e premte, 10 gusht 2012 12:45
Volume 2Jesus you take care of ittemptationimportance of prayerpersonal prayerEucharistConfessionRosary as a protection against sintactic of satanJesus I trust in youBija Ime fort e dashur, dije se kur ti e lë për më vonë lutjenndaj Meje, Jezusit Tënd Hyjnor, ti bëhesh e dobët dhe e distancuar nga Unë.
Ti kurrë nuk duhet ta shtysh lutjen për më vonë apo të vonoshorën që duhet të ma përkushtosh Mua çdo ditë.
Kur ti e bën këtë, i ligu të shpërqendron dhe ta mbushmendjen me çështjet e botës të cilat janë boshe për nga substanca.
Pastaj ti do të ndjesh një zbrazëti dhe një luftë do të bëhet edukshme brenda shpirtit tënd.
A nuk e di se ti s’je asgjë pa Mua? Një enë e zbrazët të cilënasgjë nuk mund ta kënaqë sado të fuqishme të mund të duken joshjet e mrekullivetë botës.
Kur Unë e lartësoj një shpirt, ai ndërthuret brenda Zemrës Simetë Shenjtë.
Por për të qëndruar fort brenda Meje, shpirti duhet tëkomunikojë me Mua dhe ta deklarojë dashurinë e tij vazhdimisht dhe të ofrojë falënderime.Përndryshe, ai mund të shkëputet porsi një foshnje që ndahet nga nëna e tij nëlindje, kur pritet kordoni lidhës.
Mos i largoni sytënga Unë për as edhe një minutë sepse i ligu pret.
Më pas, në momentin më të papritur, ai lëviz si vrasës dhe jurrëmben.
Ai i përdor shqisat për të tunduar dhe shpirtra të tjerë për t'itorturuar viktimat e tij. Ai në veçanti vendos në shënjestër Ushtarët e Mi dheata vuajnë më së tepërmi.
Bija Ime ndërsa ishe e zënë me punën Time, ti i hoqe sytënga Unë dhe kjo bëri që ti të vuaje. Ti u bëre e humbur dhe e hutuar.Shqetësimi yt shtohej pasi çdo ndërhyrje, e shkaktuar nga i ligu, dotë thoshte se ti e vonoje orën tënde të caktuar për Mua, Jezusin tënd.
Kur kjo gjë të ndodhë, ti duhet të shkosh në Rrëfim, të marrëshTrupin Tim dhe ta kalosh kohën në lutje.
Kurrë nuk duhet të harrosh të thuash Rruzaren e Shenjtë të NënësSime të Dashur sepse ajo ofron një rreth mbrojtës kundër Satanit.
Shko tani. Eja tek Unë sot në lutje. Pastaj gjatë ditës fol meMua si me një shok dhe m’i trego të gjitha preokupimet e tua. Pastaj m’i dorëzoato Mua dhe lëri të gjitha shqetësimet e tua tek Unë.
Jezusi juaj