Jesus2Me top graphics
Don’t you know you are of Me and that this is a natural birthright? Lean on Me, My beloved followers

Virgjëra Mari: Kur unë prisja me apostujt në Dhomën e Darkës së Fundit për zbritjen e Shpirtit të Shenjtë, u deshën 10 ditë përgatitje

e mërkurë, 22 gusht 2012 9:18

ApostlesprayerhumilityRosaryHoly Spiritlove to neighboursprideMother of Salvationto clergy

Fëmija im, vetmia në të cilën fëmijët e mi e gjejnë veten nëbotën sot, është sepse ata nuk e dinë se si mund t'iu jepet Dhurata e Shpirtittë Shenjtë.

Ashtu siç të kam mësuarty, duhet një kohë e gjatë për ta marrë Dhuratën.

Ajo konsiston në një udhëtim shumë të vështirë, përpara sendonjëri prej fëmijëve të Hyjit të mund të bëhet i denjë për ta marrë këtëDhuratë të veçantë.

Kur unë prisja meapostujt në Dhomën e Darkës së Fundit për zbritjen e Shpirtit të Shenjtë, udeshën 10 ditë përgatitje.

Megjithëse atyreshërbëtorëve të shenjtë, të përkushtuar dhe besnikë të Birit tim të dashur iuishte premtuar Dhurata, ata nuk ishin plotësisht të përgatitur shpirtërisht përt’iu dhënë Dhurata.

Unë, Nëna e tyre e dashur, duhej t’i ndihmoja që t’i përgatisninshpirtrat e tyre.

Kjo do të thoshte t’iu mësoja atyre rëndësinë e dorëzimit tëplotë të vullnetit të tyre të lirë. Për t’u bërë të denjë, ata duhej ta kuptoninthellësinë e përulësisë, në të cilën ata duhej të binin, përpara se të ishingati.

Disa prej tyre kujtonin se ata kishin mësuar çdo gjë nga BiriIm.

Megjithatë, kjo ishtenjë shenjë krenarie dhe kur krenaria gjendet brenda jush, ju nuk mund të merrniDhuratën e Shenjtë të Shpirti të Shenjtë.

Për ta marrë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë ju duhet të bëhenitë vegjël para Birit tim, si një fëmijë i vogël.

Nuk mund të ketë vend për krenari apo arrogancë. Prapë, njerëzitsot që pohojnë se flasim me autoritet rreth mënyrës me të cilën flet Biri im,bien në një kurth.

Ata, kur pohojnë se kanë njohuri mbi çështjet shpirtërore,flasin me një arrogancë që nuk i reflekton hiret që iu jepen atyre, që me tëvërtetë e zotërojnë këtë Dhuratë të madhe nga Qielli.

Ata që janë të pajisur me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë iunënshtrohen dëshirave të Birit tim.

Ata nuk janë mburravecë.

Ata nuk janë agresivë.

Ata nuk e kritikojnë tjetrin duke përdorur Emrin e Birit tim përta bërë këtë.

Ata nuk i tallin të tjerët, kur shpallin interpretimin etyre të Fjalës së Tij të Shenjtë.

Ata nuk predikojnë urrejtje.

Kur dishepujt e Birittim qenë përgatitur prej meje, ndodhën shumë debate.

U deshën disa kohë përpara se ata më në fund ta pranonin atëçfarë pritej prej tyre.

Vetëm më pas, kur e kuptuan se si vetëm përulësia e shpirtitmund ta lejojë Shpirtin e Shenjtë të hyjë, ata qenë përgatitur përfundimisht.

Unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Hyjit, veçanërishtatyre të cilët besojnë në Birin tim, që të më kërkojnë mua, Nënën e tyre, përtë më lejuar mua që t'i përgatis ata për këtë Dhuratë të madhe.

Fëmija im, m’u desh një vit i plotë për të të përgatiturdhe kjo nuk ishte fare një punë e lehtë. A të kujtohet se sa vështirë e kishepër ta thënë Rruzaren time të Shenjtë? Sa vështirë e kishe që ta dorëzojevullnetin tënd dhe ta vërtetoje përulësinë tënde?

Tani që ti e ke marrë Dhuratën, kjo nuk do të thotë se mund takonsiderosh si të garantuar.

Ti duhet të vazhdosh që të lutesh, të mbetesh e përulët në zemërdhe të kërkosh shpengim çdo ditë. Sepse ashtu siç ai jepet, po ashtu edhe mundtë merret.

Unë iu kërkoj të gjithë atyre që i ndjekin këtoMesazhe për t’u lutur për Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Nuk është e mjaftueshme që të luteni vetëm një herë dhe të thonise e keni marrë dijen që kërkuat dhe pastaj të hidhni baltë mbi këto MesazheHyjnore. Nëse ju e bëni këtë, atëherë nuk ju është dhënë Dhurata. 

Ju lutem më thërrisni mua, Nënën tuaj të Bekuar, që t'ju ndihmojtë përgatiteni përmes kësaj Lutjeje të Kryqëzatës.

Lutja e Kryqëzatës (74)për Dhuratën e Dijes

O Nëna e Hyjit, më ndihmo ta përgatis shpirtin tim për Dhuratëne Shpirtit të Shenjtë.

Më merr si një fëmijë, për dore, dhe më drejto në udhën drejtDhuratës së Dijes, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë.

Hape zemrën time dhe më mëso të dorëzohem në trup, mendje dheshpirt.

Më çliro nga mëkati i krenarisë dhe lutu që të më falen tëgjitha mëkatet e mia të shkuara, që shpirti të më pastrohet dhe që të bëhem iplotë, për të marrë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Unë të falënderoj ty, Nëna e Shpëtimit, për ndërhyrjen tënde dhee pres me dashuri në zemër këtë Dhuratë, të cilën e dëshiroj me gëzim.

Amen.

Kujtoni fëmijë, ejani tek unë, Nëna juaj, për t'ju ndihmuar qëta hapni shpirtin tuaj për ta marrë këtë Dhuratë të mrekullueshme.

Kur ta merrni këtë Dhuratë, unë do t'ju shpie para Birit tim.

Sepse vetëm atëherë ju do të jeni me të vërtetë gati për hapinpasardhës në shkallën drejt përsosmërisë shpirtërore.

Nëna e Shpëtimit



Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara