Jesus2Me top graphics
Love one another as I love you.

Ashtu si ushtari që e shpoi Anën Time, qe konvertuar menjëherë, po kështu do të konvertohen miliona shpirtra

e mërkurë, 22 gusht 2012 20:10

Volume 2the WarningCrucifictionThe Remnant ArmyDivine MercyGod's Word

Bija Ime fort e dashur, ti nuk duhet të ndjehesh e izoluar ngaUnë për shkak të madhësisë së kësaj pune. 

Sepse megjithëse mund të duket sikur është e një madhësie tëtillë, saqë ti ndjen se nuk do të jesh në gjendje ta përballosh, dije se Unëkërkoj prej teje atë që ti je e aftë të bësh.

Gëzohu që Fjala Ime po kërkohet në gjithë botën sepse kjo ështëdëshira e Zemrës Sime.

Unë dëshiroj që të gjithë dishepujt e Mi t'i përgjigjenmenjëherë Thirrjes Sime, sepse Unë kam nevojë që ata të më ndihmojnë nëMisionin Tim për të shpëtuar njerëzimin.

Ky është vetëm fillimi i një konvertimi të shpejtë, kurGjaku dhe Uji do të derdhen mbi çdo shpirt njerëzor.

Gjaku dhe Uji Im do t’ikonvertojnë madje edhe shpirtrat e nxirë. Ashtu si ushtari që e shpoi AnënTime, qe konvertuar menjëherë, po kështu do të konvertohen miliona shpirtra që,në këtë kohë, nuk e besojnë se Unë ekzistoj.

A nuk ju kam thënë se Mëshira Ime është e pafund?

A nuk kam premtuar se mrekulli, të lejuara prej Atit Tim, do tëndodhin për ta bashkuar botën dhe të gjithë shpirtrat për në trashëgiminë etyre legjitime?

Kaq shumë njerëz po i përgjigjen tani Thirrjes Sime. Lutjete tyre në veçanti do të shumëfishohen dhe miliona më shumë do të shpëtohen. Tëgjithë shpirtrat duhet të përfshihen në përpjekjet tuaja për ta shpëtuar tëgjithë njerëzimin.

Synimi juaj, dishepujt eMi të dashur, duhet të jetë që të mos lejoni as edhe një shpirt të vetëm tërrëshqasë nga rrjeta. Kjo rrjetë do të hidhet jashtë dhe të zhytet ndër ujërapër të kapur shpirtrat dhe për t'i shpëtuar ata. Ju dishepujt e Mi jenipeshkatarët. Unë ju jap rrjetën përmes hireve që Unë tani i dërgoj mbi ju.

Ju do të më ndihmoni Mua që të shpëtoj çdo shpirt të gjallë dheas edhe një përpjekje nuk do të lihet pa u bërë – as edhe një gur nuk do mbetetpa u kthyer – ndërsa Unë përpiqem ta shpëtoj njerëzimin edhe një herë.

Prandaj, në vend që të strukeni nga frika, të merakosur përpërgjegjësinë e madhe ndaj Thirrjes Sime, bija Ime, ju duhet të gëzoheni. Sepsemë në fund Vullneti Im i Shenjtë është duke u përmbushur. Megjithatë ne akomakemi një udhë të gjatë për të bërë.

Jezusi juaj



Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara