e diel, 5 gusht 2012 17:40
signs in the skysatanismloveto unbelievershatredwarning of the HellGod's LoveDivine MercyGod's AppealBija Ime fort e dashur, Unë po i bëj thirrje çdonjërit, tëri dhe të vjetër, që është i pasigurt rreth besimit të tij në Hyjin.
Unë iu bëj thirrje atyre midis jush, të cilët besojnë tek Unë,por që nuk flasin me Mua, apo të përfitojnë nga Sakramentet, apo që nuk shkojnënë kishat e tyre, për të më nderuar Mua.
Unë ju dua. Unë kurrënuk do t’ju braktis dhe shumë shpejt juve do t’ju jepet një Dhuratë e veçantë.
Ju do të përjetoni se si do të duket kur ju të vini para Meje nëDitën e Gjykimit. Atëherë ju do t’i harroni dyshimet tuaja.
Shumë prej jush,pavarësisht nga mungesa juaj e besimit, më nderoni Mua në kaq shumë mënyra porju nuk e kuptoni këtë.
Ju, në jetën tuaj të përditshme, ndjeni dashuri, preokupim dhesimpati për të tjerët.
Ju ndjeni një dëshirë të fortë për ta luftuar padrejtësinë dheshmangeni kur dëshmoni vepra të liga, të kryera nga të tjerët përmbi ata qëjanë me më pak fat se vetja.
Ju tregoni dashuri për të tjerët dhe kujdeseni për ata që kanënevojë për ndihmën tuaj.
Ju urreni të shfrytëzoni rastin mbi të tjerët dhe jeni tëndjeshëm ndaj nevojave të atyre që vuajnë në këtë jetë.
Ju ndjeni dashuri për familjen tuaj.
Ju qeshni dhe gëzoni kur jeni me miq dhe ndjeni një dashuri dhemiqësi të madhe për ata që janë pranë zemrës suaj.
Kur martoheni, ju ndjeni një dashuri te fortë për bashkëshorten(bashkëshortin) tuaj. Pastaj, kur ju keni fëmijë, dashuria që ndjeni e tejkalongjithçka që ju mund ta keni imagjinuar ndonjëherë.
Ju derdhni lot keqardhjeje nëse apo kur ju e lëndoni ndonjërin.Ju i falni të tjerët kur ata ju fyejnë, ju ofendojnë apo ju shkaktojnëlëndim.
Nga mendoni se vjen kjo dashuri dhe këto emocione? A nuk e dinise ato mund të vijnë vetëm nga Hyji?
Dashuria është evështirë për t'u shpjeguar. E vështirë për t'u analizuar dhe kurrë nuk mund tëvërtetohet nga shkenca, sepse ajo është një Dhuratë nga Hyji.
Urrejtja, në të kundërt,vjen nga ana e errët.
Satani, për shumë njerëz, mund të mos duket i vërtetë, porai ekziston.
Shumë prej jush nukbesojnë në djajtë apo në ekzistencën e shpirtrave djallëzorë sepse ata janë tëkujdesshëm për të mos e zbuluar veten.
Nëse ju besoni në ekzistencën e Satanit, atëherë dijeni segjithçka që është e padrejtë dhe e ligë në botë është e shkaktuar prej tij.
Ai është mbreti i gënjeshtrave dhe ka fuqinë që t'juverbojë ndaj të vërtetës së ekzistencës suaj.
Për shkak të verbërisë suaj, Mëshira Ime tani do ta mbulojëbotën për t'ju vërtetuar se Unë ekzistoj.
Të jeni të përgatiturpër këtë ditë sepse do të ndodhë së shpejti.
Kur shenjat në qiellt'ju tregohen dhe ju ta dëshmoni përplasjen, zhurmën dhe lëkundjen e tokësdijeni se Unë kam ardhur për t’ju zgjuar.
Kur kjo të ndodhë, Unë ju lutem që të ktheheni tek Unë, sepseUnë dëshiroj t'ju mbush me Dashurinë Time për t’ju sjellë dashuri dhe gëzim nëzemrat tuaja.
Kur Mëshira Ime të bjerë mbi ju, më në fund ju do të ndjenipaqe.
Unë ju dua dhe kurrë nuk do t'ju braktis.
Unë pres përgjigjen tuaj kur kjo ditë e madhe të vijë.
Jezusi juaj