e martë, 24 prill 2012 19:45
Maria Divine Mercykey simplicitypreparations to the Last Daythe Last Judgementlast prophetGod and his childrento believerscall to prayerlove to GodCrusade PrayersGreat Miracleguidance from Godhatred to this MissionBibleidolatryfight against this MissionCrucifictionfaithfulness to JesusAntichristthe False Prophetprayer for discermentNew Paradisephariseesthe Second Comingto clergyThe Remnant ArmyGod's AppealBija Ime fort e dashur dije se kur një mision si ky që Unë tanipo i dhuroj botës, ka një rëndësi të tillë si ky, atëherë shumë njerëz do tëpërpiqen ta ndalojnë atë.
Ata do të mundohen të të sulmojnë ty dhe t’i përbuzin ata që enjohin zërin Tim, ndërsa Unë përpiqem t'i jap mbarë botës mesazhet e Mia.
Shkalla e urrejtjes së treguar ndaj këtyre mesazheve, tëshpërndara nga ti, profeti i ditëve të fundit, do të vazhdojë tëpërshkallëzohet.
Më dëgjoni Mua tani tëgjithë ju që thoni se më njihni Mua. Unë po e përgatis njerëzimin për ArdhjenTime të Dytë.
Nëse besoni tek Unë, tek mësimet e Mia dhe thoni se më njihniMua, atëherë dijeni se Unë po e dërgojprofetin Tim të kohës së mbarimit, së bashku me profetë të tjerë, për t'ju bërëtë denjë që të hyni në Mbretërinë Time.
Shërbëtorëve të Mi të shenjtë Unë ju them këtë. Mos bëni gabimin e pararendësve tuaj tëcilët më refuzuan Mua kur edha herën e parë.
Kini kujdes dhe dëgjojeni thirrjen Time sepse Unë kam nevojë qëju të më ndihmoni t’i përgatis shpirtrat e grigjës Sime përpara se të ndodhëmrekullia e madhe.
A menduat se Unë nuk dot’i dërgoja profetët e Mi për t’ju paralajmëruar?
A menduat se Unë thjeshtdo të lajmëroja kthimin Tim pa ju përgatitur dhe të lejoja që shpirtrat tëpërhumbeshin?
Për ju që e mohoniArdhjen Time të Dytë, dhe akoma pohoni se e kuptoni premtimin Tim ndajnjerëzimit, të keni turp.
Mungesa juaj e përulësisë do të thotë se ju nuk mund tëpastroheni me Shpirtin e Shenjtë.
Ju duhet të më thërrisni Mua për këtë dhuratë të dijes ose tëlargoheni nga Unë.
Ju më keni zhgënjyerMua. Ju më bëni të derdh lot trishtimi, sepse ju jeni shërbëtorët e Mi që juështë dhënë përgjegjësia për shpëtimin e shpirtrave, që përbën edhe detyrëntuaj.
Tani që ju thërras nga Qielli, Unë ju lutem t'i përgjigjenithirrjes Sime.
Unë kam shumë shpirtratë zgjedhur që punojnë me Mua për të sjellë tek Unë shpirtrat për të cilët kametje.
Është detyra juaj që të ngriheni nga gjumi dhe të qëndroni gatindaj thirrjes Sime.
Vetëm ata prej jush që me të vërtetë më duan Mua, do ta njohin zërin Tim.
Ashtu si njëfoshnje do ta njohë nënën e vet, po kështu ju, shërbëtorët e Mi të dashur,duhet të më thërrisni Mua si një foshnje për t’u siguruar se jam Unë, Jezusijuaj i dashur, që ju jap shenj për ta shtrënguar dorën Time.
Unë do t'ju udhëheq përmes një xhungle gjembash mbi të cilën judo të duhet të kaloni për të arritur tek portat e Parajsës Sime të Re.
A nuk ju kam thënë seUnë do të vija përsëri? Për të gjykuar të gjallët e të vdekurit?
E pra Unë do tëvij së shpejti dhe kam nevojë që ju të më ndihmoni t’i bashkoj të gjithëfëmijët e Hyjit, si një.
Fare pak më njohin Mua tani për shkak të vellos së mashtrimit qëka rënë mbi mbarë botën. Shumë nuk besojnë në Hyjin Atë.
