Jesus2Me top graphics
Do not fear. I Love you all. You are in My Heart. Allow Me to enter yours now, and let Me guide you to My Father's Kingdom.

Gjatë Paralajmërimit, ata që e kanë shpenguar veten para Syve të Mi, nuk do të vuajnë dhimbjen e Purgatorit

e enjte, 24 maj 2012 18:30

Volume 2do not guess termspurificationcollision of cometswhat is the Wariningcross on the skyGift of a Plenary Infulgencepreparition to the Wargningearthquekesprayer for unbelieversGreat Miraclethe WarningJesus SaviourConfessionthe Second Comingto clergywarning of the Hell

Kur tëvijë koha për Paralajmërimin, bija Ime fort e dashur, një numër shenjash do tëshfaqen.

Unë tathem këtë për t’i kujtuar të gjithë fëmijët e Hyjit se ata duhet të përgatitenpara kohe.

Dy yjet do të përplasen dheshumë vetë do të tremben. 

Nuk kaasgjë për t’u trembur sepse kjo është një nga dhuratat më të mëdha që Unë sjellme qëllim që as edhe një shpirt të mos humbasë për në zjarret e Ferrit.

Pastaj, Kryqi Im, do të shfaqetnë qiej dhe as edhe një njeri nuk do të mbesë pa e vërejtur.

Shumë do të bien përtokë mefrikë, dhe një lëkundje e madhe, si një tërmet, do të ndjehet.

Pastaj do të vijë qetësia.

Gjithmonëpërgatituni për këtë ditë sikur të ishte nesër. Kërkoni shpengim tani dhe m'izbuloni Mua mëkatet tuaja.

Katolikët duhet të shkojnë nëRrëfim.

Për ata që nuk janë Katolikë,ata duhet të recitojnë Lutjen e Kryqëzatës (24), që Unë i jap tëgjithë botës për Shfajësim të Plotë – Indulgjenca Ime Plenare.

Kjodhuratë e Faljes Sime të Plotë është për të gjithë fëmijët e Hyjit të çdobesimi fetar dhe ofron një pastrim të madh. Mos e refuzoni këtë Dhuratë.Pranojeni atë.

Për Katolikët që e vënë nëdyshim Dhuratën Time dhe që me zili e kanë kritikuar Dhuratën Time, Unë ju themkëtë.

Abesoni ju se Unë nuk do t’ua jepja këtë Sakrament të gjithë fëmijëve të Hyjit?

Juduhet të jeni bujarë në zemër dhe të gëzuar që Unë e bëj këtë. A mendoni ju seatyre nuk duhet t’iu jepej një Dhuratë e tillë? Nëse ju mendoni kështu, atëherëju nuk më doni me të vërtetë Mua.

Ulinikokat tuaja dhe lavdërojeni Hyjin për këtë Dhuratë të mrekullueshme që iështë dhënë njerëzimit për të shpëtuar shpirtrat e tyre.

Atëherë, gjatë Paralajmërimit,të gjithë ata që e kanë shpenguar veten para Syve të Mi nuk do të vuajnëdhimbjen e Purgatorit. 

Ata qëdo t'i shikojnë mëkatet e tyre të zbuluara përpara tyre, ashtu siç shikohenpërmes Syve të Mi, do të tronditen.

Shumëdo ta kenë të vështirë për ta pranuar se sa të errët janë shpirtrat e tyre.

Ata qëdo ta pranojnë dhe do të tregojnë pendesë, do të më kërkojnë Mua që t'i falata. Dhe Unë do ta bëj.

Pordisave nuk do t’iu vijë keq dhe do t'i mbrojnë, në zemrat e tyre, ligësitë qëata kanë kryer, ashtu si ato duken përpara Syve të Mi. Ata nuk do të pendohen dhe do të më godasinMua me shuplakë në fytyrë.

Sidoqoftë flakët epastrimit dhe vuajtjes do të ndjehen nga të gjithë mëkatarët. 

Gjatësia e kohës do të varet ngasa të rënda janë mëkatet të tyre.

Ata qëlargohen nga Unë kanë nevojë për lutjet tuaja. Atyre do t'iu jepet më shumëkohë për t’u kthyer tek Unë dhe për të më kërkuar Mua që t’i fal.

Por kjo kohë mund të jetë eshkurtër sa një ditë ose e gjatë sa disa vjet. 

Askushnuk e di datën e Ardhjes Sime të Dytë, por vetëm Ati Im.

Kohandërmjet dy ngjarjeve nuk do të jetë aq e gjatë sa mund të mendoni ju.

Më nëfund, fëmijët e Mi do ta kuptojnë kohën në të cilën ata po jetojnë dhe do tapranojnë të Vërtetën.

Për ataqë e dinë të vërtetën tani dhe që besojnë tek Unë, ju keni për detyrë që tëluteni për shpirtrat të cilët nuk do ta pranojnë Mëshirën Time.

BijaIme, dëshira Ime më e madhe është që ta shpëtoj të gjithë botën, përfshirë edheata që janë të humbur për Mua.

Tëgjitha lutjet e ndjekësve të Mi, që bashkohen si një zë i vetëm, mund tëmë ndihmojnë Mua për ta bërë këtë. 

Shkonime Dashuri. Kini gjithmonë besim tek Unë sepse koha është e shkurtër dhe planetpër shpëtimin e njerëzimit ndodhen në duart e Atit Tim të Përjetshëm.

Jezusijuaj i dashur




Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara