Jesus2Me top graphics
I love you all. I will never desert you.

Dhimbja dhe persekutimi i shkaktuar mbi Mua nga ato sekte që punojnë fshehurazi për ta përmbysur Selinë e Shenjtë janë të rënda

e diel, 6 maj 2012 19:30

Vaticanhatred of Godcall to prayerlast days of satanTrue ChurchJesus who suffersprayer for sinnersprayer for satansistmasonryto clergyrole of sufferingThe Remnant Armywarning of the HellThe Cup of Jesus' Suffering

Bija Ime fort e dashur Unë vij për t’iu kërkuar ndjekësve të Miqë ta lehtësojnë vuajtjen Time.

Dhimbja dhe persekutimi i shkaktuar mbi Mua nga ato sekteqë punojnë fshehurazi për ta përmbysur Selinë e Shenjtë janë të rënda.

Sa më lëndojnë ata Muakështu.

Mashtrimi dhe mizoria ekomplotit të tyre kundër Meje janë të rënda për t’u duruar.

Unë dridhem kur e shikojurrejtjen absolute që ata mbajnë në zemrat e tyre për Mua.

Satani ua ka vjedhur shpirtin, mendjen, frymën dhe trupin etyre. Ata janë akoma fëmijë të Hyjit, por ata nuk duan të kenë të bëjnë fare meAtin Tim.

Planet e tyre tani poshpalosen përpara syve tuaj duke përfshirë sytë e shërbëtorëve të Mi tëshenjtë, dhe prapë ata nuk arrijnë ta shohin këtë.

Mënyrat djallëzore se siata fshihen dhe po ashtu ia arrijnë të kontrollojnë Kishën Time, ma thyejnëzemrën Time.

Unë do të bëj çdo gjë për t'i bërë që të ndalojnë, por shpirtrate tyre janë kaq të nxirë.

Vuajtja jote, bija Ime, do të përdoret për të ndihmuar nëshpëtimin e shpirtrave të atyre që mund ta kenë akoma një shkëndijë dashuriepërbrenda dhe që do t'i përgjigjen Thirrjes Sime.

Unë ju bëj thirrje që të luteni për këto shpirtra, të cilëtpunojnë si një ushtri e përkushtuar me fare pak dashuri në zemrat e tyre përHyjin.

Është akoma një dritë, Drita Hyjnore e Atit Tim, e pranishme nëshpirtrat e tyre. Vetëm lutja dhe vuajtja mund t'i ndihmojë ata.

Ata nuk munden dhe nukdo ta shkatërrojnë Kishën Time, sepse Unë jam Kisha.

Ju ndjekësit e Mi jeniKisha. Ata nuk mund t’i luftojnë ata në Dritë, sepse ajo do t'i verbonte ata.

Më vonë ata do ta kuptojnë se kanë vetëm pak sekonda për të bërëzgjedhjen përfundimtare.

Lutuni që ata të pranojnë Dorën e Mëshirës Sime në vend që talënë veten të tërhiqen në liqenin e zjarrit në përjetësi.

Është për shkak të këtyre shpirtrave të cilët e njollosin KishënTime që Unë e ri-përjetoj fshikullimin tek Shtylla çdo sekondë të ditës.

Unë kurrë nuk do të pushoj derisa të mund t'i shpëtoj ata.

Më ndihmoni. Unë iu bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi që tëluten për mëkatarë të tillë.

Jezusi juaj i dashur


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara