e hënë, 27 gusht 2012 19:20
Volume 2prayer for sinnersThe Remnant ArmyGod's WordBija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për dishepujt e Mi, tëcilët i janë përgjigjur Mesazheve të Mia, e ka zmadhuar Zemrën Time tëShenjtë në përmasa të tilla saqë ajo tani do të shpërthejë me një bollëkHiresh.
Hiret e Mia zbrazen mbi ju, ndjekësit e Mi të dashur në këtëkohë.
Ato po ju jepen për ta forcuar vendosmërinë tuaj për të përhapurFjalën Time të Shenjtë.
Mesazhet e Mia nga Qielli do t'i ushqejnë shpirtrat, përfshirëedhe ato më të nxirat, me oksigjenin që iu nevojitet për t’i mbijetuarerrësirës së hedhur mbi botë nga Satani.
Influenca e tij e padukshme por e fuqishme, i dobëson madje edhebesimtarët më të fortë të cilët fillojnë që ta vënë në dyshim besimin e tyre.
Kur Unë ju jap këtoHire, Unë e bëj këtë për një arsye.
Ju, dishepujt e Mi, jeni spiranca nga e cila do të tërhiqen tëgjithë shpirtrat që enden të hutuar dhe pa një qëllim. Edhe nëse ata nuk dot'ju dëgjojnë në fillim, ju duhet të këmbëngulni.
Jepuni atyre kopje të Mesazheve të Mia dhe të Lutjeve të Mia tëKryqëzatës dhe largohuni në heshtje.
Ata do të preken në një farë mënyre nga Shpirti i Shenjtë. Nëseata nuk i pranojnë ato, ata do ta kenë të vështirë që thjesht të largohendhe t'i harrojnë. Jo, ata do të kthehen për Mua.
Disa do të kthehen pa shumë qejf. Kurioziteti do t’i shtyjë mëtepër.
Disa të tjerë do të kthehen me pikëpamjen për të provuar që t'imënjanojnë këto Mesazhe dhe për t'ju bindur juve që të bëni të njëjtën gjë.
Të tjerë do të kthehen që të debatojnë me ju, të tallen me judhe t'ju sfidojnë.
Të tjerë do t'ju thonë se këto Fjalë nuk vijnë nga Unë dhe kjodo t'jua thyejë zemrat.
Por më pas do të jenë të konvertuarit. Ata që do të vijnë dukevrapuar drejt jush me gëzim të pastër në zemrat e tyre duke u lutur për mëshumë.
Do të jenë këta shpirtra ata të cilët do e bëjnë të tërë punëntë vlefshme.
Megjithatë janëshpirtrat e errët për të cilët ju duhet të luteni më së tepërmi dhe është përshkak të tyre që Unë i hedh Hiret e Mia përmbi ju, me qëllim që ju të mundtë ndihmoni të shpëtoni shpirtrat e tyre. Sepse pa ndihmën tuaj, nuk ka asnjëshpresë për ta.
Kjo është përgjegjësia që Unë ju jap juve, Dishepujve të Mi, qëtë ktheni në besim shpirtrat për të cilët Unë kam më shumë etje.
Jezusi juaj