e shtunë, 1 shtator 2012 10:25
other religionsfalse godsto unbelieversNew Paradiseabout this MissionGod's LoveBija Ime fort e dashur, shpejtësia me të cilën Mesazhet e Miapo i jepen njerëzimit është treguese për urgjencën e këtij Misioni.
Kaq shumë njerëz në botë janë të humbur.
Kaq shumë shpirtra të gjorë nuk e njohin se kush është Hyji, AtiIm.
Kaq shumë vetë nuk më pranojnë Mua, Birin e Tij të dashur, siMesia i Vërtetë.
Ky Mision është Dhurata e fundit e Profecisë, e miratuar nga AtiIm për të shpëtuar shpirtrat.
Këto Mesazhe janë për të Krishterët, Judenjtë, Myslimanët,ateistët, agnostikët dhe të gjithë ata që kërkojnë ngushëllim në besime fetaretë krijuara nga njeriu.
Të gjithë njerëzit, të gjithë shpirtrat, kanë të njëjtën dëshirëpër të gjetur kuptimin e jetëve të tyre.
Për shumë prej tyre të thyhet zemra që nuk besojnë në Hyjin,sepse ata besojnë se gjithçka përfundon kur jeta e tyre në tokë mbaron.
Vetëm po ta shikonin se çfarë ndodh kur shpirtrat e tyre vijnëpara Meje. Ata më shohin Mua dhe mbeten pa fjalë sepse ata nuk mund ta besojnëse Unë jam i vërtetë. Gëzimi në shumë shpirtra të tillë, përputhet vetëm melehtësimin, nëse ata vdesin në Gjendjen e Hirit të Zotit.
Megjithatë, gëzimi i atyre shpirtrave në errësirë, kur atamë shohin Mua, ndërpritet dhe ata largohen nga Unë, drejt thellësive të Ferritnë një gjendje tronditjeje dhe dëshpërimi.
Ata shpirtra që i njohin Mësimet e Hyjit, përmes profetëve tëTij dhe si rezultat i Misionit Tim në tokë, dhe që më refuzojnë Mua, ta dinëkëtë.
Ju keni zgjedhur që t’ia ktheni shpinën të Vërtetës. Për shkaktë Dashurisë Sime për ju, Unë do të bëj gjithçka të mundem për t’jua hapursytë.
Unë do të sjell dhurata dhe për shkak të Mëshirës Sime të Madhe,Unë do t'ju shpëtoj. Unë ju bëj thirrje të gjithëve, pavarësisht se cilin besimfetar ju ndiqni, që t'i dëgjoni këto Fjalë tani.
Ju të gjithë e dini se si është kur jeni pjesë e një familjeje.
Disa prej jush janë mjaft fatlumë për të qenë të lindur brendanjë familjeje plot me dashuri.
Të tjerë nuk janë kaq të bekuar dhe mund të kenë vuajtur përmesvështirësive dhe errësirës brenda njësisë familjare. Të tjerë janë të humbur,të lënduar, të zemëruar dhe nuk mund të ndjejnë dashuri të vërtetë për familjete tyre.
Disa janë të flakur në shkretëtirë që t'i dalin zot vetes paasnjë mbështetje.
Shumë vetë, thjesht kanë nevojë për një ndihmë të çfarëdo llojiku të mund të mbështeten, me qëllim që të ndjejnë shpresë. Kjo është edhearsyeja që shumë shpirtra të gjorë përpiqen të gjejnë besime fetare,për t’ua siguruar lidhjen munguese.
Për fat të keq kjo thjesht i çon ata drejt një dëshpërimitë mëtejshëm. Sepse këto besime fetare janë të bazuara në një gënjeshtër.
Gënjeshtrat ju lëndojnë fëmijë. Ato ju japin një ndjenjë tërreme sigurie. Këto besime fetare nuk kanë aspak substancë sepse ato nukndjekin të Vërtetën, udhën e Zotit.
Thjesht dijeni se Ne, Trinia e Shenjtë, jemifamilja juaj. Qielli dhe Toka e Re do të jenë shtëpia juaj e vërtetë.
Më ndiqni Mua në udhën e së Vërtetës, që Unë t'ju çoj tekshtëpia juaj legjitime.
Një shtëpi e mbushur plot me dashuri dhe gëzim, që ështëgjithçka që ju duhet të dëshironi.
Ju lutem hapini sytë, sepse ka ardhur koha që botëspërfundimisht t’i paraqitet Besëlidhja e së Vërtetës.
Vdekja Ime në Kryq ishte një Besëlidhje për t'ju sjellëshpëtimin.
Ardhja Ime e Dytë është gjithashtu një Besëlidhje, Besëlidhjapërfundimtare, për t'ju sjellë në shtëpi tek Hyji, Krijuesi i të gjithagjërave.
Ati Im, Hyji Më i Larti, tani po më dërgon Mua që së shpejtit’iu sjell Shpëtimin të gjithë fëmijëve të Tij.
Unë mund ta bëj këtë dhe ta përmbush Premtimin e Atit Tim, vetëmnëse arrij ta shpëtoj çdo shpirt.
Mos e bllokoni Udhën Time për shkak të dyshimeve.
Mos i refuzoni përpjekjet e Mia për t’ia sjellë shpëtiminçdo shpirti.
Mos e humbisni rastin për të jetuar një jetë të përmbushur dheplot me dashuri, gëzim dhe mrekulli, në paqe dhe harmoni, në Epokën e Re tëPaqes.
Jezusi juaj