e martë, 7 gusht 2012 15:50
ChinaRussiacall to spread the Wordimportance of this MissionadorationJesus SaviourGod's LoveDivine MercyGod's SadnessBija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për ty është aq e fortë, saedhe aq intime, megjithëse nuk të duket si e tillë në këtë kohë.
Ti ke nevojë të kalosh më tepër kohë në Shoqërinë Time sepsevetëm duke e bërë këtë, do të gjesh paqe në këtë mision.
Hiret e Mia po e mbushin shpirtin tënd tani që ti të mund t'iakomunikosh botës mesazhet e Mia në kohën më të shpejtë të mundshme.
Sa i lodhur jam Unë dhe i vetmuar në Zemrën Time pikërisht tani,bija Ime.
Unë shqetësohempër ata shpirtra të pafajshëm që janë të paditur mbi ekzistencën Time. Të mirënë zemër dhe të Krishterë në mënyrën se si i trajtojnë të tjerët, porprapë ata nuk besojnë në ekzistencën Time.
Unë shikoj çdo ditë se si ata e bëjnë jetën e tyre të përditshmeme aspak besim në ekzistencën e Hyjit apo në jetën e tyre të ardhme në Parajsëne Re.
Të lutem më ndihmo t’iu tregoj atyre se Unë i dua ata.
Përhape Fjalën Time dhe Unë do të ndez ndjesinë e të kuptuaritnë shpirtrat e tyre.
Nuk ka rëndësi nëse ata të refuzojnë ty, bija Ime, apo ndjekësite Mi të dashur; gjithçka që nevojitet është që t'i bëni ata të lexojnë mesazhete Mia.
Unë do të dërgoj Shpirtin e Shenjtë me qëllim që një shkëndijë,edhe pse e vogël, do të ndezë një flakë të Dashurisë Sime në shpirtrat e tyre.
Ky është misioniIm i fundit në tokë ku Mesazhe të Shenjta nga Trinia e Bekuar po ijepen botës.
Shpirti i Shenjtë është i pranishëm në këto Fjalë meorigjinë Hyjnore. Ato janë ushqimi juaj për t’i ushqyer shpirtrat tuaj për t'jundihmuar të përgatiteni për betejë.
Dëgjojeni Fjalën e Shenjtë të Hyjit. Merreni atë, ndajeni me tëtjerët dhe bashkojini të gjithë fëmijët e Hyjit gati për betejë.
Sillini të gjithë vëllezërit dhe motrat tuaja, sidomos ata qëmundohen të besojnë në Hyj, drejt Mëshirës Sime të Madhe.
Zemra ime gulçon nga dashuria për ta. Ata, secili prej tyre,janë fëmijët e Hyjit.
Unë kam nevojë për shpirtrat e tyre që unë të kujdesem për tëardhmen e tyre, me qëllim që ata të kenë jetën e përjetshme dhe lumturinë.
Unë nuk duroj dot kurmendoj se çfarë do t'iu ndodhë atyre nëse Unë nuk arrij t'i shpëtoj ata.
Bija Ime, ndërsa Mëshira Ime Hyjnore do të shpëtojë shumë prejnjerëzimit, Unë kam nevojë për ty dhe ndjekësit e Mi, shërbëtorët e Mi tëshenjtë dhe njerëzit e zakonshëm që ta shpërndajnë rrjetën dhe t’i gjejnë tëgjithë ata njerëz të mjerë, të pakënaqur dhe të paqartë që kanë nevojë përDashurinë e Hyjit.
Shpërndajeni rrjetën e Dashurisë Sime, si një peshkatar, gjerë egjatë dhe larg në vende ku Hyj është plotësisht i refuzuar, ipërbuzur dhe sidomos i urryer.
Pastaj shkoni dhe gjejini fëmijët e çmuar të rinj të Hyjit qënuk dinë asgjë për Krishtërimin, megjithëse ata jetojnë në të ashtu-quajturatvende të Krishtera.
Shkoni larg, derinë Rusi, Kinë dhe në vende ku Hyji nuk nderohet dhe shkoni të kapini shpirtra.
Ushqejini ata me mesazhet e Mia. Nuk ka rëndësi se si jukomunikoni, por bëjeni atë në një mënyrë që të mos duket sikur ju po predikoni.
Tërhiqini ata me atë që mund t’iu interesojë atyre. Përdorni çdolloj mjeti të komunikimeve moderne për ta bërë këtë. Unë i dua ata sa më parë.Unë po mbështetem në përhapjen e Fjalës Sime nga të gjithë ndjekësit e Mi.
Unë do t'ju udhëzoj.
Ju do ta dini në zemrat tuaja se çfarë të bëni. Më kërkoni Muaqë t'ju ndihmoj me këtë Lutje të veçantë të Kryqëzatës për t'ju bërë të fortë.
Lutja e Kryqëzatës (72)Lutja e Dishepullit
I dashur Jezus, unë jam gati të përhap Fjalën Tënde të Shenjtë.Më jep kurajën, forcën dhe dijen për të komunikuar të Vërtetën, që sa më shumëshpirtra të mund të sillen tek Ti.
Më merr brenda Zemrës Tënde të Shenjtë dhe më mbulo me GjakunTënd të Çmuar, që të mbushem me Hiret për të përhapur kthimin në besim përShpëtimin e gjithë fëmijëve të Hyjit, në çdo cep të botës, pavarësisht se ciliështë besimi i tyre.
Unë shpresoj në Ty gjithmonë. Dishepulli yt i dashur.
Amen.
Jezusi juaj