Jesus2Me top graphics
The easiest way to do this is to love one another as I love you. Anything that removes you from love for one another does not come from Me.

Shirat, përmbytjet dhe shkatërrimet e të mbjellave që kanë për të ndodhur, do të jenë rezultat i një ndëshkimi nga Qielli

e shtunë, 11 gusht 2012 20:10

Volume 2why punishments?demoralisationmortal sinPurgatoryimmoralityadulterycult of bodyfalse godspaganismdestruction of cropsfloodssatanismacceptance of sinmediamurderegoismpridechastisement from Godchanges of wheather patternswarning of the Hellidolatry

Bija Ime fort e dashur, shirat që do të bien në mbarë botënpërfaqësojnë shpërthimin e lotëve që bien nga Sytë e Mi, ndërsa i shikojfëmijët e Hyjit të largohen kaq larg nga udha e shpëtimit të përjetshëm.

Shirat, përmbytjet dhe shkatërrimet e të mbjellave që kanëpër të ndodhur, do të jenë rezultat i një ndëshkimi nga Qielli.

Luginat e lotëve do tëburojnë ngado dhe faji do t'i vihet ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale.Por nuk është kështu.

Kaq shumë njerëz në botë nuk besojnë në Hyjin. Ata nuk mënderojnë Mua, Birin e Tij të Dashur. Në të kundërt ata janë të konsumuar me njëpasion këmbëngulës për zotat e rremë.

Çfarë dua të them Unë me këtë?

Këta njerëz krijojnëheronj dhe idhuj në botën e televizionit, modës, muzikës dhe sportit.

Këta pastaj i lartësojnëata në idhuj njerëzorë dhe iu bëjnë nderime atyre.

Pastaj i adhurojnë ata në mënyra të cilat i bëjnë dëm jovetëm vetes së tyre, por edhe personit që ata e lartësojnë.

Ata besojnë se këta idhuj janë të shenjtë dhe bëjnë gjithçka qëmunden për t’ua kopjuar mënyrën e jetesës, mënyrën e të veshurit,personalitetin dhe madje edhe pamjen fizike.

Kjo rezulton nëpaganizëm.

E gjithë kjo ka qenë parathënë bija Ime.

Bota do të adhurojë zota të rremë.

Këta njerëz janë plot me dashuri për trupat e tyre, veten e tyredhe fare pak bujari apo dashuri të treguar për fqinjin e tyre në zemrat e tyretë ngurtësuara.

Zemrat e tyre janëkthyer në gur.

Ata nuk e duan Hyjin. Në të kundërt ata kanë rënë nën magjinë eSatanit, i cili i ka vendosur këto besime dhe mendime në mendjet etyre.

Nuk ka aspak respekt për trupin e njeriut.

Trupi është krijuar prej Hyjit dhe, si i tillë, është njëtempull i projektuar në të cilin prania e Hyjit duhet të banojë.

Kur Satani e tundon njeriun, ai përqendrohet tek trupi dhe nëkënaqësitë që ai kërkon përmes shqisave.

Ja se përse njerëzimi tani e do trupin e vet deri në atëshkallë, sa e vë atë në piedestal.

Kurrë i kënaqur me mënyrën në të cilën trupi qe krijuarprej Hyjit, ai vazhdimisht kërkon që ta përmirësojë, ta ndryshojë dhe tarregullojë trupin njerëzor për t'iu përshtatur interpretimit të tij tëpërsosmërisë.

Mënyra se si gratë, nëveçanti, i ndryshojnë trupat e tyre dhe ia paraqesin atë botës në mënyra tëpamoralshme, më sjell Mua neveri.

Ato gra që nuk kanë aspak turp të ekspozojnë trupat e tyre,kryejnë mëkat megjithëse ato nuk mund ta kuptojnë këtë. Ato mendojnë se është epranueshme që të abuzojnë me trupin me të cilin ato qenë lindur dhe taparaqesin veten në mënyra që mund të bëhen shkak për mëkat.

Dashuria e tyre për vetveten është një prej mëkateve më të mëdhatë krenarisë. Ato më tej i bindin vajzat e reja se është e pranueshme qët’i shfaqin trupat e tyre në publik në këtë mënyrë.

Kaq shumë mëkate të mishit tregohen nëpër botë dhe vlerësohen sitë pranueshme.

Megjithatë ato janë të gjitha të dënueshme pas vdekjes. Jo vetëmqë mëkati është duke u kryer, por edhe po paraqitet sikur të ishte një gjë emirë.

Tradhtia bashkëshortore është e pranuar sot dhe e duartrokitur.

Vrasja nuk trondit më dhe nuk ka më respekt për jetën e njeriut.

Imoraliteti seksual është jashtë kontrollit dhe ijustifikuar.

Ditët e të tilla sjelljeve mëkatare po shkojnë drejt fundit.

Deri që njerëzimi ta pranojë se mëkati do të jetë gjithmonëmëkat, ata e humbasin të drejtën për të hyrë në Portat e Parajsës.

Për çdo mëkat që ju jenifajtorë, pjesa e trupit e përdorur gjatë kryerjes së mëkatit, do të digjet dhepastrohet në Purgator.

Nëse jeni në mëkatmortor, ju do të ndjeni dhimbjen e zjarrit duke ua përshkuar atë pjesë tëtrupit të përdorur gjatë kryerjes së mëkatit, në përjetësi. Nuk do të ketëkurrë fund për këtë torturë.

Përse, përse ata nuk i dëgjojnë zemrat e tyre? Shumë njerëze dinë se çfarë ata bëjnë është e gabuar, por vazhdojnë të mëkatojnë prapë seprapë, sepse kjo është e pranueshme në sytë e botës.

Industritë e argëtimit dhe të medias kanë krijuar një pranim tërremë të një sjelljeje të tillë, saqë shumë shpirtra të pafajshëm janëkorruptuar nga gënjeshtrat.

Vetëm e vërteta mund t'i shpëtojë ata tani. Atyre po iu jepetLibri i së Vërtetës, por a do të dëgjojnë ata? Satani dhe engjëjt e tij të rënëdo të bëjnë gjithçka që ata të mos dëgjojnë.

Do të jetë vetëm kur ndëshkimet të vërshojnë nga qielli, që atado të duhet t’i hedhin tutje zakonet e tyre boshe, të padobishme e tëneveritshme. Sepse ata do të jenë tepër të zënë në përpjekjet për të mbijetuardhe për të vënë bukë në gojën e tyre.

Fatkeqësisht, do të jetë vetëm përmes të tilla ndëshkimeve qënjerëzimi mund të pastrohet në këtë tokë.

Me dhënien e dhuratës së pastrimit, ndërsa janë gjallë, atyre poiu jepet një mundësi për të shmangur liqenet e zjarrit.

Shpëtimtari juaj idashur


Jezu Krishti



Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara