Jesus2Me top graphics
My Teachings are very simple. Add in all the fine language and prose you like, the Truth remains as it always has been. Love one another as I love you.

Miliarda shpirtra, jo miliona, do të kthehen në besim

e shtunë, 21 prill 2012 16:00

Volume 2billions of conversions consolationpreparitions to the New Paradiseto believersimportance of prayerprayer for conversionJesus Kingearthquekesto those who do not believe in the Messagesdo not be afraidthe WarningOne World Govermentchastisement from Godpower of prayerThe Remnant Armyfree will

Bija Ime fort e dashur, Unë dua t’iu sjell ngushëllim të gjithëatyre që mund t’i tremben këtyre mesazheve.

Më lejoni Mua t’juqetësoj të gjithë ju ndjekësit e Mi të dashur, duke ju siguruar për MëshirënTime të Madhe për mbarë njerëzimin.

Për shkak të lutjeve të ndjekësve të Mi të shtrenjtë, të cilatdëgjohen të gjitha dhe marrin përgjigje sipas kohës hyjnore të Atit Tim tëPërjetshëm, shumë konvertim po fillon të lulëzojë.

Kurrë mos e humbisni shpresën. Ju jeni shtylla kurrizore e misionitTim në tokë për të më ndihmuar Mua të shpëtoj gjithë njerëzimin. Dhe si tëtillë ju do të vuani dhimbjen e mëkateve të të tjerëve.

Kurrë mos supozoni semëkatet e të tjerëve mund ta errësojnë dritën e Hyjit Më të Lartit deri në atëpikë sa gjithçka të humbasë.

Shumë shpejt të gjithë do ta dëshmojnë Lavdinë e Hyjit përmesMëshirës Sime Hyjnore, e cila do të zbulohet gjatë Paralajmërimit.

Miliarda shpirtra, jomiliona, do të kthehen në besim. Kjo do të thotë se fuqia e Satanit do të bjerëkur Ushtria e Hyjit do të rritet në forcë për ta mundur bishën.

I gjithë njerëzimido ta njohë të vërtetën e ekzistencës së tyre shumë shpejt.

Kjo do të jetë dhepika e kthimit për fëmijët e Hyjit, të cilët do të bashkohen për t’u përgatiturpër Epokën e Re të Paqes ku asnjë mëkat nuk do të ekzistojë.

Lutja është e rëndësishme sepse Hyji Atë i dha çdo njeriu nëtokë, në kohën e lindjes së tyre, dhuratën e vullnetit të lirë. Për shkak tëkësaj, edhe pse Ai e ka fuqinë të bëjë çdo gjë që Ai dëshiron, Ai do që fëmijëte Tij të vijnë tek Ai me vullnetin e tyre të lirë.

Hyji Atë nuk dëshiront'i detyrojë fëmijët e Tij për ta dashur Atë.

Kjo duhet të vijë natyrshëm. Por si mund ta doni dikë që nuk enjihni?

Ky është edhe problemi në botë sot. Shumë pak e njohin HyjinAtë. Shumë pak më njohin Mua, Birin e Tij të dashur Jezu Krishtin.

Ju, ndjekësit e Mi, duhet ta përdorni lutjen në mënyrë që Ati Imtë mund të japë dhurata të veçanta mbi ata shpirtra që janë në errësirë.

Atëherë atyre do t'iutregohet Drita e Tij e Lavdishme dhe ata do të shpëtohen.

Përmes dhuratës suaj tëlutjes, Hyji Atë do të përdorë ndërhyrjen hyjnore për t’i sjellë më pranëzemrës së Tij ata që nuk e njohin Atë apo që nuk e dinë se Ai ekziston.

Megjithatë, shumëshpirtra që e njohin Atin Tim dhe që vullnetarisht ia kthejnë shpinën, do tëmarrin ndëshkime të tmerrshme.

Atyre do t'iu jepet

çdo mundësi por ata do ta refuzojnë Hyjin.

Për këta shpirtra që kryejnë vepra të neveritshme,që janë të zakonshme në shumë pjesë të botës,

ndëshkimet do të vijnë në formën e tërmeteve.

Për ato grupe globale qëdo të vazhdojnë t’i shkatërrojnë vendet mbi të cilat ata kanë kontroll, ato dotë ndalohen dhe ndëshkohen rëndë nga dora e Atit Tim.

Përsëri, lutjet tuajanevojiten për t’i zbutur të tilla mëkate dhe ndëshkimet që pasojnë.

Edhe pak më tepër kohë nevojitet në përgatitjen për MëshirënTime Hyjnore, për të lejuar që më shumë shpirtra të përgatiten për këtë ngjarjetë madhe.

Është e rëndësishme që shumica e njerëzimit të mund të shpëtohetdhe që, të gjithë shpirtrave, përfshirë mëkatarëve të ngurtësuar, t’iu jepetnjë mundësi për t’u ri-bashkuar në një me Hyjin.

Është dëshira Ime më e madhe që Unë të mbretëroj mbi pjesën mëtë madhe të njerëzimit në Parajsën e Re.

Lutjet tuaja do të më ndihmojnë Mua ta përmbush dëshirën Time tëmadhe që ne të gjithë të mund të bëhemi një familje në dashuri dhe bashkim, nëshekuj të shekujve.

Jezusi juaj i dashur


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara