e hënë, 24 janar 2011 22:00
Volume 1guilty consciencetemptationprayer for forgivenessconsequences of sinpersonal prayerpenancerole of fastingEucharistConfessiontactic of satanGod's LoveSot,bija Ime e dashur, ti përfundimisht i ke kuptuar rreziqet që krijon mashtruesi,kur ti e ul mbrojtjen. Lutja tek Ati Im i Përjetshëm, përmes Kurorëzës sëMëshirës Hyjnore, është e rëndësishme në shenjtërimin e shpirtit tënd.
Mëkati,bija Ime e dashur, është vështirë për t’u shmangur. Është më e vështirë për tëarritur hiret e Mia të veçanta sesa është për të shmangur mëkatin në çdo formë.Kur ju jeni të thirrur për ta bërë këtë Punë të shenjtë, ju gjithmonë do tëjeni një shënjestër e të ligut, i cili në çdo mundësi fillon të krijojënegativitet në jetën tuaj. Ai do t’i përdorë ata rreth jush si mjet sulmi,prandaj dhe ju duhet të jeni gjithmonë vigjilentë kundër tij. Kurrë mos e liniatë të fitojë, sepse kur ai fiton arrin të infektojë shpirtra dhe shkaktondhimbje të tmerrshme, ankth dhe vuajtje. Ai bën që miqësitë të prishen,shkakton rrëmujë dhe dëshpërim dhe fut mendime false në mendjet e atyre që janëshënjestër e tij. Atëherë, kur fëmijët e Mi ndjehen fajtorë për dobësinë etyre, për dorëzimin ndaj tundimit, ata përjetojnë një formë gjendjeje tëpashpresë që sjell dëshpërim, varfëri dhe shpërqendrim në jetët e tyre.
Fëmijëte Mi, ju gjithmonë do të tundoheni në mëkat. Përsosmëria e shpirtrave tuajështë jashtëzakonisht e vështirë për t’u arritur dhe kërkon një disiplinë tëpamasë dhe vendosmëri nga ana juaj. Nëse dhe kur ju bini pre e joshjes së tëligut dhe kryeni mëkat, ju duhet menjëherë të luteni nga zemra juaj dhe tëkërkoni falje.
Rrëfimii rregullt është një Sakrament shumë i keqkuptuar. Është vetëm me frekuentiminjavor në rrëfim që shpirti juaj mund të qëndrojë në një gjendje të hirit tëZotit. Kur shpirti juaj shenjtërohet në këtë mënyrë dhe përmes lutjes ditore,vetëm atëherë ju mund ta mbani larg mashtruesin.
Faji i mëkatit
Nëseju ndjeni faj si rezultat i një veprimi mëkatar, pavarësisht se sa e rëndëështë fyerja në Sytë e Atit Tim, mos u shqetësoni. Kthehuni, hapini zemrattuaja dhe kërkoni falje. Faji është një ndjenjë negative. Dhe ndërsa shërben sinjë formë e udhëzimit të ndërgjegjes suaj, nuk është e shëndetshme të qëndroninë këtë gjendje. Kërkoni hiret, përmes lutjes, për të arritur pastërtinë eshpirtit që kërkohet për të më shërbyer Mua. Durimi është i rëndësishëm. Kurrëmos e lini mëkatin t’ju largojë nga Unë. Faji kurrë nuk duhet t’ju pengojë nëudhën e kërkimit të shpengimit.
Kujtoni,fëmijë, se për shkak të mëkatit origjinal, ju gjithmonë do të bini viktimë ndajtundimit të të ligut. Është përmes lutjes, agjërimit dhe përkushtimit ndajEukaristisë së Shenjtë që ju do të jeni më pranë Meje. Kjo kërkon kohë, e ciladuhet vënë mënjanë.
Shkonitani, fëmijët e Mi, dhe kujtoni një gjë – kurrë mos kini frikë që të kthehenitek Unë kur keni mëkatuar. Kurrë mos t’ju vijë turp të kërkoni falje kur jenipenduar me të vërtetë. Por gjithashtu kujtoni se kur ju nuk e bëni këtë, ju dota tërhiqni mashtruesin akoma më shumë dhe shpirti juaj do të zhytet nëerrësirë. Errësira tërheq errësirë. Drita tërheq dritë. Unë Jam Drita.
Kthehunitek Unë tani dhe lejojeni Dashurinë Time të ndriçojë përmes shpirtrave tuaj tëgjorë të humbur. Unë ju dua kaq shumë, fëmijët e Mi, sa kur ju t’i kthenizemrat tuaja drejt Meje, pavarësisht se sa shumë izolim të ndjeni, ju kurrë nukdo të ktheheni tutje.
Shkoninë paqe dhe dashuri.
Shpëtimtari juajHyjnor
Jezu Krishti