e diel, 29 korrik 2012 20:10
Volume 2acceptance of sincall to conversionpersecutionOne World Govermentabortionmurderchastisement from GodGod's WrathBijaIme fort e dashur, braktisja e besimit në botë i ka çorientuar fëmijët eHyjit rreth ekzistencës së mëkatit.
Shumëshpirtra, kur mendojnë për Mëkatin, menjëherë mendojnë për më të rëndin prejmëkateve të tillë si vrasja.
Mëkatimerr shumë forma. Për fat të keq, ngaqë mëkati është i nënvlerësuar si e metëapo veçori individuale, tani mendohet të jetë thjesht një dobësi natyrore.Shumë nuk besojnë më në mëkat tani.
Aborti,pas vrasjes së vëllait tënd, është forma më e madhe e gjenocidit në botë.Megjithatë, jo vetëm që është i toleruar por tani po sillen ligje në shtetettuaja që e trajtojnë atë si të nevojshëm.
Ështëmëkati i abortit ai që do të bëhet rrëzimi i shumë kombeve dhe për këtëato do të dënohen rreptësisht.
Abortiështë një vepër e shëmtuar dhe ai fshin breza të tërë të fëmijëve të Hyjit qënuk mund ta mbrojnë veten.
Askushnuk mund të vrasë një fëmijë të Hyjit dhe t'i shmanget dënimit të rreptë.
Zemërimii Atit Tim do të dëshmohet prej atyre kombeve, që e kanë legalizuar abortin,gjatë Ndëshkimit.
Atodo të fshihen nga faqja e dheut dhe asnjë dhembshuri nuk do të tregohet ndajtyre ashtu si ata nuk treguan asnjë keqardhje për këtë mëkat mortor kur eaprovuan vrasjen e fëmijëve të Hyjit që në bark.
Unë iubëj thirrje atyre që me dinakëri përpiqen ta konsiderojnë abortin si diçka qëështë e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e nënës.
Gënjeshtratjanë përdorur për ta kamufluar barbarizmin e abortit i cili e kundërshtonLigjin e Hyjit.
Përkëtë mëkat, çdo ligjvënës, doktor apo çdo person që kontribuon në çfarëdo llojmënyre në këtë vepër të paligjshme, është fajtor në sytë e Hyjit dhe do tavuajë dënimin që qëndron përpara.
Atyreqë e lejojnë ekzekutimin, Unë ju them këtë.
Ju, qëdënoni një njeri me vdekje, jeni fajtorë për të njëjtin krim që ai mund të jetëfajtor.
Ju jenifajtorë për vrasje në këtë rast dhe ky është një mëkat mortor. Juve nuk juështë dhënë e drejta që ta merrni jetën. Apo të gjykoni. Vetëm Unë,Jezu Krishti, e kam të drejtën për të gjykuar.
Kushdoqë kontribuon në vdekjen e një vrasësi, përmes aktit të ekzekutimit, do tëvuajë në zjarrin e Ferrit përjetësisht, nëse nuk pendohet.
Shumëprej jush besojnë në ligjin, sy për sy. Sa shumë në udhë të gabuar jeni. Anuk i pranoni Urdhërimet e Atit Tim? Nuk duhet të vrasësh.
‘Nuk duhet të vrasësh’ i referohetgjithashtu edhe atyre ushtrive agresive që marshojnë në vende që nuk iupërkasin atyre, me qëllimin për t’i kontrolluar.
Ireferohet ushtrive që gjuajnë dhe vrasin shpirtra të pafajshëm. E gjithë kjoështë vrasje. Është kundër ligjit të Atit Tim.
Mëkatetë tjera si lakmia, epshi, të folurit keq për të tjerët, mashtrimi i njerëzvembi atë që u takon, hakmarrja dhe sharja, të gjitha këto çojnë në mëkate tëtjera.
Atobëhen të pranishme në botën tuaj sot sepse dashuria juaj më e madhe është përveten tuaj.
Gënjeshtrae vet-kënaqjes, që ju keni qenë detyruar nga mësuesit e rremë për ta përtypur,është udha juaj drejt mëkatit.
Juve juështë thënë se duhet ta kaloni kohën tuaj duke kënaqur urinë tuaj përpasuri.
Juështë thënë se duhet të kujdeseni për vetveten – se ju jeni personi më irëndësishëm në jetën tuaj. Se ju duhet të kërkoni çdo gjë për t’i kënaqurqejfet tuaja. Se kushdo tjetër vjen i dyti.
Kjo çonnë lakmi, egoizëm, epsh dhe pastaj ju mund të shtyheni që të kryeni mëkatmortor.
Mëkatido të pranohet tani në vendet tuaja si kurrë më parë.
Do tëfuten ligje të cilat do ta legalizojnë mëkatin mortor dhe mjerë ata prej jushqë kundërshtojnë.
Ata qëdo ta mbështesin një ligësi të tillë do t'ju thonë se këto ligje janë për tëmbrojtur të dobëtit kur, në fakt, gjithçka që ato bëjnë është legalizimii vrasjes, i abortit, i martesës midis të njëjtit seks dhe i adhurimit tëzotave të rremë.
Ata dota shpërfillin persekutimin e të varfërve dhe do t’i nxjerrin ata nëpër rrugëpër t’i bërë kukulla që t’i vënë në lojë.
Ata dotë sjellin ligje për t’ju detyruar që ta ndaloni të praktikuarin e fesë suaj.Duke vepruar kështu, ju do të thyeni ligjin – një mëkat në sytë e tyre.
Siç jukam thënë më parë bota juaj është kaq e mbushur me gënjeshtra saqë e miratregohet si e ligë dhe e liga tregohet si e mirë.
Botajuaj është kthyer përmbys dhe, si rezultat, mëkati lulëzon.
Unë jubëj thirrje që të ktheheni dhe t’i studioni 10 Urdhërimet. Bindjuni atyredhe jetoni ashtu siç pritet prej jush në sytë e Atit Tim.
ThyejiniUrdhërimet dhe ju mëkatoni. Argumentoni se disa mëkate janë të pranueshme dheju e kundërshtoni Atin Tim.
Bindjandaj Ligjeve të Hyjit është e dobët dhe e brishtë në botë në këtë kohë. Shumëprej fëmijëve të Hyjit nuk iu është treguar me vendosmëri, nga shërbëtorët e Mitë shenjtë, mbi pasojat e mëkatit.
Tolerancandaj mëkatit është mëkati më i madh nga të gjithë.
Tolerancaështë një gënjeshtër dinake e mbjellë në mendjet e njerëzimit prejmbretit të gënjeshtrave, Satanit.
Tolerancaështë një tjetër mënyrë për ta justifikuar mëkatin, që t’i përshtatet dobësisësë njerëzve për t’iu dorëzuar tundimit të Satanit.
Zgjohunidhe pranojeni mëkatin për atë çfarë është.
Debatonimes njëri-tjetrit dhe mbrojeni mëkatin sa të doni, por ai kurrë nuk do të jetëi pranueshëm në sytë e Atit Tim.
Përtë hyrë në Parajsë, ju duhet të jeni të çliruar nga mëkati.
Përt’u çliruar nga mëkati, ju duhet të pendoheni.
Përt’u penduar, ju para së gjithash duhet të pranoni 10 Urdhërimet.
Pastajju duhet të tregoni pendesë të vërtetë.
Pendesae vërtetë mund të ndjehet vetëm prej atyre që e përulin vetveten paraMeje.
Vetëmatëherë mëkati mund të falet.
Vetëmatëherë shpirtrat janë të denjë për të hyrë në Mbretërinë e Atit Tim.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti