Jesus2Me top graphics
How I love you children and how you ease My suffering.

Ky është Libri Im. Fjala Ime. Premtimi Im

e mërkurë, 15 gusht 2012 1:00

the Book of Truthprayerother propheciesto defeat evilthe Second ComingMother of SalvationApocalypseGod's TruthGod's Word

Bija Ime fort e dashur, Unë flas me ty për këtë, ditën më tërëndësishme, ditën që Unë e zgjodha për t'ia paraqitur botës Librin Tim.

Kjo është dita e Ngritjes në Qiell të Nënës Sime të Dashur,Mbretëreshës së Qiellit, Mbretëreshës së Tokës, Nënës së Shpëtimit.

Nuk është rastësi qëLibri i së Vërtetës po bëhet i vlefshëm në këtë datë, sepse Nëna Ime ështëNëna e Shpëtimit. Libri është për të ndihmuar që të shpëtojë shpirtrat e tërënjerëzimit.

Nëna Ime luan një rol të rëndësishëm në shpëtimin e shpirtrave.

Ajo ështëBashkë-Shpenguese, Ndërmjetëse e Hireve dhe Përkrahëse. Kjo do të thotë se NënaIme e Bekuar ka qenë zgjedhur prej Hyjit për të më ndihmuar Mua, Birin e saj,në planin final të shpëtimit.

Roli i saj në këtë periudhë kohe të rëndësishme nuk ështëkuptuar.

Ajo lindi Shpëtimtarin e Njerëzimit dhe solli në botë Dhuratën eShpëtimit duke pranuar që të bëhej Nëna Ime.

Ajo është Nëna e gjithë fëmijëve të Hyjit tani dhe asaj iështë dhënë fuqia për ta shtypur Satanin, ndërsa Unë përgatitem për ta shpëtuarracën njerëzore nga plani i tij i lig për t’i mashtruar fëmijët e Hyjit.

Libri i së Vërtetës nuk është thjesht një libër. Ai është FjalaIme e Shenjtë, pjesa e parë e shumë zbulesave, për ta konvertuar botën.

Edhe pse mund të jetë dukur shumë i vështirë për t’u krijuar, mekaq shumë pengesa të vëna para teje, bija Ime, kjo punë, të siguroj, është embrojtur nga Qielli.

Ky është Libri Im. Fjala Ime. Premtimi Im.

Kur Unë thashë se do të vija përsëri, e kisha me plot kuptim qëUnë do të vija përsëri.

Kur erdha në botë herëne parë, Hyji Ati Im i Përjetshëm i përgatiti fëmijët e Tij, më përpara, meanë të profetëve.

Shumë dëgjuan. Shumë nukdëgjuan.

Prapë se prapë, bota ia arriti, më pas, që ta kuptonte tëVërtetën. Ata e njohën dhe e morën vesh kuptimin e Vuajtjes Sime në Kryq dhelirinë që ajo i dha botës për të marrë Dhuratën e shpëtimit të përjetshëm.

E njëjta gjë po ndodh tani. Bota po përgatitet për Ardhjen Timetë Dytë. Tani.

Fjala e Shenjtë e Hyjit po i jepet njerëzimit, përmeskëtyre Mesazheve, si një Dhuratë shumë e madhe.

Shumë do të dëgjojnë.Shumë nuk do të dëgjojnë.

Një gjë është e qartë. Fare pak vetë nuk do të dinë gjë rrethsaj.

Ata, ose do ta pranojnëFjalën Time ashtu siç po iu jepet atyre tani, ose nuk do ta pranojnë.

Unë e kam përmbushur premtimin e Atit Tim.

Ati Im i premtoi botës se atyre do t'iu jepej Libri i sëVërtetës në këtë kohë.

Shumë do ta përtypin të Vërtetën dhe do ta pranojnë atë. Tëtjerëve do t'iu duket e Vërteta tepër e hidhur për ta shijuar dhe do takonsiderojnë atë si gënjeshtër.

Le ta dinë ata se Besëlidhja do të përmbushet ashtu siç do tëpërmbushen këto profeci.

Asnjë njeri, pavarësisht se sa ai argumenton kundër Fjalës Simetë Shenjtë, nuk do ta ndalojë të Vërtetën që t'i zbulohet botës.

Profecitë e përmbajtura në Librin e Zbulesës po shpalosen parasyve tuaj.

Askush nuk e di kuptimin e plotë të Librit të Zbulesës sepsegjërat e përmbajtura në të nuk iu treguan botës qartësisht pasi ato ishin vetëmvija udhëzuese.

Tani që Unë, Qengji i Hyjit, vij ashtu siç është premtuar përt’i hapur Vulat, pak vetë do ta pranojnë këtë.

Përse?

Nëse ju besoni tek Unë, në këto Mesazhe, përse e mohoni tëVërtetën kur ajo po ju jepet?

Mosarritja për ta pranuar të Vërtetën që po ju jepet rrethProfetit të Rremë, antikrishtit dhe profecive të tjera, do të thotë se ju nukdo të më lejoni Mua që t'ju udhëzoj për shpëtimin e shpirtrave.

Vetëm duke e ndjekur të Vërtetën, ju mund jeni të sigurt.

Kujtoni se vetëm e Vërteta do t'ju çlirojë nga gënjeshtrat, tëcilat e pushtojnë njerëzimin përmes Satanit.

Ju duhet ta thërrisni vazhdimisht Nënën Time për t'ju ndihmuarqë t'ju sjelli tek Unë, në mënyrë që të jeni të mbrojtur nga gënjeshtrat, tëcilat Satani do t'i përdorë për t’ju bllokuar nga e Vërteta e Fjalëve të Miapërfundimtare të Shenjta, që i jepen botës përpara Ardhjes Sime të Dytë.

Shkoni në paqe dhe në dashuri. Unë ju bashkoj të gjithëve brendambrojtjes së Gjakut Tim të Çmuar në këtë kohë.

Unë gëzohem me përgjigjen tuaj, dishepujt e Mi të dashur dhe Unëmbështetem në besimin tuaj për të më ndihmuar Mua në këtë mision të veçantë.

Jezusi juaj



Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara