Jesus2Me top graphics
I love you like no other creature on this Earth. No one will or can love you like I do. Remember this, at all times.

Jesusi: “Sa vuani mbrapa simbolit të Ateizmit”

e hënë, 10 shtator 2012 18:00

Volume 3prayer for conversionask for helpask for conversionatheismsatanismto unbelieverstactic of satanslavery of sinhatredto atheists

Jesus, më ndihmo të pranoj Dashurinë e Zotit ashtu si po më tregohet.

Street Art

Hapi sytë e mi, mëndjen time, zemrën time dhe shpirtin tim që të mund të shpëtoj.

Më ndihmo të besoj duke e mbushur zemrën time me Dashurinë Tënde.

Pastaj më mbaj dhe më shpëto nga tortura e dyshimit. Amen.


Shpirtrat e Mi të shkretë, sa vuani të fshehur pas simbolit të ateizmit.



Sa shpesh ju përpiqeni t'i ngurtësoni zemrat tuaja ndaj të Vërtetës, të Vërtetës së Egzistencës së Zotit.



Sa shpesh ju përpiqeni të rekrutoni shpirtra të tjerë për të pranuar besimet tuaja. Përse mendoni se është kjo?



Përse mendoni se po vini shumë energji dhe përpjekje për të bërtitur mbi besimet tuaja? Kjo është për të provuar se Egzistenca e Zotit është e rreme.



A nuk e dini se kur ju e bëni këtë, përpjekjet tuaja janë plot me pasion? Përse është që kaq shumë pasion të çoj në kaq shumë urrejtje për Zotin?



Nëse Zoti nuk egziston, atëherë përse e urreni Atë?


Si mund ta urreni dikë që, në sytë tuaj, nuk egziston?



Satani është zoti juaj, dhe ndoshta ju prapë nuk e besoni se ai egziston.



Ajo që ju nuk e dini është se ai kontrollon mëndjen tuaj pasi e mbush atë me gënjeshtra.



Sa derdh lot për ju.


Sa shumë ju dua akoma.


Sa dëshiroj tju shpëtoj para se të jetë tepër vonë.



Jesusi juaj. 



Mesazhi origjinal ne anglisht:



Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara