e premte, 24 gusht 2012 3:15
Volume 2this generationCrusade Prayersprayer for sinnersThe Remnant ArmyGod's LoveDivine MercyGod's GraceBija Ime fort e dashur, Unë dua që ti t’iu kërkosh dishepujve tëMi që të fillojnë recitimin ditor të Litanive të Mia ‘Jezusi për Njerëzimin’ qëtani e tutje.
Këto lutje do të sjellinHire të mëdha dhe do t’i shpëtojnë të gjithë ata që ju i vendosni brendaqëllimeve tuaja të veçanta për shpëtimin e shpirtrave të tyre.
Litania e dytë, është në nder të Atit Tim të Përjetshëm, i Cilie do çdonjërin prej fëmijëve të Tij të dashur.
Unë e vendos Kokën Time mbi Supin e Tij, Krahët e Mi mblidhenrreth Tij çdo ditë, për t'i dhënë Atij ngushëllim ndërsa Ai shqetësohet për tëgjithë ata shpirtra të gjorë që janë të humbur për Atë.
Ejani tek Ai, dishepujt e Mi të dashur, dhe jepini Atit Timfalënderim për Dhuratën e Hirit të Tijtë Imunitetit nga Zjarret e Ferrit për ata që i përgjigjen Thirrjes sëTij.
Lutja Litani (2) e Jezusit për Njerëzimin : Për Hirin e Imunitetit
O Ati Qiellor Më i Larti, unë të dua Ty. Unë të nderoj Ty.
Zot, ki Mëshirë. Zot, na i fal mëkatet tona. Unë të adhuroj Ty.Unë të lavdëroj Ty.
Unë të falënderoj Ty për të gjitha Hiret e Tua të veçanta.
Unë të lutem Ty për Hirin e Imunitetit për të dashurit e mi (Vendosnitë gjithë emrat e tyre në një listë për Shpëtimin e shpirtrave). Unë tëofroj Ty besnikërinë time në çdo kohë.
O Ati Më Qiellor, Krijuesi i të gjitha gjërave, Krijuesi iuniversit, Krijuesi i njerëzimit,
Ti je burimi i të gjitha gjërave.
Ti je burimi i Dashurisë. Ti je Dashuria.
Unë të dua Ty. Unë të nderoj Ty dhe dorëzohem para Teje. Unë lypMëshirë për të gjithë shpirtrat që nuk të njohin Ty, që nuk të nderojnë Ty, qëe refuzojnë Dorën Tënde të Mëshirës.
Unë e dhuroj veten tek Ti në mendje, trup dhe shpirt që Ti tëmund t'i marrësh ata në Krahët e Tu, të mbrojtur nga i ligu.
Unë të kërkoj Ty ta hapësh Portën e Parajsës që të gjithëfëmijët e Tu të mund të bashkohen, më në fund, në Trashëgiminë që Ti ke krijuarpër të gjithë ne.
Amen.
Unë dua që të gjithë ju ta dini këtë.
Dashuria që Ati Im i Përjetshëm e ka për secilin prej fëmijëvetë Tij, është përtej mundësisë së njohjes suaj.
Ajo është 100 herë, apomë tepër, më e fortë nga ajo që një prind e mban në zemrën e tij për fëmijën etij në tokë.
Kaq e fortë është dashuria që Ati Im e ka për fëmijët e Tij,saqë Ai ka bërë shumë sakrifica për të cilat ju nuk jeni në dijeni.
Dora e Tij ka qenë tërhequr nga shkaktimi i shumëndëshkimeve që Ai i kishte planifikuar për t’i ndëshkuar fëmijët e Tij.
Durimi i Tij është vënënë provë përtej kufirit.
Fyerjet që i janë hedhur Atij, kanë qenë shpërfillur prej Tij.
Në të kundërt, Aidëshiron t'i kthejë fëmijët e Tij tek Ai, jo përmes frikës, por përmesdashurisë së atyre fëmijëve të Tij që e duan Atë më shumë.
Ai mbështetet tek ata prej jush që keni një dashuri të thellëpër Atë dhe Mua, Birin e Tij, për të ndihmuar në mbledhjen e fëmijëve të Tij tëhumbur që Ai të mund ti marrë me vete.
Sillini të gjithë ata shpirtra që janë të afërt në zemrën tuajdhe vendosini ata tani para Fronit të Atit Tim dhe, në Mëshirën e Tij, Ai dot'ju japë Dhuratën më të madhe nga të gjitha.
Ai do të sigurojëshpëtimin e tyre.
Sillini emrat e shpirtrave të errët, duke përfshirë një listë tëatyre që nuk njihen prej jush, dhe lutuni për mëshirë për shpirtrat e tyre.
Ati Im po pret, me dashuri në Zemrën e Tij, për përgjigjen tuajbujare.
Ejani. Mos hezitoni, sepse kjo është Dhurata më ejashtëzakonshme e këtij lloji nga Qielli.
Ju të këtij brezi jeni, me të vërtetë, të bekuar.
Jezusi juaj