Fare pak e pranojnë se Unë, Jezu Krishti, Biri i Tij i vetëm,vdiqa për t'i shpëtuar ata. Megjithatëata pranojnë të besojnë, dhe të adhurojnë zota të rremë, të cilët nukekzistojnë.
Sa lotoj me një pikëllim të tmerrshëm kur shikoj të rinj qëqeshin kur emri Im përmendet dhe kur ata i nënqeshin të tjerët që e pranojnëpublikisht se Unë ekzistoj.
Sa e vuaj dhimbjen eKryqëzimit Tim kur i shoh ata që deklarojnë se janë të Krishterë duke refuzuarqë t’i shpallin mësimet e Mia publikisht, nga frika se mos tallen.
Bota është e mashtruar nga mbreti i gënjeshtrave. Vetëm Unëmund të sjell tani shpresë dhe t’i shpëtoj fëmijët e Hyjit nga një fat itmerrshëm që po planifikohet për të shkaktuar terror mbi çdo komb, nga atoushtri grupesh të fuqishme globale, duke përfshirë ata që janë nën kontrollin e Profetit të Rremë dhe të Anti-Krishtit.
Të gjitha paralajmërimet e Mia, të dhëna profetit Tim të kohëvetë mbarimit, Maria e Mëshirës Hyjnore (Maria Divine Mercy), do të ndodhin.
Derisa kjo të ndodhë kurrë mos harroni se besnikëria juaj ështëndaj Meje, Shpëtimtarit tuaj Jezu Krishtit.
Pa dashurinë dhedrejtimin Tim ju do ta keni të pamundur për ta drejtuar anijen që është KishaIme e Shenjtë mbi tokë.
Zgjohuni. Mos i refuzoni profetët e Hyjit.
Shumë tani pohojnë sevijnë në emrin Tim, ashtu si shkrimet e shenjta e kanë parathënë, por që nuk eofrojnë ushqimin shpirtëror, i cili mund të vijë vetëm nga Unë.
Shumë po vijnë tani me qëllimin që zëri Im kryesor publik ndajbotës, i përmbajtur në këto mesazhe, në këto kohë të mbarimit, të shpërfillet.
Lutja është rruga juaj për t'u kthyer në krahët e Mi.
Lutuni, lutuni, lutuni për hiret për t'jua hapur sytë, që të mëdalloni Mua përpara se të jetë tepër vonë.
Unë kam nevojë për ndihmën tuaj, dashurinë tuaj dhe besnikërinëtuaj.
Mbajeni mend se ishte për shkakun Tim që ju i morët urdhrattuaja të shenjta. Tani që Unë ju thërras, mos më refuzoni Mua.
Më përqafoni Mua dhe mëlejoni Mua t'ju udhëheq, që ju të mund ta drejtoni kishën Time të mbetur dhet’i shpëtoni shpirtrat.
Unë ju jap bekimin Tim të veçantë dhe pres që ju t'ipërgjigjeni thirrjeve të Mia, siç tregohet në këtë Lutje të Kryqëzatës (49) Premtim besnikërie për Klerikëte Krishterë
O Jezus, unë jam shërbëtori Yt i përulët dhe të premtoj Tydashurinë dhe besnikërinë time. Unë të lutem Ty që të më japësh një shenjë tëthirrjes Tënde.
Më ndihmo që t’i hap sytë dhe ta dëshmoj Premtimin Tënd.
Më beko me Hirin e Shpirtit të Shenjtë, që të mos mashtrohem ngaata që pohojnë se vijnë në Emrin Tënd, por që nuk flasin të Vërtetën.
Më trego të Vërtetën.
Më lejo ta ndjej Dashurinë Tënde, që ta përmbush Vullnetin TëndMë të Shenjtë.
Unë të kërkoj Ty, me një zemër të përulur, të më tregosh mënyrënse si mund të ndihmoj Ty për të shpëtuar shpirtrat e njerëzimit.
Amen.
Mos e shpërfillni thirrjen Time. Mos më refuzoni Mua kur të vijedhe një herë.
Këtë herë Unë vij jovetëm për ta shpëtuar njerëzimin përsëri por edhe për ta përmbushur VullnetinHyjnor të Atit Tim të dashur, Hyjit Më të Lartit.
Shkoni në paqe.
Jezusi juaj i dashur