Jesus2Me top graphics
Those of you who follow the Word of God must be at peace, as I do not want you to distance yourself, for I love you. You must never fear My Love, even if sin separates you from Me.

Antikrishti do të deklarojë se ai është Unë, Jezu Krishti

e diel, 12 gusht 2012 18:00

Volume 2Great Miracletactic of antichristfight against this Missionthe WarningAntichristthe False ProphetRosarytactic of satan

Bija Ime fort e dashur, dije se ashtu si Unë ju udhëzoj që tapërgatisni njerëzimin për shpëtimin që është me të drejtë i tyre, poashtu, edhe i ligu përgatit shpirtra.

Ai përgatit profetë tërremë për t’i mashtruar fëmijët e Hyjit që ata ta pranojnë antikrishtin siJezusin e tyre.

Kjo ligësi është e vështirë që ti ta kuptosh, por me Dhuratën qëUnë të kam dhënë për t’i lexuar shpirtrat, ti do ta kuptosh menjëherë se kushjanë këta profetë të rremë.

Ata gjithmonë do të vënë ty në shënjestër, bija Ime, në mënyratmë tinëzare, sepse ti do të jesh kundërshtarja e tyre numër një. Megjithatë,gënjeshtrat e tyre, të përpunuara që të duken si Fjalët e Shenjta të Hyjit,fshehin gënjeshtrën më të madhe nga të gjitha.

Ata do të deklarojnë seprofeti i rremë do të jetë Papa i vërtetë.

Ata do të deklarojnë,fillimisht me zë të lehtë, se antikrishti do të jetë Krishti Mbret.

Kur ata t'i joshin shpirtrat e gjorë se mesazhet e tyre vijnënga Hyji, këta shpirtra nuk do të jenë më të zgjuar.

Unë duhet t'iparalajmëroj të gjithë fëmijët e Hyjit. Unë nuk do të vij kurrë në mish, nëherën e dytë.

Unë nuk do të shfaqem në botë si një udhëheqës. Këtë herë, nukdo të bëj as mrekulli për t'jua vërtetuar se kush jam Unë, përveç mrekullisë sëParalajmërimit dhe mrekullisë në qiell, e cila do të shikohet pak kohë më vonëpasi të ndodhë Paralajmërimi.

Antikrishti do tëdeklarojë se ai është Unë, Jezu Krishti. Kjo neveri ka qenë parathënë.

Cilit t’i besoni, fëmijë, nuk është aspak detyrë e lehtë, sepseshumë do të vijnë në Emrin Tim. Por dijeni këtë.

I ligu, përmes profetëvetë tij të rremë, nuk do t'ju thotë kurrë që t'i luteni Shpirtit të Shenjtë apotë merrni Sakramentin e Eukaristisë së Shenjtë.

Ai kurrë nuk do tapranojë se Unë, Jezusi, Biri i Njeriut erdha si Mesia në mish për ta shpenguarnjeriun nga mëkati.

Ai kurrë nuk do t'jukërkojë apo t'ju inkurajojë që të thoni Rruzaren e Shenjtë apo të tregonibesnikëri ndaj Nënës Sime të dashur.

Të jeni vigjilentë. Qëndroni zgjuar dhe vetëm ndiqni udhëzimet eMia.

I ligu po përpiqet të formojë një ushtri mes ndjekësve të Mi.Edhe pse ushtria tjetër e tij është e vendosur mirë në tokë, ai tani i vë nëshënjestër ata që besojnë tek Unë, Jezusi juaj, sepse ai kërkon që t’i fshehëveprat e tij të liga prapa njerëzve të shenjtë.

Ai do ta përdorë dashurinë e tyre për Mua si një mburojë për tëfshehur gënjeshtrat që ai ka si qëllim t'ia imponojë botës.

Besoni në Fjalët e Mia dhe mos devijoni nga e Vërteta ashtu sipo ju jepet, përmes këtyre Mesazheve të Mia të Shenjta për botën në këtë kohë.

Jezusi juaj



Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara