e martë, 28 gusht 2012 19:30
Volume 2successwelthfalse godsidolatryto unbelieversegoismrichnesswarning of the Hellfree willtoday's worldBija Ime fort e dashur, bota dhe njerëzit që jetojnë në të janënë mohim të plotë.
Ata nuk besojnë në Hyjin e Vërtetë, Atin Tim të Përjetshëm.
Ata, me miliarda në numër, enden vërdallë të çoroditur dhendjekin udhëzues të verbër duke kërkuar një zot që ata të mund ta nderojnë.
Problemi i zotave, zotave të rremë që ata i vënë nëpiedestal, është se këta idhuj janë të krijuar prej tyre. Vetë krijimi i tyre,i bërë për t'iu përshtatur interpretimit të tyre se kush duhet të jetëHyji.
Këta zota bija Ime, që ata i kanë krijuar me qindra prej tyre,janë të formuar sipas imagjinatës së tyre.
Këta zota i shërbejnë vetëm një qëllimi dhe ky është përt’i kënaqur shpresat, të krijuara nga dashuria për vetveten, se si duhet tëjetë zoti i tyre ideal.
Zotat që ata krijojnë janë të ndërlikuar. Ato përkojnë memendimin e tyre mbi të drejtën hyjnore të shpirtrave të tyre. Këta shpirtrabesojnë se zotat e tyre të vet-krijuar e promovojnë të drejtën e tyre për gjëratë mahnitshme.
Atyre prej jush që nuk e pranojnë të Vërtetën, Ekzistencën eHyjit të vetëm të Vërtetë, dijeni këtë.
Vetëm Krijuesi i Vërtetë i njerëzimit mund t'ju japë vullnet tëlirë.
Ati Im kurrë nuk do t'ju detyrojë apo t'ju urdhërojë që të bënidiçka, sepse kjo është e pamundur.
Kur ju u kërkoni zotave të rremë që t'ju japin pasuri, t'jubëjnë të suksesshëm apo kur kërkoni favore, ju bëheni egoistë.
Është vetëm kur ju i kërkoni Hyjit që t'ju japë dhurata,sipas Vullnetit të Tij të Shenjtë, që ju mund të komunikoni realisht me Hyjin evetëm të Vërtetë.
Nëse ju adhuroni zota të rremë dhe kërkoni shumë gjëra, pasuridhe dhurata të tjera, thjesht për të kënaqur epshet tuaja, ju do të tërhiqniPrincin e Errësirës.
Ai po e pret momentin kur ai t'ju japë favore të tilla.Mos ia hapni derën Mbretit të Gënjeshtrave, sepse ai do t'ju vijë me njëçmim tepër të madh.
Ai do t'i shkëmbejë të tilla dhurata të botës me shpirtin tuaj.
Jezusi juaj