Jesus2Me top graphics
Don’t you know that I love you all with a longing that is only known to those of you who have become parents? I cry Tears of great sorrow when you do not know Who I Am.

Asnjë njeri nuk e njeh të Vërtetën e përmbajtjes reale të Librit të Zbulesës. Vetëm Hyji e njeh

e premte, 31 gusht 2012 23:20

personal prayerhow to read Messagesconversionthe Warningto unbelieversHoly Spiritabout this MissionApocalypseGod's LoveDivine Mercy

Bija Ime fort e dashur, ti je në buzë të një shpërthimi, i cilido ta shohë Mëshirën Time të zbrazet mbi botë në një ngjarje, e cila do tandryshojë faqen e tokës.

Ky mision ka qenë i shpejtë.

Ti ishe thirrur papritur dhe me nxitim ndërsa Unë veprova për tësiguruar që botës t'i jepej e Vërteta.

Fare pak njerëz e kuptojnë se kështu i thërret Hyjiprofetët, të pavetëdijshëm, duke mos lënë fare kohë për përgatitjen e profetit.

Four Horsemen of Apocalypse (1887).

Kjo do të thotë se fjalët rrjedhin pa hezitim.

Asnjë njeri nuk e ka aftësinë t’i shkruajë të tilla Mesazhe sikëto. Të thuhet që kjo ndodh, është një fyerje për Atin Tim dhe Shpirtin eShenjtë. 

Asnjë njeri, përmes fjalëve të njerëzve, nuk do mund ta ndizteFlakën e Dashurisë së Hyjit brenda shpirtrave të fëmijëve të Tij ashtu siç mundta bëjnë këto Mesazhe.

Vetëm Hyji mund ta sillte një rezultat të tillë.

Asnjë njeri nuk e njehtë Vërtetën e përmbajtjes reale të Librit të Zbulesës. Vetëm Hyji e njeh.

Vetëm Unë, Qengji iHyjit, e kam autoritetin për të zbuluar se çfarë ai përmban.

Unë e bëjkëtë tani, përmes lajmëtares Sime Maria e Mëshirës Hyjnore, e cila do t’ikomunikojë Fjalët e Mia, jo të sajat, tek një botë jobesimtare.

Dëgjojeni Fjalën Time tani, sepse ajo po ju jepet për t'jushpëtuar. Për t’ju paralajmëruar. Për t’ju përgatitur. Dhe për t’ju pastruar.

Të jeni gati kur koha të vijë.

Unë vij, përmes këtyre Mesazheve, për t'ju përgatitur. Ju nuk enjihni ditën apo orën; prandaj ju duhet ta përgatisni shpirtin tuaj sikur kohaIme për të ardhur të jetë ditën tjetër.

Gjithmonë të jeni gati. Unë ju kërkoj që të mbani një mendje tëkthjellët dhe të hapur kur t'i lexoni Mesazhet e Mia për herë të parë, sepsekjo ndoshta do të jetë e vetmja herë që ju do ta dëshmoni Zërin Tim nga Qielli,derisa dita që ju të gjithë keni qenë duke e pritur të mbërrijë.

Unë ju bekoj të gjithëve.

Unë ju bëj thirrje që të vini tek Unë.

Kur Unë ju kërkoj që të luteni, Unë thjesht ju kërkoj që ta besoniveten tek Unë, me fjalët tuaja të thjeshta.

Në mënyrën tuaj. Me mendimet tuaja private. Unë dëgjoj gjithçka.Unë shikoj gjithçka. Unë ndjej atë që ju ndjeni. Unë jam me secilin prej jushduke qëndruar krah jush, vetëm duke pritur për ditën kur ju përfundimisht dot'i dorëzoheni Thirrjes Sime.

Ju nuk keni aspak pse të frikësoheni nga Unë sepse Dashuria Imepër ju do ta kapërcejë çdo errësirë, që ju mban larg nga Unë.

Kthehuni tek Unë dhe Unë do ta hedh Dritën Time mbi ju.

Pastaj do t'ju jap paqen që e dëshironi. Unë po pres. Unë jam iduruar.

Ejani tek Unë kur të jeni gati.

Unë ju dua. Unë ju bekoj.

Shpëtimtari juaj


Jezu Krishti



Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara