Jesus2Me top graphics
I love you. The Holy Trinity will embrace the earth and all those, who accept My Hand of Mercy and who show remorse for their sinful lives, will be safe.

Virgjëra Mari: Kur kohët t’ju duken të vështira apo të dhimbshme, fëmijë, gjithmonë më thërrisni mua

e diel, 22 prill 2012 10:00

Volume 2the meaning of Crusade Prayers prayer to Mother of SalvationCrusade PrayershumilityMother of SalvationJesus I trust in you

Fëmija im, Biri im është kaq i lumtur me mënyrënse si ushtria e Tij e dashur i bindet dëshirave të Tij të Shenjta përtë recituar

Lutjet eTij të Kryqëzatës.

Këto lutje janë për kohët moderne për t’i ndihmuar të gjithëfëmijët e Hyjit të kërkojnë mbrojtjen që iu duhet për t’i përballuar kohët e vështiraqë kaq shumë shpirtra po hasin tani.

Kur kohët të duken të vështira apo të dhimbshme, fëmijë,gjithmonë më thërrisni mua, Nënën tuaj të Dashur, për të ndërhyrë tek Biri im iÇmuar në emrin tuaj.

Gjithmonë ta kujtoni se sakrificat tuaja personale, të ofruaraHyjit, ndihmojnë për të shpëtuar shumë shpirtra mbi tokë.

Lutjet tuaja dëgjohengjithmonë.

Ato kurrë nukshpërfillen por veprohet me to sipas Vullnetit të Atit tim.

Prandaj ju duhet të jenitë duruar fëmijë. Gjithmonë vendoseni besimin tuaj të plotë tek Biri im.

Dorëzojani Atij të gjithë frikën dhe vuajtjen tuaj dhe pastajduhet të kini besim se gjithçka do të zgjidhet nga Ai.

Për ata nga ju, besimtarë, që e keni të vështirë për t’u luturapo për ta mbajtur të gjallë dashurinë tuaj për Birin tim, këtu është një Lutjee veçantë e Kryqëzatës (47) për t’ju ndihmuar ta ringjallni dashurinë tuaj përJezusin.

Lutja e Kryqëzatës (47)– Ringjalle dashurinë time për Jezusin

O Nënë e Bekuar, Nënë e Shpëtimit për tërë botën, lutu qëdashuria ime për Jezusin të mund të ringjallet.

Më ndihmo ta ndjej Flakën e Dashurisë së Tij, që të ma mbushishpirtin.

Më ndihmo ta dua Jezusin më shumë.

Lutu që besimi, dashuria dhe përkushtimi im për Të, të bëhet mëi fortë.

Më largo çdo dyshim që më mundon dhe më ndihmo që ta shikojqartë Dritën Hyjnore të së Vërtetës, e cila rrezaton nga Biri yt i dashur,Shpëtimtari i gjithë njerëzimit.

Amen.

Shkoni në paqe fëmijë. Mbajeni mend se kur ju më kërkoni mua megjithë zemër që të lutem për ju, Unë, Nëna e Shpëtimit, do t’ia paraqeskërkesën tuaj Birit tim të dashur.

Unë kurrë nuk do tashpërfill as edhe një kërkesë tuajën, kur ajo përkon me dëshirat e Birit timdhe është sipas Vullnetit të Shenjtë të Atit.

Mësoni të keni më tepër besim fëmijë. Kur ju besoni tek Biri imi Çmuar ju tregoni dashurinë tuaj për Të.

Nëse dashuria juaj është e dobët, atëherë edhe besimi juaj tekAi do të jetë gjithashtu i dobët.

Vetëm ata prej jush që e përulin veten para Birit tim, do tëbekohen me hiret e dhëna për t’jua forcuar besimin tuaj.

Kurrë mos u dorëzoni kur ju ndjeheni të dëshpëruar.

Dëshpërimi krijohet nga i Ligu.

Thjesht kthehuni tek unë dhe unë do të lutem që paqja t’ikthehet shpirtit tuaj.

Kur ta bëni këtë, ju do të jeni në gjendje që t’i refuzonitundimet e vendosura nga i Ligu dhe do të bëheni të lirë.

Nëna juaj e Bekuar
Mbretëresha e Engjëjve

Nëna e Shpëtimit



Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara