Jesus2Me top graphics
I love you all so much that I gave up My Life for you. Have you forgotten this?

Jesusi: “Ata do të thonë se Unë isha i martuar. Ata do të thonë se Unë isha thjesht një profet.”

e enjte, 20 shtator 2012 15:16

Volume 3disorientationResurrectionlielies of satanpurity of faithJesus' stay on Earth



Unë jam Partneri yt Shpirtëror dhe prandaj ti do të vazhdosh të vuash për të shpëtuar shpirtrat.



Bija Ime e dashur, ka ardhur koha që gënjeshtrat rreth Meje të përhapen në gjithë botën.



Ashtu si të kam thënë më parë, ata do të shpikin gënjeshtra dhe do të krijojnë mashtrime për Mua, Jesu Krishtin, që të mund të mohojnë Hyjninë Time.



Hyjnia Ime është e plotfuqishme.



Unë erdha në trup dhe e përula Veten në një mënyrë që njerëzit nuk e prisnin.



Unë nuk erdha i veshur si mbret.



Unë nuk bërtisja apo të mburresha si një mbret që të tjerët të binin në gjunjë para Këmbëve të Mia.



Unë nuk i urdhëroja të tjerët të më prisnin Mua.


Në të kundërt, Unë erdha të shërbej.



Unë erdha të lutem për shpëtimin tuaj. Për ta bërë këtë, Unë duhej ta përulja veten duke u bërë njeri, një njeri i varfër, me origjinë të përulët.



Kur Unë erdha si njeri, kjo

 

nuk do të thotë se Hyjnia Ime u hoq.

Unë linda pa mëkat. Ishte e pamundur për Mua të kryeja mëkat

.
Unë mund të kisha të njëjtat dëshira të trupit si një njeri, por Unë kurrë nuk bëra mëkat sepse ishte e pamundur.

Unë isha i pastër në mëndje, trup dhe shpirt

.



Unë isha si njerëzit në shumë mënyra.

Por Unë u ngjalla së vdekuri

.



Gënjeshtrat që do të dalin, ku ata do të mohojnë të Vërtetën e egzistencës Sime përmes një varg të pavërtetash, do të fillojnë të përmbushin tokën.



Ata do të thonë se Trupi Im akoma mund të gjendet. Ata do të thonë se Unë isha I martuar. Ata do të thonë se Unë isha thjesht një profet.



Pastaj ata do të provojnë të vërtetojnë edhe një herë se Unë isha një heretic. Që Unë blasfemova kundër Zotit. Ata do të tallin Fjalët e Mia që po i jepen tani botës dhe do të më shpërfillin Mua.



Ata e bëjnë këtë për dy arsye. E para është që të njollosin Hyjninë Time dhe të më prezantojnë thjesht si një njeri. E dyta është që të hedhin dyshime mbi Rolin Tim si Mesia.



Sa e fyejnë ata Emrin Tim.


Sa I ngatërrojnë ata ndjekësit e Mi.



Mos i dëgjoni gënjeshtrat.


Mos dëgjoni kur ata përpiqen t'ju bindin se Zoti nuk e krijoi universin.



Sepse të gjitha këto devijime janë krijuar për të dobësuar besimin tuaj dhe për të vjedhur shpirtrat tuaj.



Bllokojini veshët kundër ligësive të tilla. Mbyllini sytë ndaj të pavërtetave pasi çdo përpjekje po bëhet për t'ju bindur se Unë nuk isha Mesia, Shpëtimtari dhe Shëlbyesi I njerëzimit.



Sa të verbër janë ata.


Sa pak kanë mësuar.



Jesusi Juaj



Mesazhi origjinal ne anglisht:



Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara