendrohu tek Mesazhet e Mia për botën.Ato janë Mesazhet më të rëndësishme për njerëzimin sot. Ato po jepen për taudhëzuar njerëzimin që të gjejë edhe një herë udhën e drejtë drejt Meje.
Njerëzit janë tëpaqartë me Mësimet e Mia
Shumë njerëz janë tëhumbur tani. Ata janë të paqartë me Mësimet e Mia dhe prej mënyrave të shumtame të cilat ato janë interpretuar. Të shpëlara. Të ndryshuara. Me pjesë tështuara. Me pjesë të hequra. Fëmijët e Mi kanë nevojë për drejtim tani, meqëllim që ata të arrijnë të kërkojnë hiret që iu duhen atyre për t’u bërëpërsëri të fortë dhe të lehtë në shpirt. Kjo mund të ndodhë vetëm nga lutja dheduke iu përmbajtur Mësimeve të Mia.
Unë nuk përjashtoj asedhe një shpirt të vetëm në botë
Fëmijët e Mi që janëtë konvertuar e dinë këtë dhe afrohen më pranë Zemrës Sime përmes Sakramenteve.Megjithatë, për ata fëmijë të humbur, që enden, ata duhet të fillojnë që ngafillimi dhe ta kujtojnë veten për 10 Urdhërimet e dhëna botës përmesMoisiut. Shumë, shumë fëmijë sot janë të pavetëdijshëm për këto. Unë nukpërjashtoj as edhe një shpirt të vetëm në botë, pavarësisht se cilën fe atapraktikojnë.
Paralajmërim përbesimtarët që i përçmojnë besimet e tjera
Nësebesimtarët e Mi e diferencojnë veten dhe e vendosin apo e lartësojnë veten, nëkurriz të atyre që janë të pavetëdijshëm për Mësimet e Mia, atëherë ata posillen ashtu si bënë Farizenjtë. Turp për ata që e konsiderojnë veten mbi atashpirtra që kanë nevojë për ndriçim. Turp për ata, që, edhe pse janë tëvetëdijshëm për të Vërtetën, përbuzin ata me fe të ndryshme; për ata që besojnëse – duke qenë pranë së Vërtetës, dhe duke përfituar nga Sakramentet Më tëShenjta, ata janë më të rëndësishëm në Sytë e Mi. Po, Unë marr kënaqësi dhegëzim të madh në Zemrën Time nga ata ndjekës të përkushtuar. Por kur ata idënojnë apo i gjykojnë të tjerët për shkak të besimit të tyre, ata më fyejnëMua shumë.
Ndjekësite Mi, hapini sytë ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia, në nivelin më tëthjeshtë. Mos i gjykoni të tjerët. Mos i përçmoni ata që ju besoni të jenëmëkatarë dhe që i refuzojnë Mësimet e Mia, sepse ata janë të barabartë me ju nëSytë e Mi, edhe pse juve ju është dhënë Dhurata e së Vërtetës. Më sjelldëshpërim të madh kur ata ndjekës, edhe pse kanë qëllim të mirë, i urdhërojnëato shpirtra të gjorë, të humbur se si t’i jetojnë jetët e tyre. Ata e bëjnëkëtë në mënyrë të gabuar.
Kurrë mos iu thoniatyre me besim apo preferencë seksuale të ndryshme se janë të dënuar
Të shtyni Mësimet eMia në një mënyrë ku ju i thoni atyre që nuk janë ndjekës se ata do të dënohenapo do të lëndohen duke i quajtur udhët e tyre si ‘të liga’ thjesht do t’i bëjëata më të dobët se më parë. Thjesht do t’jua kthejnë shpinën. Atëherë ju do tëkeni dështuar. Në vend që të bëni leksion, tregoni dhembshuri. Mësojini përmesshembullit. Kurrë mos thoni apo të përpiqeni t’iu thoni këtyre njerëzve se atajanë të dënuar në Sytë e Mi, sepse ata nuk janë.
Unëe dua çdonjërin shpirt, të të gjitha feve, të të gjitha bindjeve, të të gjithabesimeve, të të gjitha preferencave seksuale. Secili është një fëmijë ishtrenjtë, asnjëri më i mirë se tjetri. Ndërsa mëkati gjithmonë do të jetë atje– ju jeni të gjithë mëkatarë mbajeni mend këtë – do të varet nga secili prejjush për t’i ndjekur Mësimet e Mia dhe për ta përhapur Fjalën Time.
Përqafojeninjëri tjetrin. Tregoni dhembshuri ndaj njëri tjetrit. Mos e përjashtoniasnjërin, pavarësisht nëse janë Katolikë, të grupeve të tjera të Krishtera,Islamikë, Hindu, Hebrenj, Budistë – madje edhe ato kulte të reja, që kanë dalëtë cilat nuk besojnë në Hyjin Atin e Përjetshëm. Lutuni për ta. Mësojuni atyrerëndësinë e hapjes së zemrës së tyre ndaj të Vërtetës. Mësojini përmesshembullit. Përhapni kthimin në besim. Por kurrë, mos hidhni gjykime mbi tëtjerët, apo të përpiqeni ta diferenconi veten nga ata që nuk e kuptojnë tëVërtetën.
Kurrëmos besoni, se juve ju janë dhënë hiret nga Qielli, prej besnikërisë suaj ndajMeje, se ju jeni më të mirë se vëllezërit apo motrat tuaja. Po, ju i sillnigëzim Zemrës Sime të Shenjtë, por ju duhet të silleni me të tjerët në njëmënyrë të dashur dhe jo diktatoriale.
Asnjë nga ju nuk ështëi denjë të gjykojë të tjerët
Mbajeni mend këtëmësim. Asnjë nga ju nuk është i denjë të gjykojë apo të përcaktojë të tjerët.Asnjë nuk e ka fuqinë apo Dijen Hyjnore të bëjë ndonjë vlerësim moral për tëtjerët. Mbani një mendje të hapur gjithmonë dhe kujtojeni, dita që ju të besonise jeni më të rëndësishëm në Sytë e Mi nga ata që ju i konsideroni të jenëmëkatarë, është dita që ju bëheni të humbur për Mua.
Unë nuk do tëpërjashtoj asnjë besim nga këto Mesazhe
Fjala Ime tani po ijepet si një Dhuratë njerëzimit, secilit dhe çdonjërit prej jush. Përmes këtyrekomunikimeve, Unë nuk do të përqendrohem vetëm në një grup të ndjekësve tëdevotshëm. Për ata prej jush që e kuptojnë të Vërtetën më lejoni Mua t’juakujtoj. Të gjithë fëmijët e Mi në mbarë botën, sidomos mëkatarët më të ngurtëdhe ata që nuk besojnë në Ekzistencën e Atit Tim të Përjetshëm, Hyjit Krijuesitdhe Bërësit të të gjitha gjërave, janë tani një prioritet. Do të varet nga jundjekësit e Mi për t’u lutur shumë fort dhe për të treguar dashuri ndaj atyreqë janë të verbër. Por bëjeni këtë në mënyrën që Unë Jam duke jua udhëzuar.Kujtojeni përfundimisht, Unë ju dua të gjithëve.
Shpëtimtari juaj idashur
Jezu Krishti
Mbreti i gjithë Njerëzimit