e shtunë, 12 maj 2012 10:00
Mary Queen of Angels demonsgoal of SatanGod the Father, Creatoreternal lifecall to prayerHelldespairdisorderhatred of satan jealousysatanismprayer for discermenttoday's worldFëmijaim, ndërsa vrumbullima e Satanit dhe e djajve të tij bëhet më e fortë dhezhurma e britmave të tyre dëgjohet deri në Qiell, mua më duhet t'i paralajmërojfëmijët e Hyjit që t'i hapin sytë.
Vështronirreth jush dhe çfarë shikoni?
Trazira, grindje, dëshpërim dheluftime. E gjithë kjo ka qenë nxitur nga frymët e liga që e rrethojnënjerëzimin.
Tëlëshuar nga Ferri, numri i tyre është i madh. Për as edhe për njëmoment ata nuk do t'i lehtësojnë torturat e tyre të shkaktuara nga urrejtja qëata kanë për të gjithë fëmijët e Hyjit.
Këta engjëj të rënë ishinxhelozë kur Ati im, Hyji Më i Larti, e krijoi njerëzimin dhe universin.
Krenariadhe neveria e tyre çoi në rënien e tyre dhe ata qenë hedhur në Ferr.
Të udhëhequr nga Satani,urrejtja e tyre doli në pah kur unë solla në botë Birin e Njeriut, Shpëtimtarine njerëzimit. Urrejtja e tyre për mua e tejkalon çdo gjë të njohur nganjerëzimi.
SiMbretëreshë e të gjithë Engjëjve, kjo i trazoi ata më shumë. Ata e dinin se nukdo të kishin më kthim drejt Hierarkisë Hyjnore.
Për ta lënduar Hyjin, Atin timtë dashur ata duan të shkatërrojnë atë që është më pranë Zemrës së Tij, fëmijëte Tij të dashur dhe të çmuar.
Duke ijoshur fëmijët e Tij, përmes tundimeve të mëkatit, ata i vjedhinshpirtrat.
Ati imnuk do ta tolerojë këtë ligësi dhe koha po afron që këta engjëj të rënë tëflaken përfundimisht në furrën e zjarrtë. Ata e dinë këtë.
Nën drejtimin e Satanit ata tanipo i shtojnë planet e tyre dhe çdo sekondë të ditës ata shkaktojnë shkatërrimnëpër botë.
Fëmijëte Hyjit duhet ta dinë se plani i tyre është që të rrëmbejnë çdo gjë qëështë e çmuar për Hyjin, Atin e Gjithëpushtetshëm.
Ja se përse ata i vënë të paratnën shënjestër Kishat e Tij të Shenjta në tokë.
Kur ata depërtojnë në Kishat eHyjit, ata depërtojnë tek fëmijët e Hyjit.
Zgjohunifëmijë ndaj asaj që po ndodh përpara syve tuaj. Ju duhet të qëndroni vigjilentënë çdo kohë.
Lutuni,lutuni, lutuni që ju të bekoheni me hiret për ta dalluar të ligën kur ajo t’juparaqitet sikur të ishte pjesë e planeve të Hyjit, kur në të vërtetë nuk është.
Do tëkërkohet besim i fortë dhe pranim i të Vërtetës që gjendet në këtomesazhe nga Qielli për të qëndruar në udhën e vërtetë drejt jetës sëpërjetshme.
Jeta e përjetshme është për t’umirëpritur fëmijë dhe kurrë nuk duhet refuzuar në favor të premtimeve të rreme.
Këto premtime të rreme po iparaqiten botës në këto kohë nga ata që i drejtojnë kombet tuaja dhe që mund tëjenë të influencuar nga mbreti i gënjeshtrave.
Shkonidhe hapini sytë fëmijë dhe dëgjoni, hetoni dhe meditoni gjithçka që t’juparaqitet në Emër të Hyjit.
Mbretëreshajuaj e dashur e Paqes
Nëna e Shpëtimit