Jesus2Me top graphics
I will never forsake you to the power of evil, for I love you all so much. You are like a Limb from My Body. You are part of My Body. You are Part of Me.

E mira kundër të ligës është një betejë ndërmjet Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm dhe Satanit. Kaq e thjeshtë është

e mërkurë, 29 gusht 2012 23:00

Volume 2stormsearthquekesfloodssatanismsinful lawchastisement from GodDivine MercyGod's Laws

Bija Ime fort e dashur, beteja fillon tani.

Për çdo ligj tërëndë të aprovuar prej shteteve, të cilat i kundërshtojnë Ligjet e Hyjit, forcate ndëshkimit do të bien mbi ta prej Dorës së Atit Tim.

Çdo ofendim i lig, ikryer në kundërshtim me Ligjet e Hyjit, do të sulmohet dhe kombet do të vuajnëpër mëkatet e tyre.

Ashtu si Mëshira e Hyjit është e madhe dhe do të mbulojë pjesënmë të madhe që do të jetë e mundur për t’i shpëtuar shpirtrat, po ashtu, edhendëshkimi i Hyjit do të lëshohet për të ndaluar përhapjen e ligësisë.

E mira kundër të ligës është një betejë ndërmjet Hyjit, Atit Timtë Përjetshëm dhe Satanit. Kaq e thjeshtë është.

Ata që ndjekin Ligjet e Hyjit do të jenë të mbrojtur.

Ata, për të cilët ataluten dhe ofrojnë sakrifica personale në shpërblim për mëkatet e tyre, do tëtrajtohen me butësi.

Ata që refuzojnë të ndjekin Hyjin, edhe pse e dinë të Vërtetën,dhe që infektojnë shpirtra të tjerë përmes ligjeve të liga që ata i vendosinmes kombeve të tyre, do të ndëshkohen.

Do të ketë shumë stuhi,përmbytje dhe tërmete përpara.

Sepse çdo fyerje kundërHyjit do të ndeshet me rezistencë të ashpër, në mënyrë që, me kalimin e kohës,pastrimi të arrihet dhe të përmbushet.

Kurrë mos e harroni se dashuria për Hyjin duhet të dalë ngazemra.

Mohojeni Fjalën e Hyjit dhe ju do të vuani për këtë.

Dashuria për Hyjin duhet të jetë e pastër. Frika ndaj Hyjitështë një pjesë e natyrshme e afinitetit për Madhështinë e Krijuesit të tëgjitha gjërave dhe është pjesë e kësaj dashurie.

Duhet të tregohet respekt për Ligjet e Hyjit.

Kur respekti mungon dhe kur njeriu i përçmon Ligjet eHyjit, duke e korruptuar njerëzimin, Zemërimi i Atit Tim do të lëshohet.

Jezusi juaj



Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara